back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Riza Lushta, shqiptari që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e lavdishme të Juventusit – nga Danilo Crepaldi

Gazeta

Riza Lushta (2 shkurt 1916 -6 shkurt 1997)
Riza Lushta (2 shkurt 1916 -6 shkurt 1997)
Riza Lushta, shqiptari që la gjurmë të pashlyeshme
në historinë e lavdishme të Juventusit!
nga Danilo Crepaldi
Pakkush e kujton sot Riza Lushtën, ai ishte pjesë e një skuadre simpatike si Juventusi, por jo shumë e suksesshme në fillimvitet ‘40, e dominuar nga kushërinjtë e tyre “Granata”. E megjithatë Riza Lushta, arriti ta shënojë emrin e tij në historinë e lavdishme të Juventusit dhe në fakt, siç do ta shohim, ishte një nga arkitektët kryesorë të suksesit të dyti nga trembëdhjetë sukseset e arriturat nga Bardhezinjtë, të fituara nga skuadra torineze në Kupa, një ngjarje, e cila nga viti 1960 e këndej ka pasur njohje ndërkombëtare në sajë, të Kupës së Kupave, e cila lidhet më pas edhe me Ligën e Evropës.
Por, Riza Lushtën e njohim më mirë, ai dëshiron të tregojë se nuk është aspak shqiptar, siç besojnë të gjithë, por vetëm se vjen nga Shqipëria, mbasi në vitin 1939, ai u shfaq fillimisht në rradhët e Sport Club Tiranës , para se të kalonte te Bari. Me të në atë klub ishte edhe një tjetër sportist i njohur për tifozët e futbollit europiano-lindor, pikërisht Kryeziu, i cili në radhët e Romës kontribuoi në fitoren e kampionatit të parë të Kryeqytetit me Verdho-Kuqtë.
Por atëherë, nga është saktësisht Riza?
Është vetë ai që jep përgjigjen në një intervistë të dhënë për Tuttosport, disa vite më parë “Unë jam jugosllav, me origjinë nga Mitrovica dhe si fëmijë, prindët më çuan në Shqipëri dhe nga këtu lindi keqkuptimi. Mendoj se edhe Kryeziu thoshte gjithashtu se ishte shqiptar por edhe ai, si unë, ishte me origjinë nga Jugosllavia.
Në Tiranë, deri në vitin e katërt ndoqa shkollën bujqësore, por pasioni për futbollin ishte mbi gjithçka, kështu që shkova në Sport Club ku pata fatin të gjeja një trajner të shkëlqyer të shkollës hungareze. Më pas një një mik italian, duke më parë tek luaja, më tha: “Pse nuk vjen në Itali të provohesh?” Gjë të cilën e bëra thuajse menjëherë dhe kështu përfundova tek Bari”.
Lushta, pavarësisht se s’ishte qendërsulmues në kuptimin e vërtetë të fjalës, por më shumë një sulmues modern lëvizës, kishte një nuhatje të fortë për golat! Në sezonin e tij të parë, nën hijen e Moles, duke luajtur si mesfushor i majtë, ai shënoi nëntë gola së bashku me Guglielmo Gabetto, i cili shënoi gjashtëmbëdhjetë dhe më pas iu bashkua Toros. Sezonin e ardhshëm, 1941-42, ai ishte përgjithmonë në qendër të sulmit për shkak të dështimit të amerikano-jugorit Banfi, pasardhësi i Gabettos: “Qe një sezon shumë pozitiv për mua, edhe nëse përfunduam në vendin e gjashtë; me gjashtëmbëdhjetë gola. Unë isha golashënuesi numër një i Juventusit dhe gjithashtu në kampionatin tim të tretë dhe të fundit në Juventus, rezultatet e përballuan situatën me shtatëmbëdhjetë gola, vetëm dy më pak se Sentimenti III. Pastaj ishte ndërprerja e luftës”, – do të kujtonte Riza Lushta vite më vonë.
Në atë vit te Juventusi, ai do të fitoi edhe trofeun e Kupës së Italisë në finale kundër Milan-it (e quajtur Milano – nga ligjet fashiste). Riza ishte protagonist mbi të gjitha në ndeshjen e kthimit të fituar 4-1 nga bardhezinjtë falë një triplete pas barazimit të arritur në ndeshjen e parë 1-1 në fushën e kuqezinjve. Lushta ishte golashënuesi më i mirë i turneut me 8 gola, lojtari i parë jo-italian që e arrin këtë sukses.
Lushta ka mbërritur te Juventusi me fat.
Në kohën kur ai luajti për Barin dhe me fanellën e gjelave puliezë, në maj 1940, Bari u përball me Juventusin dhe Bari fitoi 2-1 falë dy golave të shënuar nga Riza Lushta, i cili luajti një ndeshje të shkëlqyer. Falë Borel II, “Fluturakut”, që e realizoi blerjen e Lushtës, ku Juventusi mundi konkurrencën e Venezias dhe Fiorentinës, falë ndërmjetësimit të presidentit të atëhershëm, Conte De la Forest. Dhe prej asaj dite jeta e tij mbeti e lidhur me Zonjën e Vjetër ku ai u gjend menjëherë mjaft mirë në skuadër!
Juventus - 1940-1941
Juventus – 1940-1941
Juventusi në atë kohë luante me Taktikën, e shpikur nga Vittorio Pozzo dhe Hugo Meisl dhe, dhe siç e shpjegova, Lushta luante si mesfushor i majtë, por nuk u kufizua vetëm në vrapimin dhe mbajtjen e topave. Ai kishte, në fakt, një sens të mrehtë të rrjetës, e cila u rafinua më tej duke pasë pranë elementë të kalibrit si: Meazza, Borel, Sentimenti III, Locatelli. Ndërsa në sulm ishin Colaussi dhe Gabetto. Me atë mbrojtje që kishte pas ishte e natyrshme që do të çante përpara. Lojtarë si Parola ishin të jashtëzakonshëm. Megjithatë, nisur thjesht nga niveli teknik, Juventusi ishte plot me kampionë, edhe pse shumica e tyre ishin në rrugën e mbylljes së karrierës si Borel II, Meazza, Colaussi, për shembull, nuk ishin më të njëjtët si disa sezone më parë. Megjithatë, shitja e Gabettos qe një gabim i madh. Ai gjuante fort, dhe shënonte gola të vështirë.
Edhe Riza Lushta, ishte i talentuar e me teknikë të shkëlqyeshme. Ai ishte fizikisht i fortë dhe, edhe pse sportistët luanin fort në atë kohë, e mund të gëzonin më shumë liri veprimi, çka i jepte mjaft bukuri lojës!
Ai luajti me Bardhezinjtë deri në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe më pas kaloi në Napoli, mbasi la gjurmë të pashlyeshme në historinë e lavdishme të Juventusit!
Riza Lushta ka lindur në Mitrovicë më 2 shkurt 1916 dhe vdiq me 6 shkurt 1997.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.