Siguresat e djegura të një shoqërie…
nga Iva V. Grillo
Në një ditë si e sotmja kur republika parlamentare zëvëndesohet nga një“republikë” policore, duket qartazi se shoqërisë shqiptare i janë djegur siguresat kryesore që bëjnë të mundur mbarëvajtjen dhe funksionimin e demokracisë.
Me sa duket tani ka mbetur vetëm të themi përshpirtjet e rastit për:
1.Institucionin e Presidentit… ndjesë pastë… i cili e ka për detyrë të shprehet në momente kyçe për vendin e demokracinë, por ka vendosur të kthehet në një mumje
2.Parlamentin shqiptar… ndjesë pastë… i cili ka pushuar se funksionuari si tribunë ku përfaqësohet vullneti i gjithë shqiptarëve dhe ka zgjedhur të veprojë si kamikaz i një grupi të strukturuar kriminal
3.Drejtësia…ndjesë pastë… e cila ka përfunduar si ish Sigurimi i Shtetit, një mashë e rëndomtë në duart e regjimit.
4.Intelektualët… ndjesë paçin… të cilët kanë futur kokën në rërë dhe vazhdojnë merren me sofizma për seksin e engjëjve, shoqëruar gjithnjë këto me foto selfie
4.Shoqëria Civile…ndjesë pastë… e cila ose vepron si garniturë e një regjimi, ose fshihet prapa ferrave në momentin që duhet të ulërasë
5.Aspirantët e rinj politikë… (ndjesë paçin)… si opozitarë sepse si djem e çupa të reja e paçin jetën e gjatë), të cilët për turpin e tyre nuk kanë gjetur as kohën dhe as mundësinë për t’u shprehur për sulmet e paprecedente që po i bëhen demokracisë, ditën për diell. Mesa duket diktatura nuk është aq e rëndë kur sheh ëndrra me vetën të ulur në një kolltuk politik…
Institucionet e shtetit dhe të demokracisë kanë rënë.
Tani ka mbetur siguresa e fundit: Qytetarët!
.