back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Ku t’i nis e ku t’i sos, problemet në Vatër – nga Ramiz Mujaj

Gazeta

Te Vatra, me Ramiz Mujajn
Te Vatra, me Ramiz Mujajn

Ku t’i nis e ku t’i sos, problemet në Vatër

nga Ramiz Mujaj

Jam në Vatër që nga viti 1990.
Kur hyra në Vatër për herë të parë m’u duk sikur e takova Nolin, Konicën dhe gjigandët e Vatrës për të cilët kisha mësuar që nga bankat e shkollës fillore e deri në fakultet. Sigurisht nga mësuesit e profesorët që dinin të na bënin zemrat mal për veprimtarinë e vatranëve në Amerikën e largët. Në jetën time rinore as që mund të imagjinoja që dhe unë mund të mbërrija në Amerikë e që të isha pjestarë i Vatrës.
E kjo ndodhi në vitin 1990.
Që prej ditës së parë që u takova me vatranët e vjetër kurrë më nuk u ndava nga Vatra deri në ditën e sotit. Vërtet në Vatrën që gjeta unë ishte molisur, sepse pjesa dërmuese ishte moshuar shume, e kishin shkuar në botën e amshuar, ndërsa antëarëe të rinj kishte shumë pak. Që nga viti 1992, unë u bëra antar i bordit të selisë së Vatrës si dhe delegat i çdo kuvendi zgjedhor. Në çdo protestë për çeshtjen e Kosovës dhe për demokratizimin e Shqipërisë e troje të tjera etnike të okupuara merrja pjesë kudo bashkë me Vatrën e komunitetin e deri në ëashington e gjetiu.
Isha pjesë e Vatrës edhe gjatë blerjes së ndërtesës në vitin 1996, ku edhe sot vazhdon të jetë e njëjta. Krejtesisht aktiv në riparimin e shtëpisë së Vatrës me vatranë shoqërinë time dhe me vëllezërit. Gjithashtu në transportin e bibliotekës së Vatres me një numër Vatranësh që i morëm nga një restaurant te Antoni Athanasit në Boston në pikë të Marsit që ndodhi të ishte acar i vërtetë.
E kam mbërri edhe Arshi Pipën, kur u bë kryetar i Vatrës. Me inxhinier Agim Karagjozin kam punuar shumë afër. Ishte njeri shumë patriot, antikomunist sypatrembur dhe i vendosur. Por dhe shumë transparent ndaj vatranëve dhe komunitetit po ashtu dhe shumë kontribues për çeshtjen kombëtare.
Më pas Gjon Buçaj ishte shumë bashkëpunues, i shoqërueshëm me të gjithë, puntor i madh dhe ishte shumë i respektuar. Në kohën e kryetarit kisha respekt me gjithë që me ardhjen e tij filluan ca konflikte në Vatër. Pas këtyre konflikteve erdhën zgjedhjet e vitit 2020 (?!?!) të cilat u mbajtën në Michigan. Në atë kuvend vatranët kishin caktuar dy kandidatë:
1.Agim Rexhajn
2.Elmi Berishen
Unë Elmi Berishën e njihja shumë pak. Të vetmen gjë që kisha dëgjuar për të ishte që kishte kandiduar për Kryetar Komune në qytetin e Pejës, i cili siç kisha dëgjuar kishte premtuar 300 milionë dollarë investime, gjë të cilën shumë qytetarë në Pejë dhe komuniteti në Amerikë nuk e kanë besuar këtë premtim, e kjo ka ndikuar që në rezultate të zgjedhjes të merr pak vota dhe të mos fitojë kanditatura e tij.
Atë ditë në kuvendin e Vatrës në Detroit, unë votën e kisha për anëtarin tjetër, zotin Agim Rexhaj pasi që e njihja dhe kisha punuar me të mbi 30 vite.

Ramiz Mujaj midis Vatraneve
Ramiz Mujaj midis Vatraneve

U bë si u bë dhe me marrveshje me propozimin e disa vatranëve u vendos që pa dalë në vota të ja jepnin udhëheqjen për dy vite Elmi Berishës, e që nuk mbeti tjetër vetëm të duartrokisnim. Pa dashur që ta fajsoj antikomunistin dhe të respektuarin edhe si ma të vjetër nga mosha në Vatër të presekutuarin Lekë Mirakaj, i cili doli në foltore dhe mori guximin që në ujdi me Agim Rexhaj para publikut e zgjodhi në mënyrë aklamative për kryetar Elmi Berishën, ndërsa Agim Rexhaj u propozua dhe u zgjodh Kryetar Nderi i Vatrës. Atë ditë e deri më sot nuk mund ta di se kush ja dha atë ide Lekës dhe si ra pré e atij vendimi. Gjatë shpalosjes së premtimeve, Elmi Berisha premtoj shumë gjëra, dy nga premtimet që mua më bënë përshtypje dhe vërtet kishin shumë vlerë ishin:
1.Në këtë mandat do ta blejmë godinën e Vatrës.
2.Do të rrisim fondin e studentave.
Unë atë ditë pasi shumica vendosi nuk më prishi punë dhe në dalje të ndërtesës e takova Elmi Berishën ja dhashë dorën duke e uruar për mandatin që mori. Për zotin në qiell dhe kush ka qenë afër meje e di që unë Elmiut ju kam drejtuar me këto fjalë: “Urime, kryetarllëku Elmi Berisha, por mos harro se premtove që në këtë mandat do të blesh ndërtesën dhe do e rrisësh buxhetin e studenëtve, e nëse nuk i përmbush brenda mandatit këto premtime do të them publikisht që ti je gënjeshtar!”
Dhe vërtet ashtu ndodhi! Le që nuk i realizoi këto dy premtime por, posa nisi mandatin filloi t’i bëjë punët në kundërshtim me kanunoren e Vatrës dhe në kundërshtim me çdo gjë që i takon Vatrës shekullore.

Ramiz Mujaj midis Vatraneve
Ramiz Mujaj midis Vatraneve

Një nga shkeljet e para ishte kur ai u takua me Gramoz Ruçin, të akuzuarin e masakrës dhe ekzekutuesin e katër demostruesve në Shkodër, në 2 prill 1991. Pastaj ai afroi në Vatër edhe komunistë të tjerë. Solli në vatër njeriun e akuzuar për 100 krime në Kosovën e pasluftes dhe shitësin e 8200 hektarve tokë Rugovë-Kosovë, Malit të Zi. Për një kohë të shkurtë pasi e mori mandatin i eleminoi pjesën më vitale të vatranëve që ishin me nga 50 vite e poshtë veprimtari në Vater. Bëri kryesinë me një grup që nuk kishin aspak përvojë në Vatër ose qëllimisht kishin ardhë në Vatër me agjende e kjo tregohet me vepra me thënie dhe me video. Për herë të parë në Vatër që nuk ka qënë zakon e kurrsesi nuk është lejuar që komunistët të vijnë ose të thirren në Vatër, por tani në kundërshtim me rregullat e Vatrës jo vetëm që u thirrën por edhe bashkëpunuan, e ende bashkpunojnë. Madje edhe komunisti që e thotë vetë që ka marrë pjesë në dënimet e njerëzve të pafajshëm në regjimin e Enver Hoxhës, tani e dekoruan me medalje në Vatër.
Në Vatër para ardhjes së këtij kryetarit, bordi apo kryesia e gjerë u mblidhte të paktën çdo muaj. Nga Arkëtarët e mëparshëm jepeshin në mënyrë transparente hyrjet e daljet. Komentoheshin ngjarjet në komunitet dhe në atdhe dhe sipas votave dhe transparencës merreshin vendime.
Fatkeqësisht prej se u zgjodh kryesia e aktuale e deri më tani që kemi hyrë në vitin e katërt nuk ka ndodhur as edhe një mbledhje e kryesisë së gjerë dhe asnjë mbledhje të këshillit të përgjithshëm të Vatrës në selinë e Vatrës. Unë për veten time isha mësuar nga kryetarët e kaluar për çdo gjë të më kontaktonin, tash e 4 vite as edhe një herë nuk më është bërë një thirje nga kryetari e të njejtën e thonë pjesa dërmuese e vatranëve. Me nënkryetarin kemi kontaktuar disa herë dhe ka pasur premtime për takime por kurrë nuk janë realizuar. Në këtë gjendje që është tani, Vatra nuk ngjason aspak me Vatrën time që kam punuar që 34 vite. Kjo nuk është Vatra e vatranëve që kanë punuar një gjysëm shekulli dhe pjesa dërmuese kanë mbetë të injoruar dhe të painformuar nga kryesia aktuale.
Kemi kërkuar të takohemi me kryesinë për të shpjeguar se si do bëhet puna e Vatrës, por deri tani ka pasë shumë premtime, por asnjë takim informues. Mbes me shpresë që edhe sikur një numër i madh i vatranëve me eksperiencë dhe me plot kontribute me dekada në vatër që kërkesat tona mos të bien në vesh të shurdhët si deri tani.
Zoti e shpëtoftë Vatrën nga ky grup i vogël që po e neglizhojnë një numër të konsiderueshëm të vatranëve.
Me shpresë që Vatra do t’u kthehet vatranëve dhe mos të qëndroj e mbyllur hermetikisht dhe pa aktivitete, siç po ndodh tani. Ku ndodh që aktivitetin po e bëjnë veten një grup shumë i vogël apo vetëm po proklamojnë se po punojnë, opinionit i serviret që po bëjnë punë të madhe dhe e vërteta është shumë e dhimshme.
Vatra ka famë e rëndësi të madhe. Uroj përzemërsisht që të ngrohë votra e Vatrës siç ka ngrohur për një shekull e më tepeër! Le të rrezatojë Dielli i Vatrës siç rrezatoi për 100 e ca vite.

Marre nga Muri i FB Ramiz Mujaj, 09/16/2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.