back to top
1.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

4 shkurtin e 1944 e provokoi 3 shkurti 1944 – dokument nga Kastriot Dervishi

Gazeta

Studiuesi Kastriot Dervishi
Studiuesi Kastriot Dervishi
4 shkurtin e 1944 e provokoi 3 shkurti 1944
dokument nga Kastriot Dervishi

Sipas raportit të datë 05.02.1944, të komandantit të Xhandarmërisë së Tiranës, major Subhi Topulli, ora 16.00 të datës 03.02.1944, prapa Ministrisë së Arsimit (Ministria e Financave sot, ish Ministria e Mbrojtjes deri vonë), komunistët Todi Shkurti, 22 vjeç nga Fieri; Hasan Çeliku, 36 vjeç nga Tirana; Mihal Jani (Koço) 20 vjeç nga katundi Beloinë. Të gjithë banonin në Tiranë. Të tre kishin pasur ndër mend të vrisnin Xhaferr Devën, i cili banonte aty afër. Në çastin kur kalon makina, ku brenda ishte Fahri Ibrahimi (Mitrovica), që ishte djali i dajës së Xhaferit, komunistët hodhën bomba dhe qëlluan me armë kundër tij. Fahriu plagoset rëndë dhe nga plagët e shumta vdiq në spital. Pas ngjarjes, tre komunistët u përballën me forcat e regjimentit “Kosova”, të cilët i vranë në vend dhe më pas i identifikuan cilët ishin.

Materiali i Prefekturës së Tiranës, me 5 fruer (shkurt) 1944
Materiali i Prefekturës së Tiranës, me 5 fruer (shkurt) 1944

Në mbrëmjen e 3 dhe 4 shkurtit 1944, Xhafer Deva, u hakmor ndaj vrasjes së djalit të dajës së tij. Forcat e komanduara prej tij vranë 27 persona të identifikuar dhe 14 të paidentifikuar, prej të cilëve 3 ishin italianë dhe 4 jugosllavë. Një pjesë ishin nxjerrë nga burgu i Tiranës. Operacioni i spastrimit do ishte më i gjatë sikur të mos kishte ndërhyrjen e Këshillit të Naltë, i cili kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të tij. Forcat gjermane të vendosura në Tiranë, nuk u përzien fare në këto veprime.

Marrë nga Muri i FB, Kastriot Dervishi 9 shkurt 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.