back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Kjo Kombëtare – gjithëshqiptare… – nga Adriatik R. Dosti

Gazeta

Kombëtarja Shqiptare - në Fitoren e ndaj Polonisë
Kombëtarja Shqiptare – në Fitoren e ndaj Polonisë

Kjo Kombëtare – gjithëshqiptare…

nga Adriatik R. Dosti

Po na bën vërtet krenarë të gjithë ne shqiptarëve kudo që jemi anë e kënd botës… fatkeqesisht të shpërndarë si zogjtë e Korbit… pak për fajin tonë e shumë për faj të politikës antishqiptare të politikanëve tanë palaço, tradhëtarë e sharlatanë, por edhe të atyre “miqve, aleatëve e partnerëve” tanë historikë e strategjikë euro atlantikë të Brukselit por edhe të ëashingtonit… që na kanë coptuar kësisoj… një shtet e një komb të ndarë në 5 shtete brenda e jashtë vetes![???]
Dhe mjaft të rikujtosh thënien e kollosit tonë kombëtar Fishta për “evropin”… dhe “no comment!” sepse brenda saj i gjen të gjitha…
Por le të kthehemi tek Kombëtarja jonë e le ta lemë mënjanë politikën e pisët që na ndan e le t’i mbështesim, t’i duam, t’i inkurajojmë e t’i përkrahim si kurrë më parë këta lojtarë e këtë staf të kësaj kombëtareje që më së shumti po na bashkon si kurrë më parë…
Çfarë s’ka brenda kësaj kombëtareje… orthodokse si Strakosha… myslimane me shumicë, më shumë se gjysma e ekipit… katolike të konvertuar me Hysajn në krye… bektashinj të mirë prej Tetove… etj etj… por ama që të gjithë për Fe e Zot të parë e të vetëm kanë Shqipërinë!
Ka brenda kësaj kombëtareje [fatkeqësisht] edhe socialistë e që duan Ramën, por ka edhe demokratë që duan Saliun… ka Cikallesh, Hysaj, Sadik që pranojnë të përdoren nga politika, por ka edhe të tjerë [fatmirësisht shumica] që mbi Liderin e Partinë kokëfortesisht vënë Shqipërinë…
Falemnderit dhe bravo ju qoftë të tillëve!

Kombetarja Shqiptare - Shtator 2023
Kombetarja Shqiptare – Shtator 2023

Ka kjo Kombëtare gjithëshqiptare djem prej gjithkundi ku quhet Shqipëri e ku flitet shqip…
Që prej Brojës prej Malësisë së Madhe që thotë bash mes Londrës se… zgjodha kombëtaren e Shqipërisë se aty është gjaku i prindërve dhe i familjes sime… por ka edhe një Kastrat – porte… tepër të talentuar…
E mandej ka edhe shkodranë si Hysaj e Balaj… ka djem të mirë e të urtë prej Shqipërisë së mesme… si Asllani, Roshi, Muçi, Uzuni, Bare, Cikalleshi ke edhe prej jugut si Strakosha, Mitaj, Mihaj, etj… Ka edhe dibranë dinjitozë si Q. Laci e Skuka… ka edhe të lindur e të rritur jashtë kufijve të Shqipërisë së pas ’90, madje thuajse shumica, por edhe të llojit model si Gjasula e Kumbulla me shokë ndaj dhe ju falet edhe ajo lloj shqipe pak “e trazuar” e madje edhe për këtë që po bëjnë e për këtë kombëtare që zgjodhën duhet t’u themi 100 herë faleminderit, sepse fare mirë mund të kishin veshur fanellat e Greqisë, Italisë, Gjermanisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Kroacisë, Turqisë etj etj…
Ka edhe unikalë, si Balliu prej Spanje… që po ne respekt të gjakut e origjinës së tij e veçmas të prindërve të tij… ani pse nuk i ka patur të forta lidhjet e rrënjët me Atdheun e tij të të parëve të vet, zgjodhi fanelën Kuq e Zi…
Por ka në historinë e kësaj kombëtareje edhe renegatë e interesaxhinj të shpifur e të neveritshëm që kërkuan të bëjnë pazar me fanelën e shenjtë të Shqipërisë siç ishte rasti i “belgut-shqiptar” A. Januzaj! Sa turp!
I turpshëm është edhe rasti flagrant i shqiptarëve të Zvicrës… Shaqiri, Xhaka, Behrami, Mehmedi, Xhemajli… etj që nëse është vërtet i saktë fakti se atyre u kërkuan të paguanin mijëra dollarë në këmbim e ofrim të fanelës së kombëtarës shqiptare [siç kanë pohuar publikisht disa prej tyre]… atëhere turpi na mbuloftë të gjithëve ne e veçmas ata palaço që ishin dje e vazhdojnë të jenë ende edhe sot në krye të FSHF e të shtetit shqiptar…
Dhe ka kjo Kombëtare djem që “t’i pish në kupë” siç thotë populli, që kur e veshin fanellën kuq e zi shpërthejnë në lot e ndihen më krenarë se kurrë e i luten Zotit për Shqipëri e shqiptari… rasti i fundit i Dakut, nuk ka nevojë për komente të tepërta…
Ka kjo kombëtare edhe djem… ku pjestarë të familjeve të të cilëve dhanë gjakun e jetën për Lirinë e Kosovës…
Nder, respekt e mirënjohje për jetë për ta!
Ka kjo kombëtare djem prej Kosove [gati gjysma e ekipit] si: Berisha, Ajeti, Veseli, Lenjani, Selahi, Dermaku, Gjimshiti, Ismajli, Ramadani, Abrashi T. Xhaka, Daku, Muja etj… që të marrin gjak në vetull e nuk janë thjesht e vetëm për të kënduar Xhamadanin vija-vija e as për të thirrur… kush s’kërcen nuk osht shqiptar… por për shumë më teper…
Se cilët janë djemtë e Kosovës në këtë kombëtare mjaft të kujtoni atë natë të zezë të Beogradit të tetorit 14 të 2014 dhe no comment!
…Ka kjo kombëtare edhe djem flori prej Tetove, Gostivari, Shkupi e Struge… shqiptarë të mirë, të urtë, puntorë, të mençur e patriotë… mjaft të përmendim Asanin, Bajramin, Seferin, A. Mehmetin etj…
E nuk jam fort i sigurt nëse ka ndonjë djalë prej Çamërie… e nëse po, do të ndihesha vërtet fort mirë… sepse që ka edhe me gjak prej shqiptarëve të Malit të Zi këtë e di fort mirë…
Ani… më mirë se kushdo tjetër prej vitesh futbollin shqiptar si pjesë e fortë lidhëse gjaku të Çamërisë sonë martirë e perfaqëson zv. Presidenti i FSHF… miku e vllau im i mirë, i një pasioni e kontributi të veçant, Lutfi Nuri… e kjo nuk është pak!
Ka kjo kombëtare në krye të saj edhe një trajner brazilian si Silvinjo e ndihmsa të tij prej Argjentine si Zabaleta që po punojnë exellent e që ja duan fort të mirën Shqipërisë sonë… Flm, zotërinj të nderuar… keni respektin e mirënjohjen e mbarë shqiptarëve!
E çfarë nuk ka brenda vetes kjo Kombëtare mbarë – e gjithëshqiptare që si kurrë më parë jo vetëm që është ndër më të mirat e më të sukseshmet e historisë së futbollit shqiptar, por mbi të gjitha është puro Shqiptare… ndaj edhe na bën krenarë më shumë se kurrë!
Ju duam fort djema… Jeni Kartolina më e bukur e sotme e Kombit dhe e popullit tuaj…
Zoti ju bekoftë!

Marrë nga Muri i FB Adriatik R. Dosti, 11 shtator 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.