back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024

Zgorça – rrëfim nga Bukra Hysenukaj – Kastrati

Gazeta

Gështenjat e Tropojës
Gështenjat e Tropojës
Zgorça
rrëfim nga Bukra Hysenukaj – Kastrati

Përfund livadhi, breg rruge, krejt e shkputune prej simotrave t’saj, nji kshtaj kish zg’jedhë me ba shoqni me mollët. Ajo nuk u rrit kurrë sa ç’rriten zakonisht pemët e kshtajs, ndoshta se dashke me iu përshtat terrenit ma t’butë, qysh asht ai i nji livadhi/baçje me mollë. Kish nji stup (trung) t’gjanë e degë t’shpeshta që ishin zhvillue n’formë kunore. Prodhojke shumë, si asnji pemë tjetër, po kokrrat i bajke t’vogla. Unë gjithmonë e mbaj mend me nji zguer n’stup, ku na fmija vjeshtave dhezshim zjerm. I kena pas thanë, Zgorçë. Kur kujtoj sjelljen tonë me Zgorçën, s’di pse m’vje me e krahasue t’ngratën me Shqipninë.
Zgorça i pjekke kshtajt herët.
Prej se i bajke t’vogla, ato u thajshin shpejt e n’prush u pjekshin ma mirë se kokërmdhatë. Sa e dhimshme o Zot!
Ia dhezshim trupin e ia vjelshim degët me ia pjekë n’prush t’trupit vet. Kur rajke shi, ajo përveçse na nxejke tuj djegë veten, na mrojke edhe prej shiu me degët e ngjeshuna që krijojshin strehë prej shpie. Zgorça kurrë s’u idhnue me ne. Ajo na nxeu, na ushqeu, na rujti prej shiu e dielli e vit për vit prodhojke me t’njajtin rendiment. Si Zgorça, si Shqipnia janë dhunue, shfrytzue e keqtrajtue e prap kanë durue.
Prej Zgorçe sot ka mèt nji cung. Rreth saj kanë mbi do filiza që s’i përgajnë kurrku edhe pse kanë dalë prej rrajve t’saj. Edhe ktu m’doket se përget me Shqipninë.

Marrë nga Muri i FB Bukra Hysenukaj – Kastrati, 6 mars 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.