La comunità albanese omaggia
il sindaco Silvetti per la Festa della Bandiera
Omaggiato il primo cittadino con una scultura che raffigura l’aquila, storico simbolo della sovranità dello stato albanese.
Ancona – Si chiama la Festa della Bandiera ed è la ricorrenza con la quale gli albanesi ricordano la conquista dell’indipendenza dall’Impero Ottomano del 1912. Si festeggia il 28 novembre e la comunità albanese ad Ancona ha anticipato le celebrazioni con l’incontro tra i rappresentanti dell’associazione “L’Aquila” ed il sindaco di Ancona Daniele Silvetti, durante il quale Jozef Radi, Presidente Onorario dell’Associazione, la vicepresidente Rozeta Shebeku ed Eldira Zenelay, presidente dell’omonima società di calcio che milita in Terza Categoria, hanno omaggiato il primo cittadino con una scultura che raffigura l’aquila, storico simbolo della sovranità dello stato albanese.
“Questo dono – hanno rimarcato i rappresentanti albanesi – vuole essere il giusto riconoscimento per la prossimità dell’amministrazione comunale alla nostra comunità, in seguito ai recenti episodi di cronaca che hanno tristemente visto vittime i nostri connazionali”. La cerimonia è stata organizzata dal presidente di Estra Prometeo, Marco Gnocchini, da sempre vicino alla comunità albanese anconetana, che ha così commentato. “È la storia di un’amicizia che oggi trova nuovi valori fondativi con l’amministrazione comunale” ha evidenziato Gnocchini. Il sindaco Silvetti, ringraziando dell’omaggio, ha dato appuntamento ai rappresentanti albanesi per un incontro istituzionale volto a rinsaldare questo storico legame con una importante comunità, che concorre alla crescita della città e alla diffusione della cultura dell’integrazione e della solidarietà.
Kryebashkiaku u nderua me një skulpturë me shqiponjën,
simbolin historik të sovranitetit të shtetit shqiptar.
Ankona – Quhet Dita e Flamurit dhe është përvjetori me të cilin shqiptarët kudo në botë kujtojnë shpalljen e pavarësisë nga Perandoria Osmane në vitin 1912. Ajo festohet çdo 28 Nëntor dhe komuniteti shqiptar i Ankonës u ka paraprirë festimeve me takimin mes përfaqësuesve të shoqatës “L’Aquila” me kryetarin e bashkisë së Ankonës, zotit Daniele Silvetti, gjatë së cilës Jozef Radi, President Nderi i Shoqatës, nënkryetarja e shoqatës Rozeta Shebeku dhe Eldira Zenelaj, presidente e klubit të futbollit me të njëjtin emër, që luan në Kategoria e Tretë dhe (Leonard Meço, përfaqësues i intelektualëve të rinj që po bëjnë karrierë në institucionet e shëndetsisë)* ata e nderuan qytetarin e parë të Anconës me një skulpturë ku paraqitet shqiponja, simboli historik i sovranitetit të shtetit shqiptar.“Kjo dhuratë – theksuan përfaqësuesit shqiptarë – synon të jetë dëshmia e duhur për afërsinë e administratës komunale me komunitetin tonë, mbas lajmeve të fundit ku fatkeqësisht i panë si viktima bashkatdhetarët tanë”.
Ceremonia u organizua nga presidenti i Estra Prometeo, Marco Gnocchini, qe është gjithmonë pranë komunitetit shqiptar të Ankonës, i cili komentoi si më poshtë: “Është historia e një miqësie që sot gjen vlera të reja themeluese me administratën bashkiake”, theksoi Gnocchini. Kryebashkiaku Silvetti, duke i falënderuar për dhuratën dhe simbolikën e saj, caktoi takimin me përfaqësuesit shqiptarë në një takim institucional që synon forcimin e kësaj lidhjeje historike me ketë komunitet të rëndësishëm, që kontribuon në rritjen e qytetit dhe përhapjen e kulturës së integrimit dhe solidaritetit.
*(Për shkak të shpejtësisë që u kërkua informacionit, ky tekst shkoi pak me vonesë, gjë për të cilën kërkojmë ndjesë)
Komuniteti shqiptar i Anconës nderon
kryebashkiakun Silvetti për Festën e Flamurit
Gazeta e Qytetit të Ancones dhe Marches, “Corriere Adriatico” dhe portali “Ancona Today” e kanë përcjellë takimin e kryesisë së Shoqatës Aquila, me kryetarin e Bashkisë zotin Daniele Silvetti, ku iu dëshmua vlerësimi dhe respekti i komunitetit shqiptar të Anconës për administratën e re, për të gjetur rrugë dhe mënyra të reja komunikimi si edhe për ta ftuar Atë në festën e tyre të Flamurit.
Po i përcjellim më poshtë këto shënime, si dhe një kronikë te shkurte të festës së flamurit e cila u realizua ditën e djelë, me pranine e 150 bashkënacionalëve që e nderuan këtë festë.
Të dielën mbasdite, me 26 nëntor 2023, Shoqata kulturore “Aquila” organizoi takimin e saj te përvitshëm të Festës së Flamurit, në Restorantin e Trëndafilave, në Marina di Montemarciano, me pranine edhe të Nënkryetarit të Bashkisë, zotit Giovanni Zinni, i cili e nderoi festën në emër të Bashkisë së Qytetit, i theksoi rrënjet e vjetra të miqësisë se dy brigjeve të Adriatikut si dhe premtoi në forcimin e mardhënieve me komunitetin shqiptar, të cilin e konsideroi si “ndër kontribuesit më pozitivë të qytetit”. Vlen të theksohet fakti, se Kryetari i Shoqatës Aquila, Pali Gjeko, i cili kishte lënë spitalin ku po kurohej, erdhi vetëm për të marrë pjesë në festën e përvitshme të Flamurit, e cila falë angazhimit dhe përkushtimit të tij kaloi gjashtë orë në një hare dhe alegri të vërtetë…
Gëzuar gjithë shqiptarëve Festën e Flamurit nga komuniteti shqiptar i Ankonës