back to top
-0.5 C
Tirana
E diel, 24 Nëntor, 2024

Si të dallosh një uzurpator – nga Marjana Bulku ( e përjetuar)

Gazeta

Marjana Bulku
Marjana Bulku

Si të dallosh një uzurpator

nga Marjana Bulku ( e përjetuar)

Ata hyjnë lehtësisht në mjediset tuaja të punës, të organizatës, etj, pa ndonjë meritë, as vlerë apo kontribut të veçantë.
Mesa duket rrugëtimi i tyre ka portë vetëm servilizmin dhe nepotizmin.
Nuk të shikojnë në sy kur flasin, jo se janë të ndrojtur, por sepse sytë zakonisht flasin, lexohen, kuptohen edhe kur reflektojnë shikime të akullta.
Ata nuk dijnë të falenderojnë dhe nuk e njohin mirnjohjen ose maksimumi ndodh që ta shprehin atë vetëm tek eprori i tyre.
Zakonisht janë mospërfillës me kolegët ose të barabartët e vet aq më keq akoma me vartësit dhe kjo kuptueshëm rrjedh si pasojë e katapultimit të tyre në pozitë pa u testuar asnjë kriter apo cilësi që duhet për të qenë në x detyrë.
Janë egoistë dhe kjo nënkupton përjashtimin e meritave të tjetrit, mohimin neglizhimin prepotencën.
Kjo është pjesa më pak e rrezikshme e uzurpatorëve pasi janë vetëm hapat e para të ngjitjes së tyre drejt uzurpimit.
Pastaj ata bashkëpunojnë vetëm me intrigantët sepse nëpërmjet tyre i mbijetojnë çdo situate.
Nuk u pëlqen aspak paqja sociale, përkundrazi i krijojnë konfliktet edhe pa baza, inskenojnë turbulenca, kaos dhe tymnaja sepse zjarri është streha e shpirtit të tyre të parehatshëm.
Mund të duken të heshtur, të qetë por kujdes kjo është vetëm dukja sepse tinëzisht ata mund të flasin dhe veprojnë por pa rënë në sy të atyre që dijnë të shohin, flasin dhe komunikojnë me sy.
Ata ia mbyllin dyert e perspektivës dikujt apo shumëkujt që jep nga vetja sidomos ata më të mirët.
Me çfarë metodash arrihet kjo?!
Po rreshtoj disa prej tyre;
1.Duke ia nënvlerësuar profilin tjetrit.
2.Duke mos i dhënë mundësi të rritet profesionalisht, apo promovohet.
3.Duke ia anashkaluar kontributet, prirjet, meritat.
4.Gosipizmi (marrja nëpër gojë ) pa shkak, pa arsyje thjesht për ta veshur me urrejtje profilin ex personi sidomos kur ai/ ajo premton një të ardhme e sukses.
5.Duke ia pamundësuar çdo mundësi.
6.Tjetërsimi i emrit, krijimi i barrierave të panevojshme.
7.Fshirja, eliminimi, zhdukja me çdo mjet e emrit, rrjedhimisht kontributeve.
Mund të rendisja edhe shumë të tjera teknika por mendoj se kaq janë mjaftueshëm dhe mendoj se vijnë në ndihmë për ta dalluar që në zanafillë uzurpatorin.
Them që në zanafillë pasi kur të jetë shumë vonë dhe uzurpimi ka ndodhur, efektet përtej këtij fenomeni janë të shumëfishta.
Uzurpimi bëhet i pakthyeshëm ndërkaq dhe faji në këtë rast është përtej atij dhe shumë herë mbetet jetim, por përgjegjësia padyshim është e të gjithë atyre që e lanë të rritej uzurpatorizmin.
Zhgënjim, joefektshmëri, ulje e besimit dhe mungesë mobilizimi kjo është klima sunduese.
Organizata humbet vitalitetin dhe çfarë është më e keqja stimulohen fenomene që nuk nxisin aspak frymëzim dhe pozitivitet, cilësi dhe efikasitet, besim dhe vullnete të mira, përkundrazi stimulohet dhe rritet paaftësi dhe intrigë, konflikt dhe mungesë besimi e rrjedhimisht cilësi e ulët mendore, njerëzore.
Pastaj vjen një moment, ah ai moment kur uzurpuesi uzurpon vetveten, askush përreth nuk eksiston më, as besniku, miku, informatori, transformatori.
E gjitha kjo vjen si pasojë e mungesës së refleksionit dhe reagimit individual dhe kolektiv, analizës së fakteve dhe fenomeneve në sipërfaqe dhe thellësi.
Reflektimi, ky virtyt njerëzor që nxit dhe aktivizon mendimin dhe frymën kritike nuk do të thotë gjykim por veprim apo izolim i fenomeneve të tilla që uzurpojnë të menduarit, përkundrazi është mënyra më e mirë për t’ia penguar uzurpatorëve rritjen dhe ngjitjen drejt majave të pamerituara.
Sepse ata nuk dinë të zbresin, as të dorëhiqen, as të pranojnë se kanë dështuar e as të shikojnë se dikush përkrah mundet ta bëjë më mirë, duhet bërë më mirë për hir të vetes por edhe të tjerëve, atyre u mungon altruizmi.
Në shkollat amerikane ka një teori praktike që ia përsëris pareshtur vetes;” mbaj rreth vetes kolegë të ditur e të trajnuar mirë sepse kurrë s’do jesh i humbur, as ti, as organizata, as komuniteti përreth”

Marrë nga Muri i FB Marjana Bulku, 19 tetor 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.