back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 24 Nëntor, 2024

I Pafajshmi Edi Rama – I Pafajshmi mes të fajshmëve nga Elona Caslli

Gazeta

Qeveria Rama -
Qeveria Rama –

I Pafajshmi Edi Rama – I Pafajshmi mes të fajshmëve

nga Elona Caslli

I Pafajshmi mes të fajshmëve, naivi Edi Rama, i keqkuptuari Edi Rama dhe njëkohësisht kryeministri i vendit, shkarkon çdo përgjegjësi te të fajshmit që e rrethojnë.
Të fajshmit rreth tij kanë abuzuar me besimin që ai u ka dhënë dhe me postet që u ka caktuar në kabinetin qeveritar. Kryeministri nuk ka qenë në dijeni të asgjëje. Kryeministri u ka dhënë bashkëpunëtorëve besimin e shenjtë të një prindi dhe të fajshmit e kanë shpërdoruar këtë besim, si fëmije të pabindur dhe tekanjozë dhe tani kryeministri gjendet si një prind i pikëlluar pranë dritares duke pyetur veten se ku gaboi.
Ne, frymorët e zakonshëm, duhet ta mirëkuptojmë gjendjen e tij të pikëlluar dhe të shfaqim edhe një trajtë të lartë mirënjohjeje që ai vazhdon ende të mbajë postin e kryeministrit, pasi dikush tjetër në vendin e tij do të kishte dhënë dorëheqjen dhe do ta kish lënë mes katër rrugëve popullin e tij.
Kryeministri ynë, me durimin e një të urti, po gëlltit pikëllimin e tij dhe po vazhdon me këmbëngulje të na udhëheqë.
Ndonëse të fajshmit rreth tij vazhdojnë të zhvasin buxhetin e shtetit, ai zbaton filozofinë e lules së lotusit. Ai udhëheq në baltën e kënetës, por s’e prek asnjëherë atë.
Ndonëse të fajshmit rreth tij e kanë humbur fillin, kryeminstri e ruan ende arsyen dhe në strehën e arsyes bëhet burim i pashtershëm force për popullin.

Post Scriptum – Kohët e vështira i tregojnë njerëzit e mëdhenj.

Marrë nga Muri i FB Elona Caslli, 6 dhjetor 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.