back to top
12.5 C
Tirana
E diel, 24 Nëntor, 2024

Një fluturim mbi jetën e Pasternakut dhe “Doktor Zhivago” – nga Saimir Kadiu

Gazeta

Boris Pasternak (1890-1960)
Boris Pasternak (1890-1960)
Një fluturim mbi jetën e Pasternakut dhe “Doktor Zhivago”
nga Saimir Kadiu
“Sa e mrekullueshme të jesh gjallë, mendoi ai.
Por pse dhemb gjithmonë?” Pasternak – “Doktor Zhivago”
10 shkurti 1890… është ditëlindja e gjeniut që shkroi “Doktor Zhivago” (1957)…
Boris Pasternak lindi në Moskë 134 vjet me parë…
Babai i tij ishte piktor (Leonid Pasternak) dhe nëna e tij, një pianiste e famshme.
Ata inkurajuan tek Pasternaku i ri dashurinë për letërsinë që në moshë të re.
Ai kalonte orë të tëra vetëm në dhomën e tij të gjumit duke lexuar klasikët e letërsisë ruse – Tolstoj, Dostojevski, Turgenev dhe Pushkin.
Dy librat e tij të parë ishin përmbledhje me poezi: “Një Binjak në Re” (1914) dhe “Mbi Barrierat” (1917).
Pas Revolucionit Bolshevik të vitit 1917, ai vendosi që proza mund të trajtonte më mirë problemet e kombit, dhe kështu filloi të shkruante letërsi.
Në fillim të viteve ‘30, ai filloi punën për kryeveprën e tij, “Doctor Zhivago”, një roman epik që ndjek jetën e më shumë se 60 personazheve, në gjysmën e parë të Rusisë së shekullit të 20-të.
Ai ka shkruar: “Gjithmonë kam ëndërruar një roman në të cilin, si në një shpërthim, do të shpërtheja me të gjitha gjërat e mrekullueshme që pashë dhe kuptova në këtë botë”.
Romani përfundoi në vitin 1955 dhe ai e “nxjerr kontrabandë” nga Bashkimi Sovjetik te një botues në Itali.
Pasternak e dinte se po firmoste dënimin e tij me vdekje, por ai ndjeu se duhej ta bënte një gjë të tillë.
Romani u botua në vitin 1957. Ai u ndalua menjëherë në Bashkimin Sovjetik, por u bë një best-seller ndërkombëtar, duke u shitur 7 milion kopje në mbarë botën.
Mbas një viti Pasternakut iu dha çmimi Nobel në letërsi, por ai u detyrua ta refuzonte atë.
Ai i kaloi dy vitet e fundit të jetës së tij duke jetuar në një “koloni” shkrimtarësh, i kënaqur me faktin se romani i tij ishte botuar, megjithese nuk mundi të shihte një kopje të shtypur.
Boris Pasternak vdiq në vitin 1960.
Në vitin 1989, djali i tij më në fund pranoi çmimin Nobel në emër të Boris Pasternak.

Marrë nga Muri i FB, Saimir Kadiu, 10 shkurt 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.