back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Një qeveri që guxon të kundërshtojë… nga Ingrid Bonati

Gazeta

Heroi i Kosovës - Afrim Bunjaku
Heroi i Kosovës – Afrim Bunjaku

Një qeveri që di t’i kundërshtojë…

nga Ingrid Bonati

Sado e dhimbshme pjesa e vrasjes së oficerit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku nga sulmi i terroristëve serbë, e gjithë ajo që ndodhi më pas, shkon në favor të Kosovës!
serbëve u dështoi plani dhe iu kthye në bumerang!
Plani serb ishte që mbas atentatit me pritë ndaj patrullës së policisë së Kosovës, të strehoheshin në fshat, ku më pas forcat e armatosura te Kosovës ta sulmonin fshatin me popullatë serbe në mënyrë kaotike dhe të shkaktonin dhe viktima mes civilëve serbë dhe kjo të nxiste një reagim të popullatës civile lokale serbe duke iu bashkue terroristëve, gjë që do shënonte dhe fillimin e një lufte të armatosur në veri të Kosovës!
Kjo nuk ndodhi, për shkak të profesionalizmit të forcave të Kosovës dhe asnjë civil serb i fshatit nuk u vra apo plagos, por të gjithë të vrarët dhe plagosurit ishin nga rradhët e terroristëve serbë!
Ky dështim i planit serb është një plus i madh për Kosovën në sytë e botës dhe para ndërkombëtarëve!
Mbas disa vjetësh përkëdheljesh të Serbisë nga ndërkombëtarët, me qëllim që ta largojnë atë nga sfera ruse, tashmë ndërkombëtarët po e kuptojnë, që përkëdhele sa të duash, Serbia e ka zemrën në Moskë.

Terroristë të ngjarjes së 24 shtatorit 2023,
Terroristë të ngjarjes së 24 shtatorit 2023,

Mbas kësaj që ndodhi, qeveria patriote e Kosovës e cila prej muajsh apo vjetësh është sulmuar padrejtësisht nga ndërkombëtarët dhe servilat e tyre në Kosovë e Shqipëri, mund t’i marrë këto fotot e poshtme ku tregohen forca të stërvitura profesioniste sërbe, të përbërë si nga serbë lokalë si dhe serbë nga Serbia, me në krye zëvendës kryetarin e “Listës Serbe” Milan Radojçiç, (personi me kapele) dhe fotot me arsenalin e konfiskuar të armatimeve dhe t’ja përplasi në surrat ndërkurvarëve dhe bijëve të kurvës plakë, siç e etiketoi Fishta!
Jam i bindur që mbas kësaj ndërkurvarët që po përkëdhelnin Serbinë genocidiale, nuk do guxojnë ta bëjnë me diçka të tillë dhe do rrinë si qen me bisht ndër shalëpara qeverisë së Kosovës!
Ndihem i lumtur që kam përkrahur ardhjen e vetëvendosjes në pushtet në Kosovë dhe jo vetëm që nuk jam zhgënjyer, por pritshmëritë e mia janë tëjkaluar.
Kosova sot ka qeverinë më të aftë, me patriotë dhe me sovranistë që kanë pas ndonjëherë shqiptarët si në Shqipëri si në Kosovë!
Një qeveri që di t’i kundërshtojë ndërkombëtarët aty ku shikon që preket interesi i Kosovës, apo interesi kombëtar!
Një qeveri që nuk u serviloset të huajve si kanë bërë qeveritë e mëparshme në Kosovë, apo si kanë bërë qeveritë në Shqipëri!
Një qeveri që guxon… dhe kush guxon fiton!!

Marrë nga muri i FB, nga Ingrid Bonati 27 shtator 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.