back to top
5.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Grigor Zaharia: “Këtu ka vetëm një ligj, qē nuk ka asnjë ligj!” – In memoriam nga Orhan Sakiqi

on

|

views

and

comments

Orhan Sakiqi
Orhan Sakiqi
Grigor Zaharia: “Këtu ka vetëm një ligj, qē nuk ka asnjë ligj!”
In memoriam nga Orhan Sakiqi

Me Grigorin punonim në një qendër pune nga mesi i viteve ‘60. U miqësova shpejt me të, mbase kishim të njëjtën natyrë.
Grigori ishte fjalëpak, nuk kishte shumë shoqëri. Me shtat mbi mesataren, fytyrë të hequr, flokë të zeza të dendura, ballë të gjerë.
Ligori, si e thërisnim ne, nuk shoqërohej shpejt. Nuk vinte në mbrëmje vallzimi. “Nuk i duroj parullat dhe dollitë!” – thoshte.
Tipa të tillë janë ëndërrimtarë edhe në dashuri…
Një pasdite më la takim te Kursali, dhe pa më thënë asgjë më shoqëroi disa dhjetra metra më tej. Në një pallat në katin e sipërm të Rrugës së Durrësit shquhej një profil femre në muzg. Kishin lënë orën e shkëmbenin shikime. I thashë: “Ki kujdes, se ky është pallat ‘kalecësh’ e mund të gjeshë belanë…!”
Dhe ashtu doli.
Kaleci u ankua në parti, biografia vajzën e lëvizi apo ajo e harroi. Kështu Ligorin e transferuan në Lushnje. Por arriti të lidhë një kontratë transferimi për tre vjet. Sëmundja e nënos.
E përcolla në stacion të trenit me valixhen e rëndë, mbushur kryesisht me libra. E pëlqente Nolin. “Syrgjyn gjallë e syrgjyn vdekur…” më thoshte se donte letërsinë, por i kishin dhënë ekonomikun. Kur vinte nga Lushnja me takonte. Nënoja e sëmurë ishte kryefjala. Kështu kaluan tre vite dhe askush nuk po kujtohej. Atehere filloi kalvari i ankesave. Kishte guxim. I merr me radhë zyrat me letrat në dorë, por pa zgjidhje derisa arrin në zyrat e Komitetit Qëndror. S’e pret njeri!
Së fundi një nëpunës i thotë që “Nuk njihet marrëveshja, por të shkoje ku e ka caktuar Partia!”
Por Ligori, me ligjin në dorë shkon përsëri. Shokët mërziten. Në zyrën e pritjes thërret me të madhe: “Këtu ka vetëm një ligj, që nuk ka asnjë ligj!”
E arrestojnë në shkallët e K.Q. dhe gjyqin ia bënë në Lushnje!
Tre vjet burg, Neni 55. Ja shtojnë dënimin. Internim në Elbasan, si i sëmurë psiqik. Lirohet në vitin 1990! Nuk njihej shoku im. Flokët e zbardhur të rralluar ia kishin nxjerrë më shumë në dukje ballin e madh ku dalloheshin vija të thella horizontale.
Nënoja nuk ishte më.
Kjo e trishtonte se kish ikur pa njeri pranë.

Vitet rrodhën.
Unë isha disa kohë jashtë shtetit.
Kur kthehem i shkoj në shtëpi. Dikush ma hapi derën dhe më tha që Ligori ka vdekur… dhe ma përplasi derën.
Nuk kisha ku ta kërkoja. Jeta bën të harrosh ngjarje të vjetra. Lum ai që nuk harrohet.
Një ditë m’u kujtua Ligori se e pashë në ëndërr. Gjumi të çon aty ku s’e pret. Rrinë kujtimet e ngjeshura aty dhe papritur shpërthejnë sikur duan të tregojnë se harresa nuk falet!
Hapa internetin: Trupi i të perndjekurit politik Grigor Zaharia ishte në morgun e spitalit prej 10 ditësh. Vazhdonte: Lulzim Brahja merr përsipër shpenzimet e varrimit!!
Kur kaloj nga Rruga e Durrësit, më shkojnë sytë te ballkoni në katin e pestë. Mbase rrjedha e shokut tim do të ishte ndyshe? Por… “kishte një ligj, që nuk kishte asnjë ligj!” E kjo vazhdon edhe sot…

Ngjarje e vërtetë. Marrë me shkurtime nga libri i Orhan Sakiqit: “Kronikë e jetëve të humbura” 12 shkurt 2024

Marrë nga portali: Voal.com

Related Images:

Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.