back to top
-1.5 C
Tirana
E diel, 24 Nëntor, 2024

Misioni u kry! Dështoi qytetaria, morali e profesionalizmi – nga Alba Kepi

Gazeta

Alba Kepi
Alba Kepi

Misioni u kry! Dështoi qytetaria, morali e profesionalizmi

nga Alba Kepi

Vota në Kukës nuk qe një garë politike e as elektorale.
Vota në Kukës qe një zgjedhje qytetare, etike e sociale.
Rezultati sot dëshmon papërgjegjësinë morale të shoqërisë shqiptare dhe rrugën pa kthim ku është futur nga “normalizimi” i skandalit, paligjshmërisë e kurvërisê ekonomike me paratë e qytetarëve.
Minimumi që duhej të kishte ndodhur nëse krahu tjetër politik nuk qe bindës, do ishte dezertimi i votës.
Nuk ndodhi!
Putanizmi politik që pa putanizmin ekonomik nuk mund të ekzistojë, pak ditë para votës risolli në tregun mediatik gruan e skandalit seksual, e cila u vetfilmua e vetë hodhi në treg veten.
Pak ditë para votës në të gjitha salsat e ngjyrat u servir intervista e saj që të vetmin rregull deontologjik të pranueshëm për ta intervistuar duhet të kishte tek pyetja;
“Kush të pagoi? E kush të urdhëroi?”
U verbalizua viktimizmi.
U harrua politika.
U banalizua fakti me click-liket e perversitetit njerëzor për të parë buzët e fytyrën e gruas së seksit në zyrë.
Kjo femër do mund të ndryshonte votën në Kukës?
Misioni u kry!
Dështoi qytetaria, morali e profesionalizmi.
Fitoi putanizmi i çdo ngjyre e gjinie e ky është dhunimi i heshtur, i frikshëm e konstant ndaj të gjithëve që çdo ditë i përballen jetës, që paranë e pushtetin nuk duan t’ja dhurojnë, as ta vjedhin, pasi trasgresioni më i madh i tyre është dinjiteti!

Marre nga Muri i FB Alba Kepi, 25 shtator 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.