back to top
6.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Qenia e njeriut përmes errësirës/ dritës si vetekzistenca e tij, – në librin “TerrAdritë” të Xhevat Limanit – nga Emrije Krosi

Gazeta

Artisti & regjizori Xhevat Limani
Artisti & regjizori Xhevat Limani

Qenia e njeriut përmes errësirës/ dritës si vetekzistenca e tij,

në librin “TerrAdritë” të Xhevat Limanit

nga Emrije Krosi

Përcaktesat letrare, në çdo fushë qofshin, nuk kanë profile të qarta atipike objektive-subjektive, sepse realja dhe irrealja shenjojnë njohjen në letërsi përmes teorive të shumta. Vëllimi poetik “TerrAdritë” (Limani: 2023), karaktrerizohet nga analogjia mes “territ”/ errësirës dhe dritës. 

A mund ta quajmë një simbolikë e kanioneve biblike të Fillesës/ Zanafillës? Po, sepse në fillim qe fjala, pra Zoti “Perëndia” : dhe Perëndia e quajti dritën “ditë” dhe errësirën “natë” (Bibla: Zanafilla: kap. I, v.1/5), dhe ashtu zhvendosja e një sistemi të tërë “shenjash” dhe “figuarsh”, në rrafshin filozofik dhe transcedental, më përtej ndriçimit të së përjetshmeskohoren momentale të krijimit të botës, të ndarjes së errësirës nga drita. Parabola e leximit, ka një përshtjellim komunikues mes mistikës e dritës, mes errësirës së përtejbotës dhe tejbotës së dashurisë më përtej së keqes, si një rrëfim i makthit social (Çaça: 2022: 22). 

Pjesa I

Në rrafshin krahasimtar kemi kundërvëniet kontrastive:

-kontrasti simbolik i eternikes dritë/errësirë: 

Është një përqasje filozofike, që fillon me titullin [terr/dritë]. Përmes këtij ndërtimi letraro-poetik, ky terrim/zezim përshkallëzohet herë në ngjitje dhe herë në zbritje. Vargjet: terr i paftuar qiellin stis/ pa vullnetin tonë sovran/ Ti terr lemeritës dhe pis nga poezia  “Lutem”, eptohet nëpërmjet togfjalëshit: [{terra/dritë}, që del 23 herë. Si simbol/ kryesimbol/ metaforë/ analogji, formohet edhe çerdhja e fjalëve: {terr/terri/terrine /errësi /nxi /zi/ zezonë}], ku si analogji e dritës është lulja, sinonimi floreal i Ilirëve, si motive të identitetit etno-kulturor të shqiptarëve, të kultivuar nëpër shekuj, si emër njeriu: ({emri Lule/ femër/ grua/ bashkëshorte} [(del 19 herë) me çerdhen e fjalëve: {lule/ lulesë/ lulie/ /lulerikthim etj.}])

Vetëm konotacioni i fjalës errësirë ka disa rrafshe:

a.në rrafshin social: (është mungesa e dritës dhe e shpresës, është  terri/ zezona dhe tmerri i absurdit, të skllavërimit të shpirtit njerëzor, përmes frikës kolektive të shtypjes dhe mjerimit, që çdo ditë “asfisksohet” nga moderniteti, nga mungesa e tejskajshëm e dritës. Vetë drita, është Dielli, ajri, ngjyrat, besimi, vazhdimësia, se e errëta dhe e zeza kanë zhdukur ngjyrat, ndaj poeti si “një terapi poetike” përmes klithmës , protestës dhe thirrorit: Shqipërisht për ty Shqipëri klith e protestoj/ Kurrizdalët kamangritur çdo ditë të përgjakin/ Përçarësit jug e veri si primitivë i gjykoj/ Patriotë me bateri që Shqipërinë përflakin, që njerëzit të shporrin terrin dhe të çlirojnë ngjyrat, pra vetveten nga prangat e rrësirës (robria modrene/ (post)moderne, edhe si përcaktim i  të ardhmes së errët, emotivisht metafora e të kundërtës lidhen edhe me kulturat, p.sh. majat, me Piramida e Diellit, kundër errësirës (Piramida e Diellit) apo Irisi (Perëndesha e Dritës në mitologjinë egjiptiane-greke ) edhe Kulti i Dielli në mitologjinë shqiptare),

b.në rrafshin semantik: (errësira si kontradiktë e ekzistencializmit apo edhe “errësimi” si koncept edhe i poezisë hermetike, nën emrin (Hermes Trismegist, neoplatonikët shënonin në fakt zotin iniciator të egjiptianëve të quajtur Thot (Dhoutal) që mbante sekretet e krijimit, të fjalës, të shkencave dhe Artit). Jo vetëm interpretimi, si koncept estetiko-poetik i një errësire konvencionale, por edhe si qasje e lirizmit apo uni dualist (dualizmi mes natës/ ditës, mes njohjes/ të fshehtës, mes plotmërisë dhe të pafundmes), nëpërmjet funksionit paradoksal, të “errësirës” estetike, vetë errësia si element estetik pra si metaforë, simbol, analogji, krahasim,  është karakteristikë thelbësore e lirizmit modern (Dombroski: 1996: 495).

c.në rrafshin poetik: (terri paraqet të keqen, botën e hijeve, parandien ligësinë, frikën.  Errësia e shekujve të mesjetës, apo errësia dhe misteret e sëmundje si: kolera, murtajat, luftrat, konfliktet etnike, fetare dhe sektare, apo edhe bota e vdekjeve, vrasjeve (në kohën e diktaturave),  vjen sërish me vargjet: terri po m’a ze frymën/ Thjesht të dua o hëna ime/ që ndrin skutat e errta/ brenda shpirtit tim/të djegur e vetmuar, nga poezia:Lule shtaselvi”.

d.në rrafshin simbolik-metaforik: (në ciklin “TerrAdritë” poezia “Vdekja e drurëve  rroket gjallmimi i natyrës dhe ekzistenca e tyre, sepse edhe natyra ka “terrin” e saj ashtu si ringjallja, që vegjeton dritën, dielllin, ngjyrat, jetën, dashurinë etj.):

-mbizotërimi i të verbërës (errësira),

-humbja e dinjitetit të qenies njerëzore dehumanizmi,

-vendosjen e pushtetit ekzistencial,

-shpresa, si triumfi i dritës, që rrokin vargje poetike nëpër kohë pakotësie (Rama: 2023)

Kontrasti simbolik i qenies/vetevtes:

Vetë Qenia dhe Hiçi (Sartri: 2011), ndërgjegja ekziston nëpërmjet vetvetes, “shkak i vetvetes” ose ndërgjegjja mund të kuptohet vetëm si plotëri e qenies, sepse dikursi metaforial dhe simbolik, do të rinjallet pa të keqe, në dysinë tonë, që tërhiqet dhe zbrapset, duke ndërlidhur arsyen dhe energjinë, dashurinë dhe urrejtjen, si pjesë e nënvetëdijes të ekzistencës njerëzore apo të cogito-s shpirtërore, të njeriut të lodhur nga hijet dhe metastazat vdekjeprurëse të errësirave kur vjen drita (ndërgjegjja e zgjuar) dhe ky fenomen transformues ndodh brenda qenieve njerëzore (Shabani: 2023: 48), të shpirtit të njeriut pas kataklizmës së errësisë, tek poezia:Pikla dhe gjethe vargjet: s’ka më zezonë në ëndrrën tonë/ As zi të lutem mos mbaj/ Jashtë tymit dritë do të bjerë, triumfi i mimesit, për të strukturuar tekstin drejt lexuesit. Poezia si funksion poetik, përmes totalitetit të virtuales letrare, ka një opozicion të hapur ndaj poetikës së mbyllur të poezisë klasike. Përmes termave bashkëkohore të hermetikës për rregullat e kundërthënies së interpertimit (Ricoeur: 1965: 35), brenda tekstit poetik, fuqia përfaqësuese brenda kufirit të artit dhe realitetit  brenda shkatërimit postmodernist të një simulakrumi universal (Selimi: 2020:116). Niveli i figurave të sipërfaqshme, është shumë i rëndësishëm edhe për interpretimin e miteve, si hipoteza të thella dhe abstrakte, përmes stukturave narrative të greimas (Greimas: 1966: 206). 

Fotoja e skemes

Teknikat stilistike të postmodernizmit, përfshijnë përdorimin e shpeshtë të intertekstualitetit, si metafiction ose shtrembërim të përkohshëm, si realizmi magjik apo përmes fraksionit, përfshirja e lexuesit dhe teknikat minimaliste të zvogëlimit, vijnë edhe përmes mosveprimit dhe sugjerimit (Lathan: 2015: 8). Poetët postmodernë nuk e konceptojnë origjinalitetin si shpikje ex nihilo, por si mënyrë specifike e trajtimit të një objekti. Në postmodernizëm, shpjegimi  i këtij procesi kthehet në parim krijues, se vetë poezia nuk është vetëm arti i të kuptuarit, por model i një poezie të përjetimit, në formë metanarrative, se  në rrafshin përshkrues kemi  perispektivën e dyfishtë të stukturës, kurse në rrafshin formal, simbolet nuk janë përfytyrime të formave të toposese dhe logoseve në formë  piktoreske të tipit iluziv trompe l’oelil, por një konceptim abstrakt dhe jo diçka që ekziston, si mënyrë empirike në botë (Feuer: 1992: 16).

-Kontrasti simbolik i njeiut/revoltë:

Karakteri individualist ose Uni poetik i (Xhevat Limanit), duke kaluar nga pjesa e parë “Pikëlima”, përtej tingëllimit lirik shpaloset, pjesa e dytë “Rapsodi epike”, ku shpirti i revoltës ndaj të keqes, rindërton epikën e dhembjes së shpirti të kombit, përmes poezive:  “Mjerimi”, “Shqipërisht”, “Shpirtkryengritësi”, “Porosi”, “Kaosinë”, ku vargjet: “protesto Dardani,/ Si në kohën për Kushtetutë, /Mallkimi i Ahtisarit/ Me verdikt u shpall: Kushtetutë dhe Republikë/ Pse vallë tani keni frikë…?” sjellin revoltë, protestë, thirrje, mallkim, mohim, rebelim ndaj ndasive politike dhe përdhunimit të lirisë të popullit, poeti nëpërmejt teknikës stilistike të postmodernizmit, kalon deri në metamodernizëm, sepse qasja në formën e një metanarrative, si term i referohet diskursit (të brendshëm të një narrative), manifeston vetëdijen për statusin e rrëfyesit ose personazhit poetik, që i drejtohet lexuesit. Më tej, interpretimi letrar, në të njëjtën kohë, si “të drejtat e vetëkuptueshme të njeriut” dhe “kërkimi i së vërtetës”, përmes sfondit  të narrativave të metamodernizmit, Loytard tregon se, herë pas here pohime, se metanarrativa e emancipimit progresiv të subjektit njerëzor nga shtrëngimi i imponuar nga tirania, është qasja në formën e një metamodernizmi (Bennington:1988: 13), e mbështet legjitimitetin e njohurive të tij në arsye, barazi dhe mirëqenie të gjithë shoqërisë. Poezia “Viva la muerta/ Rroftë vdekja”, vargjet: “murtaja bie në Tiranë/ Fadromat shembin mure të kalbur/ Çjerrakët shtiren në megafon/ Teatri vajton i pandosur përdhé/ Muret ranë gërmadhë/ Policët demonstrojnë pushtet, që çdokush mund të shohë është e drejtë dhe e vërtetë, pa pranuar anshmërinë e nevojshme të ndonjë përkufizimi të “të qartësisë së vetes” ose “të drejtës” ose “të së vërtetës”. Një vizion i së vërtetës së pastër, të cilit duhet t’i nënshtrohen të gjitha konsideratat e tjera, përtej limiteve të sjelljeve skllavëruese, të elitave politike dhe kulturore, qasja në formën e një metanarrative, është një teknikë postmoderne, që mund t’i nënshtrohet keqpërdorimit, duke e tejkaluar, tek një tjetër rryme të ardhme në poezisë moderne shqipe. 

Kontrasti përmes fjalëformimit limanian:

-emri lule: [del 19 herë] me çerdhen e fjalëve: {lule/ lulesë/ lulie/ /lulerikthim etj.}]

-togfjalëshi: [terra/dritë del 23 herë. Si simbol/ kryesimbol /metaforë/ analogji përmes çerdhes së fjalëve: {terr/terri/terrine /errësi /nxi /zi/ zezonë}]

-emri shpirt: [metaforë + fjalëndërtimet]: shpirtmërdhirë, shpirtdrinori, shpirtrrebel, shpirtmjaltë, shpirtgremisur, shpirtgomerët, shpirtngrirë, shpirtvirgjëri, shpirvrerosur, shpirtmbërthyer, shpirtharruarit, shpirtrënkime, shpirtkëputje, shpirtkryengritës, shpirthyjnore, shpirtdjegur, shpirtpërdridhur, shpirtpërmbysur, shpirtkobzinjtë, shpirtrob, shpirtshkijesh, shpirtkatranosur, shpirtskllevër, shpirtmirët, shpirtromaksuri, shpirtleketisuri, shpirtmënzyrëve.

fjalëformimi me fjalën rrënjë: {[bythë], autori ka ndërtuar përmes ironisë dhe sarkazmës noliane: {bythëpalarësh /bythëqeshin /bythëkuq/ bythëjashtëqitur /bythëmutit/ bythëhirrë/ bythëshitur/ bythëmenderësh etj}].

-fjalëformimi: {[atdheshqipëri/ shqipërisht del 13 herë]. A thua se është e njëjtë me numrin 13 që ka simbolikë bibliko-kristiane (si të parët tanë). [ atdhe/ shqipërinë/ shqipërisht + Trinia e Shenjtë (Ati + Biri + Shpirti i Shenjtë) + 13 fjala shqipërisht + 13 numri i dishepujve të Jezusit = Mesazhi biblik i përdhosur}].  

TerrAdritë - poezi nga Xhevat Limani
TerrAdritë – poezi nga Xhevat Limani
Pjesa II

Fjalësit dhe stilistika e pasur e Xhevat Limanit

-thirrori:  frymëzoje Ti, Dodonës e lashtë Pellazgjike/ mjaft dimëroj shpendakeqja kohëve të vona, është e njëjtë me thirrorin e fillim poemës homerike “Iliada”; Këndo, hyjneshë, mërin e Akil Pelidit/ që shumë hidhërime e kobe akejve u solli…” (k.I. Iliada), ashtu si Homeri i drejtohet muzës, ashtu edhe autori i drejtohet Dodonës dhe pse hyjnesha Dodona kanë të njëjtat atribute si përfaqësuese e lutjeve dhe nxitëse e frymëzimit;

-pyetja retorike:  ku mbeti trimëria, o Aqileht i Thanës / Pirro strategu që Romën e tronditi, Lekë zulmemadhi që shkeli persiane,/ Teutë shpirtpërgjakura në det rrëzëlliti!;

-mallkimet:  “…frymëzim shqip, u o vraftë buka e atdheut”! “Mos pifsh kurrë, kafe spitali”.  “Të mallkuar qofshi!”. “Në dreq, të gjithë shkofshi!”. “O, i mjeri unë, e mjera Shqipëri!”; 

-urimet:  O Zoti ynë, shpëto Shqipërinë”. “Zot, na fal Durimin”; “Ruaja, o Zot, nga të marrët!”

-oksimoroni:  të vdesësh për dashuri/… ndjehesha bukur dhe i lirë

-homonime/ antonime/sinonime:  digjet flakë në akull.

-antonime – afrim/ largim, natë/ditë 

-epifora:  – ..dhe tjetër asgjë.

-anafora:  – asgjë më…

-aliteracionet :  – kallajisur e pispillosur/ argatë puthadorë etj.

-asonanca:  – të gjorë/ betuar në kurorë/ mjerim fjalësh etj.

-konsonance:  – imazh zhbirrillosur/ kruspullosur.

-tingëllimat: – s’ ka më ligjërime/ as përgjërime/ veç kulpërime/…/ në mëshirë valësh/ mjerim fjalësh/ djersitje shalësh etj.

neologjizmat: [fjalëformimi; emër + emër / emër+ folje /emër + prapashtesa ose gjymtyrë  të tjera] si: dridhjetrokitjet, fluturakeshtrirë, shtatselvi, bregliqeni,  mërzipritje,  etjeskuqura, faqembjellë, fatgremisur, sydremitur,  qafëhollën, shpirtmërdhirë, gjetherimën, syvalë, syshkabë, krryezonjës, shpirtdrinori , pëlhurëmëndafsh, kryezana, fierishtëlëndinë, shpirtrebel, sykaltër, vetullavarura, rerralla, degëlëshuar, afrimlargime, zëkëputur, farmakzinjtë  faqehënë, letëhelmesh, buzëvarret, shpirtmjaltë, ferrparajsës, shpirtgremisur, fytyrëhënën, shkalafenden, shpirtgomerët, dritëhënën, jargëshurritjet, shpirtngrirë, dritëzjarret , flatralodhur, fushëbetejë, shpirtvirgjëri,  zemërplagosur, shpirvrerosur, faqenxirë, cikmëmadh, tejgrilash, shpirtmbërthyer,  bregmal, bukranmirës, kryeprerë, shpirtrënkime, perçeprerë, vithemushkave, bukurmenduarit, gjatëkohë, vendtakimin, shpirtkryengritës, shpirtengjëllore, trungjetharë, intrigmbushura, netëhënat, shtatselvitë, buzëgreminës, pelëzgorbave, shpirtkëputje, kryetellalli, lulepjeshkash, gjunjëkuputur, shpendakeqja, krojemjalti, zulmëmadhi, shpatpërgjakura , kurridalët, kamangritur, shpirtkryengritës, proamerikan, bythëpalarësh, shpirtmënzyrëve, kryevarrtari, kokuluri, gjysmështizë, sydremitur, hallemadhe, shamizeza, zemërbardha, shpirtrrezbitur, shtetmafi, urimmallkimi,  shpirtmërdhirë, shpirthyjnore, shpirtdjegur, mendjendriturit, sqepkojrrilat, bythëqeshin, terrhënë, ferrskëtere, leshmynzyrët, bythëkuq, plehnajën, kryeplehu, mendjezhbiridhur,  kryeTirana, trupgërdhuce, hundëfryrë, gjelkrekosur, kokëboshëve, zemërblozëve, ëndrragrisur, namskëterrë, thikangritur, gjelkokoshët, bashkëjetesën, shpirtrob, buzëkuq, syndrikullat, ligjexhunglat , farëmbjellësish, neobizantine, kokëbosh, namshur, bythëkuq, pendëzinj, lindjeperëndim, syshkabë, shpirtkatranosur, faqenxirë, palltonxirë, trungjeshkulur, pendëzinj, koqedembelët, kardhiqlojtarët , belëhollat, bythajashtëqitur, majëmali, buzëlepitkash, ferrderishtë, trungjetharët , fytyrëhënës, shpirtskllevër, shpirtmirët, brinjëthyer, gjunjëkuputur, dypikësh, Shënstefanësh, plisdëborë, shpirtkurorë, majëqeleshe, pseudofarisenj, kryerënduar, shpirtromaksuri, hijerëndë, sykakërdhije, gjakprishuru, shpirtleketisuri, katrandekretet, orejsnxirët, ugurzeza, kurrizdali, buthëhirrë, gjymëzstrukura, gjoskfytyra, belkëputura, buzëdrinas, bythëmenderësh, korbkrrokasin, mendjeviçash, atdhedashuria, thekërralla, krahëshqiponjë;

-fjalëformime: [emër + prapashtesë]; grafullimë, pemnaja, diellojë, kulejda, pendëzi,  fluturake, shqipërisht, purpuror, zezonë, paqerisht, sykaltëri, ferrishtë, tingëllimë, kërkërrimë, fustanor, panjishta, derrishtë, mizoritë, mizorisht, mizëronin, mjegullirë.

sëfunddmi: çdo vepër arti shkruar në çdo gjini, autori rreket të arrijë lexuesin në bashkohësi. Por, kur vepra nuk receptohet në kohën e autorit e humbet paksa “shkëlqimin” e saj, por ajo ka lexues në çdo kohë. Ama, ky vëllim poetik, ka një narrativë gjuhësore të veçantë, ku mund të gërmosh e gërmosh, në thellësi të një deti të pafund stilistikor, sidomos fjalëformimi tejet individualist, si një pasuri leksikore dhe gjuhësore e vyer edhe për lexuesit dhe studiuesit në të ardhmen. 

Studiuesja Emrije Krosi
Studiuesja Emrije Krosi

Bibliografia:

1.Bennington, Geoffrey. (1988): Lyotard: Writing the Event. New York: Columbia University Press.
2.Bibla, (2002), Zanafilla,  kap: I, var: 1-5, Shoqëria Biblike Shqiptare, ( Sh.B.Sh), Tiranë. 
3.Çaça, Durim. (2022): Shenjime të letaritetit, “Ombra GVG”, Tiranë. 
4.Dombroski, Robert. (1996): “Poetry and the avant-garde.” The Cambridge History of Italian Literature, edited by Peter Brand and Lino Pertile: Cambridge University Press. 
5.Feuer, Jane : (1992),Genre study, Routledge, London. 
6.Greimas, Algirdas. (1966): Semantique structuarle, Larouse, Paris.
7.Lathan, Monica. (2015): A Poetics of Postmodernism and Neomodernism: (Rewriting Mrs Dalloway). London: Palgrave Macmillan.
8.Limani, Xhevat. (2020): TerrAdritë, Strugë -Prishtinë.
9.Rama, Halil. (2023): Xhevat Limani, vargje poetike nëpër kohë pakotësie, “panaoramaonile”: http://www.panorama.com.al/xhevat-limani-vargje-poetike-neper-kohe-pakotesie/
10.Ricoeur, Paul. (1965): De l’interpertation. Essai sur Freud. Paris.
11.Selimi, Sherif. (2020): Studime letrare, Shkup.
12.Shabani. K. Kristaq. (2023): Thelbi i ekzistencës njerëzore: Ndezja e dritës në errësirën e Qenies (Përsiatje për vëllimin poetik “TerrAdritë” të autorit Xhevat Limani, “Poleart”, Lpshna “Pegasi” Shqipëri.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.