back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Niagara e Ngrime… nga Jozef Radi

Gazeta

Niagara 8 janar 2014
Niagara 8 janar 2014

Niagara e Ngrime… nga Jozef Radi

Niagara e kataraktit ma të famshëm të botës… Niagara e ujnave që zhurmojnë… s’asht ma… as katarakt dhe as zhurmë… asht ndalë… ka ngri…!!

Kaskada e Niagares 2014
Kaskada e Niagares 2014

Pooo, asht e vërtetë… Sigurisht e  pabesueshme… po gjithsesi e vërtetë… Krejt ai vrull, krejt ajo energji e pabesueshme ujnash dhe zhurmash, aq shpesh të konsiderueme të çmenduna, tash ka heshtë dhe ka mbetë njashtu pezull… si nji përbindësh i bardhë i mpimë që përpëlitet me i hikë këtij  çasti, dhe këtij spektakli kapriçoz, të cilin edhe vetë Arktiku do ta kishte zili…

Niagara Naten - foto Tim Williams
Niagara Naten – foto Tim Williams

Niagara na shfaqë sot nji të vërtetë të pabesueshme dhe në të njejtën kohë të papërsëritshme… fryma e saj pezull… por problemi qëndron se nuk asht fort e lehtë me mbrritë te skena e këtij spektakli… mbasi ajo çka u shfaq në pak orë ndodh mbas pothuej nji shekulli, qysh prej vitit të largët 1929, (koha e krizës së madhe), dhe si duket mbetet edhe si dëshmi se bota asht vazhdimisht nën kërcënime e kthetra krizash… po edhe ngricash…

Niagara 8 janar 2014
Niagara 8 janar 2014

Pra, ky spektakël i jashtzakonshëm asht shfaqë vetëm në sytë e atyne pak turistave, të cilët (për fat o fatkeqsi – ende s’mund të thuhet) janë ndodhë aty përreth si vizitorë të zakonshëm të Kaskadave të Famshme të Niagarës, kur si për çudi… ato janë ndalë së qeni të tilla, prej  nji stuhie ngrice dhe bore që përfshiu krejt Amerikën e Veriut, dhe ku temperaturat kanë zbritë deri në 30 e 40 gradë nën zero… gja pothuej e pandodhun dhe e pabesueshme.

Niagara - Kaskada Sot
Niagara – Kaskada Sot

Pamjet e mbrrituna përmes rrjeteve të ëeb e kanë lanë me gojëhapun botën mbarë… po edhe unë, si i mbetun me gojëhapun përballë kësaj kasaphane ngrice… po përpiqem me ua përcjellë kët ngjarje përmes disa fotove të këtij spektakli… që sigurisht duhet pritë edhe nji shekull tjetër… që ai të përsëritet…
9 janar 2014

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.