back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Vatranët e bashkuar… dhe nji Vatër e mbyllur!

Gazeta

 

Vatranët Para Vatrës - 14 tetor 2023
Vatranët Para Vatrës – 14 tetor 2023

Vatranët e bashkuar… dhe nji Vatër e mbyllur!

Të nderuar Vatranë,
Shpresoj që ky mesazh të ju gjejë të gjithë në shëndet të mirë dhe me shpirt të fortë për të përballuar sfidat e kohëve të vështira. Dua të shpreh falenderimin tim më të sinqertë ndaj të gjithë atyre që i dolën për zot Vatrës, shtëpisë sonë të përbashkët dhe treguan guximin për ta folur të vërtetën.
Është e turpshme të shohësh policinë përballë Vatrës, është e dhimbshme të shohësh vatranë të vjetër si zotin Idriz Lamaj, zotinAgim Rexhaj apoAsllan Bushatin, zonjënNazo Veliu apo zonjënMarjana Bulku dhe gjithë vatranët e nën shiun e vjeshtës, përjashtë.
Elmi Berisha, dje e turpëroi shtëpinë e shqiptarëve duke e blinduar atë si një burg: nga jashtë më thirrjen e Policisë dhe nga brenda me grupe partizane…
Është e rrallë të shohësh aq shumë vatranë të bashkuar dhe të vendosur, të cilët nuk u trembën as nga presioni i lidershipit dhe as i policisë, por vendosën të mbrojnë të drejtën e tyre për të shprehur mendimet e tyre.
Ju jeni një shembull frymëzues për të gjithë ne dhe dëshmoni se fuqia e zërit të së vërtetës nuk ndalet.

Para "Dyerve të Mbyllura" të Vatrës për Vatranët...
Para “Dyerve të Mbyllura” të Vatrës për Vatranët…

Është në kohë të tilla të vështira, që ne duhet të ngrihemi së bashku, ta dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të luftojmë për vlerat dhe të drejtat që besojmë se janë thelbësore për Vatrën.
Në emër tim personal dhe në emër të gjithë atyre që besojnë në lirinë dhe drejtësinë, ju falenderoj për kontributin tuaj të çmuar.
Me njerëz si ju, të përkushtuar e të vendosur, nuk ka asgjë që s’mund ta arrijmë.
Ju inkurajoj të vazhdoni të jeni zëri i të vërtetës. Së bashku, mund të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe më të lirë për të gjithë.
14 Tetori 2023, mbetet një ditë historike!

Me respekt të thellë,
Agustin Mirakaj

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.