back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Imzot Nikë Prela – (3 qershor 1918 – 25 shkurt 1996) Simbol i veçantë i Kombit dhe Fesë! – nga Flamur Gashi

on

|

views

and

comments

Imzot Nikë Prela - (1918-1996)
Imzot Nikë Prela – (1918-1996)
Imzot Nikë Prela – (3 qershor 1918 – 25 shkurt 1996)
Simbol i veçantë i Kombit dhe Fesë!
Ipeshkëvi i parë i Ipeshkëvisë së Dardanisë së re
nga Flamur Gashi

“Unë jam ipeshkëv shqiptar për shqiptarët,
“faji” i tyre është edhe i imi”Nikë Prela

Tezave famëkeqe serbe, se në Kosovë vepronte terrorizmi, separatizmi, irredentizmi, ekstremizmi fundamentalist islamik, Imzot Nikë Prela, iu përgjigj: “Fjala është për popullin tim, pa dallime fetare, për njerëzit e shkretë të cilët vuajnë dhe përndjekjen padrejtësisht. Edhe unë jam dënuar tri herë me burg vetëm pse jam shqiptar dhe meshtar katolik. Prandaj, unë nuk do të heq dorë kurrë nga e vërteta. S’ka kompromis me rrëna dhe mashtrime, me manipulime. Për ta mbrojtë të vërtetën duhet të jemi të gatshëm të flijojmë çdo gja, nëse është nevoja edhe jetën. Këtë mund ta bëjmë vetëm me fe dhe me dashuri. Tërë jeta ime sintetizohet në këtë: “Për Zotin, për Kishën, për Popullin tim Shqiptar”.

***
Imzot Nikë Prela, thoshte: “Bota ende nuk e di mirë me sa duket se çka po ngjan me ne. Edhe mos të isha shqiptar, do të isha në anën e popullit të shkelur, sepse vuan pafajësisht dhe padrejtësisht. Politika ime është drejtësia dhe dashuria ndaj Zotit dhe ndaj popullit. Detyra ime është ta njoftoj botën mbi gjendjen tonë dhe të lutem. Herëdokur do të ngadhnjejë drejtësia, e vërteta, sepse askush nuk e ka botën në dorë përpos Zotit…”

***
Ishte fat për Kosovën që në fundvitet ’80 dhe fillimvitet ’90 të shekullit të kaluar, Kisha Katolike e Kosovës të kishte në krye të saj një Patriot dhe Barì të devotshëm, siç ishte Imzot Nikë Prela!
Meshtar, patriot dhe atdhetar i rrallë!
Fat për mua, që e kam njohur dhe kam mësuar shumë nga ky kolos i shqiptarizmës…

***
Më rastin e 24 vjetorit të kalimit në amshim (25 shkurt 2020), eshtrat e Imzot Nikë Prelës që pushonin në varrezat e Prizrenit, u bartën në Kriptën e Katedralës “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, aty ku një vit më parë është bërë rivarrimi simbolik i Imzot Pjetër Bogdanit, ipeshkëvit të Dardanisë së vjetër.

Marrë nga Muri i FB, Flamur Gashi 24 shkurt 2024

Related Images:

Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.