back to top
11.5 C
Tirana
E diel, 24 Nëntor, 2024

Largohet nga jeta Nobelistja Louise Glück (22 prill 1943-13 tetor 2023) – përgaditi Artan Kafexhiu

Gazeta

Luise Gluck (1943-2023) Nobel ne Letersi
Louise Gluck (1943-2023) Nobel ne Letersi

Largohet nga jeta Nobelistja Louise Glück

(22 prill 1943-13 tetor 2023)

përgaditi Artan Kafexhiu

“Ne i hedhim shikimin botën një herë, në fëmijëri.
Pjesa tjetër është kujtesë” – Louise Glück
me 13 tetor 2023, në moshën 80 vjeçare vdiq poetja amerikane nobeliste, Louise Glück. E kam sjellë herë pas here poezinë e saj në FB. Po risjell një kujtesë të shkurtër për të.
Firstborn – Ky është titulli i libërthit të parë poetik të Nobelit 2020 në letërsi, Louise Glück. Fillime modeste, publikim modest, në vitin e largët 1968, ku në nota më personale, unë nisa klasën e parë, kurse në aspektin më të gjerë, bota po përjetonte fillimet e një paqetësije revolucionare. –
Ndërkohë, Louise Glück, një 25 vjeçare në atë kohë, sillte si produkt të “Fulbright scholarship”, librin e saj të parë. Poezia e saj kontrastonte atmosferën e ndezur të liberalizimit të jetës studenteske, lirinë seksuale pa caqe, zhytjen në eksperiencat, ku droga, të qenurit “hippie”, ishin gjërat më fashionable në aspiratat e brezave, veçanërisht të rinisë. Poezia e saj, nuk vuan nga iluzionet e kohës, është me këmbë në tokë, e pikërisht për këtë, ka forcën e Anteut. Është ky libër, ky moment kur/ku fillon rruga e saj si poete kombëtare amerikane, me një numër të rëndësishëm çmimesh letrare.
Kam fatin të kem në biblioteken time, botimin e saj të parë, origjinalin Firstborn, të cilin ajo ia dedikon mësuesit/es anonim të saj, atë të publikuar me një lidhje krejt modeste, në Londër.
Fillimet…
Shpesh poetet, shkrimtarët, i njohim kur bëhen të famshëm, zakonisht të plakur e të thinjur. Harrojmë se ata/ato kanë qenë të rinj, tërheqës, fashionabël, me një buzeqeshje çarmatosëse, e që i lexohej talenti e cilësitë njerëzore që nga pamja.
Ja një shembull, nobelistja Louise Glück në një foto bardhë e zi, kur lexonte poezitë e saj si një poete rioshe, në vitin e largët 1968, në rrethet dashamirëse e letrare të vendlindjes së saj, New York-ut.
Për më tepër, për jetën dhe veprën e saj, lexoni në linkun në vazhdim: https://en.m.wikipedia.org/wiki/Louise_Gl%C3%BCckaa
Po sjell dy përkthimet e mija…
Louise Glück - Firtsborn
Louise Glück – Firtsborn
Diell perëndues
Jam i kënaqur që të pëlqeu, tha ai
se mund t’jetë i fundmi n’sojin e vet.
S’kishte mbetur kurrgjë për me thënë;
në fakt, përngjante si fundi i diçkaje.
Ishte një çast solemn.
Qëndruam n’heshtje një kohë, duke vështruar atë s’bashkut.
Jashtë dielli po perëndonte,
n’një lloj simetrije të dallueshme
çka gjithmonë, e kisha vëréjt.
Ah sikur ta kisha ditur,
efektin e fjalëve!
A e sheh, si kjo gjë ka fituar peshë e rëndësi,
që kur ta tregova?
E mund ta kisha bërë këtë kohë më parë, tha ai,
e t’mos humbisja kohë ta rinisja pareshtur.
– Louise Glück
Louise Glück - në rininë e saj
Louise Glück – në rininë e saj (1968)
Nostos*
Në bahçe ishte një pemë molle –
kjo mund të ketë qenë
dyzet vjet më parë – përtej
veçse livadhe. Tufa
shafranësh në barin e lagësht.
Rrija në dritare:
fund prilli. Lule
pranvere në oborrin e fqinjit.
Vërtetë, sa herë pema
çeli lule në ditëlindjen time,
po të njejtën ditë, jo
më herët, jo më pas? Diçka ndryshe
nga të mosndryshuarit
prej zhvendosjes, e evoluimit.
Një zevëndësim pamje
të tokës, që s’rresht. Çka mundet
me dijt unë për këtë vend,
rolin e pemës për dekada
tashmë ndrruar me një bonsai, e zërat
që vinë prej fushave të tenisit –
Fusha! Aroma e barit të lartë, sapo prerë.
Siç dikush pret prej një poete lirike.
Ne i hedhim shikimin botën një herë, në fëmijëri.
Pjesa tjetër është kujtesë.
– Louise Gluck, poete nobeliste amerikane
.
*Prej greqishtes klasike: nostalgji, mall për kohën e shkuar.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.