Rrjeti sekret i Sigurimit të Shtetit në fund të vitit 1988
nga Kastriot Dervishi
Rrjeti sekret i Sigurimit të Shtetit dhe kategoria “armike” në fund të vitit 1988
Në tabelën e mëposhtme paraqiten sipas rretheve:
1.Rrjeti sekret (agjentët dhe informatorët). Të dhënës i mungojnë rezidentët dhe strehuesit.
2.Kategoria “armike”, të kategorizuar në përpunim aktiv 2A, kontroll operativ 2B, përpunim paraprak PP dhe kontingjente.
-Siç shihet në shkallë vendi ishin 1210 agjentë dhe 6708 informatorë, të cilët kishin një fiktivitet
Nga përpunimet dhe regjistrimet, në shkallë vendi ishin:
–2998 persona që ndiqeshin në 2A
–12790 persona në kontroll operativ 2B
–717 persona në përpunim paraprak (masë e përkohshme)
–64.702 në listën e kontingjenteve. Këto ishin vetëm me lista dhe jo me dosje. Kontingjente quheshin:“njerëz të deklasuar, me përbërje e qëndrim të keq politik, të infektuar me ideologji reaksionare!”