“Çifti i lumtur”
refleksion nga Thoma Note
Ditët e fundit pashë në Facebook intervistën e dhënë nga një miku im, bir i një famije tregetarësh të fisëm korçarë, të goditur nga diktatura, gazetares së një portali on-line. Ajo çka më bëri përshtypje e më pengoi ta dëgjoj intervistën ishte se gazetarja që bënte intervistën ishte bija e njerit prej atyre hetuesve që dikur kishin torturuar paraardhësit e të intervistuarit, për të treguar ku i kishin fshehur florinjtë. Figurën e kësaj gazetareje ma plotësonte fakti se është e martuar me një gazetar tjetër, edhe ai bir i një hetuesi tjetër të egër të diktaturës.
Tani kjo familje opinionbërësish, gjithmonë në shërbim të pushtetit të rradhës, na mëson se çfarë është dhe si ushtrohet demokracia dhe u qan hallin “kllasave të përmbysura” si të mos ishin prindët e tyre që e sollën këtë gjëmë, duke ia hedhur turpin Shqipërisë.
Nëse do të kisha mundësi, do t’u bëja një pyetje bijve të atyre që e katandisën në këtë derexhe Shqipërinë:
Si do të ndjeheshit Ju nëse SPAK-u do përdorte ndaj jush po ato metoda që përdorën prindët tuaj, për të treguar paret e vjedhura përmes pushtetit të korruptuar?
Marrë nga Muri i FB Thoma Note, 11 shkurt 2024