back to top
1.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Një mungesë që po plotësohet në letrat shqipe – Faruk Myrtaj shkruan për rrëfimet e Muçi Xhepës

Gazeta

Faruk Myrtaj
Faruk Myrtaj
Një mungesë që po plotësohet në letrat shqipe*
Faruk Myrtaj shkruan për rrëfimet e Muçi Xhepës

Në të shumtët e prozave të tij, Muçi Xhepa po na bën të vetëdijshëm për një mungesë që letrat shqipe po e plotësojnë përmes tij.
Nuk kam drojë të shprehem kështushëm, edhe pse pikërisht përmes këtyre lloj shprehjesh janë shpërdoruar herë pas here. Janë mbivlerësuar apo keq-promovuar kahe të letrave dhe perceptimeve të duhura të lirisë, kulturës dhe letrave shqipe të jetesës dhe mbijetesës.
Dihet se njeriu, individi, shkon te letërsia si art shkrimi apo udhë finsikërimi përmes së vërtetes dhe lirisë, së pari si lexues.
Muçi Xhepa ka qenë, prej dekadash tashmë, lexues i letërsisë së lirë, në raport të pakrahasueshëm me letersinë zyrtare, të miratuar prej institucioneve në pa-liri, pra atë që na është dhëne zyrtarisht këto dekada dhe që ende përbëjnë inercinë e shijes në Tiranë.
Muçi Xhepa, përmes gjuhëve të huaja dhe shijes së vetë-shpëtuar, ngjizur e madhuar si liri vetjake, diti ta shpëtonte shijen e tij letrare përmes leximesh të dlira lirie. Ai ka shkuar te letërsia, pasi nuk e kishte humbur kurrë lirinë vetjake, madje e kishte mirëmbajtur atë në heshtjen e vet, por edhe në miqësi e njohje të kujdesshme vëzhguesi brilant, me kujtesë të admirueshme.

Muçi Xhepa - Në Sirtar - Tregime
Muçi Xhepa – Në Sirtar – Tregime
Muçi Xhepa - "Në anën tjetër" - Tregime Uberi
Muçi Xhepa – “Në anën tjetër” – Tregime Uberi

Besoj se këto veti/virtyte ia kane mundësuar rikthimin e më në fundëm, tashmë si rrëfimtar klasi, në ato troje kujtese, dhimbjesh e gëzimesh të brishta, si nostalgji për Njeriun që ndodhi të njihte dikur.
Ky individ, personazh hera-herës thuajse real i rrëfimeve ngjethëse të Muçi Xhepës, rikthehet si Njeriu në Mbijetesë: edhe kur u ndëshkua apo nuk ia doli dot të mbetej, edhe kur nuk arriti të fliste atë kohë, apo as edhe më vonë, ca prej tyre kaluan për Andej, në jetën Tjetër, gojëmbyllur, por ishte e shkruara e Muçi Xhepës që i riktheu për të mbetur në to përgjithnjëshëm.
Letrat Shqipe ende nuk e kishin prekur këtë breg rrëfyes. Letërsi të tjera, le të themi të Evropës Lindore e kishin këtë. Plaga nuk mbyllet duke e heshtur atë, duke e fashuar metaforash të pa rrëfyera në emër të adresuar, plaga ka zbritur në shpirt dhe prej andej mund të dalë vetëm si letërsi e tillë.

*Titulli redaksional

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.