back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Jeta dhe Vepra e piktores Lumturi Blloshmi – përgatitur nga Bedri Blloshmi

Gazeta

Lumturi Blloshmi
Lumturi Blloshmi (1944-2020)

Jeta dhe Vepra e piktores Lumturi Blloshmi

përgatitur nga Bedri Blloshmi

Lumturi Blloshmi lindi më 23.08.1944, në Tiranë, nga martesa e Aziz Blloshmit dhe Nadire Blloshmit, nga familja Myderrizi, Durrës. Pati një vëlla, Dragush Blloshmin, piktor dhe skulptor, i cili ndërroi jetë në ShBA në vitin 2022.
Gjatë viteve 1959-1963, Lumja kreu Liceun Artistik “Jordan Misja”, në Tiranë për pikturë. Më 1968, u diplomua për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve, (sot Univeriteti i Arteve).
Ka punuar në disa institucione kulturore: në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë; në Institutin e Monumenteve të Kulturës, në Tiranë, Ka ekspozuar rregullisht para viteve ’90 dhe me të njëjtin ritëm ka ekspozuar dhe pas tyre, por ajo ka realizuar një numër në rritje të ekspozitave vetjake, si brenda dhe jashtë vendit. Në vitet 1968-1989 punoi si retushiere dhe më pas piktore ilustratore në Shtëpinë Botuese Librit Shkollor, Tiranë. Gjatë 1989-1993, piktore në krijimtari të lirë. Për dy vjet, 1993-1995 ishte studjuese arti në GKA, Tiranë. Që prej 1995 deri në 2004 ka shërbyer si restauratore e veprave të artit mesjetar në Institutin e Monumentave të Kulturës, Tiranë dhe 2004 e në vazhdim artiste e lirë.
Në vitet 1989-1991, çel dy ekspozita vetiake në Tiranë (GKA,Tiranë). Gjatë viteve 1992-1995 ishte pjesëmarrëse në shumë aktivitete të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë (ekspozita në grup me Shoqatën e Artistëve të Pavarur 1992, Tiranë, në Selanik (Greqi, 1992), Madrid (Spanjë 1993), Lyon (Francë 1994), Budapest (Hungari 1994), fituese e çmimit të tretë në konkursin kombëtar “Onufri ‘94”, Tiranë, Paris (1997) dhe çel ekspozitë personale në Turqi (Stamboll 1995).
Lume Blloshmi ka ndërruar jetë më 27 nëntor 2020 nga Covid-19.

Artistja Lumturi Blloshmi
Artistja Lumturi Blloshmi
Ekspozita të artistes

1987: Cinqueme Croisiere de l’Art, Essone, Francë
1987: Bienale Ndërkombëtare, Aleksandri, Egjypt
1989: Ekspozitë vetjake, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
1988: Bienale Ndërkombëtare, Ankara, Turqi
1988: Ekspozita e parë personale në Berat
1989: Ekspozitë në grup, Romë, Itali
1991: Kongresi i Grave të Ballkanit, Selanik, Greqi
1992: Ekspozitë në grup, Romë, Itali
1992: Ekspozitë në grup, Selanik, Greqi
1992: Ekspozitë në grup, Fondacioni “Soros”, Tiranë, Shqipëri
1993: Ekspozitë në grup, Madrid, Spanjë
1994: Ekspozitë Ndërkombëtare, Budapest, Hungari
1994: Ekspozitë në grup, Lion, Francë
1994: Konkursi Ndërkombëtar “Onufri ‘94”, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
1995: Ekspozitë personale në Stamboll (Turqi)
1997: Konkursi Ndërkombëtar “Onufri ‘97” , Fituese e çmimit të parë, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri.
1997: Ekspozitë në grup, Paris, Francë
1998: Ekspozitë Ndërkombëtare në grup e grave artiste, Bishket, Kirgistan
1998: Ekspozitë në grup “Mediterranea 1”, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
1999: Ekspozitë vetjake, Misioni i BE, Tiranë, Shqipëri
2000: Ekspozitë në grup “1/2000”, Galeria Jacque Cartier, Cheney, Francë
2002: Bienale Ndërkombëtare, Austri
2004: Ekspozitë Ndërkombëtare Galeria Zenith, Breshia, Itali
2004: Ekspozitë vetjake, Galeria Zenit, Tiranë, Shqipëri
2005: Ekspozitë në grup “My change”, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
2006: “Menu Kama Sutra”, Chelsea Art Museum, New York, SHBA, me kuratore Julia Draganoviç
2007: Çmimi “Kult 07”, Tiranë, Shqipëri
2009: Ekspozitë në grup, Mali i Zi
2009: Ekspozitë vetjake “I’ts a Wonderful Life, Galeria Zeta, Tiranë
2010: Ekspozitë vetjake “Okazion, likuidim total” Galeria Zeta, Tiranë
2011: Ekspozitë në grup, Galeria Pogradec dhe Galeria “Vangjush Mio”, Korçë, Shqipëri
2012: Terrain insecure, Shqipëri
2013: Homage to Damien Hirst, Tiranë, Shqipëri
2014: Zarabanda Plus, dance & performance, Torre Venezia, Durrës, Shqipëri.
2016: Ekspozitë personale konceptuale, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri.

Vilsoni dhe piktorja Lume Blloshmi
Vilsoni dhe piktorja Lume Blloshmi

Lume Blloshmi ka patur korrespondencë të rregullt me Vilson Blloshmin. Ai takohej shpesh me të pas pune. Nisej me tren, takonte Lumen në Tiranë, shkëmbenin libra, kërkonin për to në Bibliotekën Kombëtare e kthehej prap brenda ditës për turnin e tretë. Lumja ka ruajtur 11 letra nga kjo korrespondencë…

Marrë nga muri i Fb, Bedri Blloshmi, 29 gusht 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.