back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Të lindur në shtrëngatë! – nga Kazanova Aliaj

Gazeta

Kazanova Aliaj
Kazanova Aliaj

Të lindur në shtrëngatë!

nga Kazanova Aliaj

E një ditë do të ndëgjoheshe deri në Amerikë oshëtima e Sharrit e Lazër & Jozef Radit!
Oshëtima e dhimbjeve që trondit me jehonën e saj luginat, e që ja përcjell kreshtës së maleve, jo si kujë por si kushtrim. E kjo grua burrneshë e lindun në shtrëngatë i mbijetoi shtrëngatave; kjo nanë e dhimbsun e nuse bujare e puthi tokën, e bashkë me burrin e njerëzit e tij kapërdinë dhimbjen dhe çau përgjysëm mllefin e ligsinë e hjenave që kishin etje veç për gjak. Me kryqin e vuejtjeve mbi shpinë e me besim në Zot, filluen shtegtimin drejt lirisë, për të cilin kishin me e pague me shumë dhimbje të drejtën njerëzore, të qenët i lirë, njat liri që Zoti ua dhuron njerzëve, me vazhdue jetën si krijesa të bekueme.
Shtegëtimi asht nji proces i vështirë… por me besimin në Zot, duheshin kapërcye kufijtë e dora-dorës ata u futën në shtegun e Lirisë së shenjtë, si katolikë e si besimtarë të devotshëm.
Liria kushton shtrenjtë! Gjithçka ndodh në jetën e kësaj familje e të kësaj gruaje, Jozef Radi e evidenton artistikisht, duke shkrue mbi të vërtetën me përkushtim, e gjithçka foli kjo grua nji ditë mori formën e nji libri, që asht tashma biografi e njerëzve të fuqishëm, model i qëndresës njerëzore!
Therëse ishte jehona e maleve, që e përcollën at oshëtimë deri n’Amerikën e largët!
Ishte jehona e nji gruaje burrneshe, e një nanë trime, e nji malsoreje që e mori dhimbjen në krahë edhe e ngriti kryqin e besimin në Zot, tue i dhanë lamtumirën tokës së vet, pse bishat e egërsueme, hijenat kishin ende… (nuk ishin mjaftue), etje për gjak. Me besimin në Zot, ajo kapërdiu gjithçka që e ka emnin dhimbje, tue e ruejtë identitetin, zakonet e besën dhe emnin malësorë, që nuk frigohen as tuten nga vdekja, po i qëndrojnë gjithçaje, me at që quhet dinjitet…

Në promovim u shitën 120 libra - paratë e mbledhura i kaluan Kishës Zoja e Shkodrës...
Në promovim u shitën 120 libra – paratë e mbledhura i kaluan Kishës Zoja e Shkodrës…

E libri vazhdon… gjithçka shkruhet në të janë fjalë shpirti e qëndrese të njerzve që s’u thyen e as ju dorëzuen së keqes…
Natyrisht, kur ta lexoni, keni me pa e me gjetë jetën e krijesave kreshnike, po ana tjetër e madhështisë së këtij libri biografik e artistik asht edhe nji tregues tjetër, i cili dëshmon për mashtrimin, që vazhdon ende sot me këto qeveritë pseudodemokratike, të nji pushteti monopartiak, me kompromiset e të dy krahëve për me i delegue pushtetin njeni-tjetrit, që nuk e zbatuen asnji ligj e nuk i dhanë asnji ndihmë, që nuk zbatuen asnji kriter damshpërblimi për të persekutuarit e vërtetë, por aty-këtu sa me ia mbyllë gojën… e asgja ma shumë!! Nji pjesë u larguen, nji pjesë vdiqën… e nga e gjithë kjo mbeti vetëm nji mashtrim i madh!! Nga gjithë këta kriminela që dikur mbushën burgjet me të burgosun të pafajshëm, me patriotë e qytetarë, me malësorë krenarë e liridashës, askush s’u dënue…!! Po ndëshkimi asht proces, e ja si po ndodh, pikërisht nëpërmjet fjalës së vërtëtë.
Pushteti i fjalës asht i pamatë!
Përtej kohës, në auditorin ma njerzor e ma të fuqishëm, përmes fjalës së vërtetë, gijotina e drejtësisë godet mizorë e ndëshkues e lartëson qëndresën e nji grueje të fuqishme si kreshtat e maleve. Ja fuqia e fjalës e këtyne gjyqeve të fuqishme me dëshmi që të trondisin, po njikohsisht i dëshmojnë këta kriminela, që i ruhen kësaj përballje, këto bastardë që janë shpërda si mijtë nga mortaja, e që ankthi i krimeve i godet e do t’i godasë edhe ma fuqishëm deri në ngordhjen e tyne, si zvarranikë që tërhiqen drejt strofullave të krimit… plot ankth.
Tashmë, kontributi juej në auditorin e lexuesve asht nji mision që po e kryen funksionin e së drejtës së shpërfillun prej këtij pushteti bastard, e që i mohon të drejtat njerëzore. Koha, me të tjera promovime do të jetë edhe ma e ashpër në gjykimin e këtyne mostrave… Këtë gjykim të fuqishëm, qytetarët e presin me padurim…
Urime Jozef Radi, në sfidat tuaja…!

Marrë nga muri i FB Kazanova Aliaj, 19 shtator 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.