back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Një histori me gjuhtarët dhe gjuhën shqipe – nga Zyba Hysa

Gazeta

Zyba Hysa
Zyba Hysa
Një histori me gjuhtarët dhe gjuhën shqipe
nga Zyba Hysa

Para disa vitesh, te “Muzeu Historik”, këtu në Tiranë, u organizua një Sesion Shkencor për Gjuhën Shqipe…
Rastësisht, më njofton një profesor dhe shkoj për të dëgjuar. U befasova, mbasi të gjithë akademikët (nga të gjitha trojet shqiptare) dhe profesorët e gjuhësisë, referonin duke shpalosur “zbulimet e tyre shkencore” dhe në përfundim të referimit thoshin: “Gjuha shqipe po shkatërrohet!”
Pasi mbaruan referuesit, erdhi radha e atyre që do të përshëndesnin dhe e fundit e mora fjalën edhe unë: “Dua ta nis përshëndetjen time me një pyetje: Si ka mundësi që të gjithë u paraqitët si studiues të gjuhës shqipe dhe të gjithë e mbyllët referatin me frazën: “Gjuha shqipe po shkatërrohet!?”
A mos vallë jeni ju që e keni shkatërruar këtë gjuhë!?
Në sallë ra bomba, gjersa drejtuesi u ngrit dhe tha:
-Zonjë, thjesht një përshëndetje!
-Po zotëri, por s’ulem dot pa e thënë atë që mendoj…!
-Ju lutem… Mbaruam… Uluni ju lutem!
Por unë qëndrova.
(Dikush që ka qenë atë ditë dhe lexon këtë kët rrëfim, patjetër që do e kujtojë) Fola gjatë, por do të përmend pak:
“Gjuha shqipe u fut në sallën e operacionit antishqiptar komunist, në vitin 1972, ku i prenë krahun e djathtë të saj, Gegnishten, duke e lënë invalide përjetësisht! Tani ju, studiues, vazhdoni ta sakatoni edhe më shumë, duke nxjerrë rregulla të reja, të cilat hedhin poshtë të parat dhe më e tmerrshmja është, se unë kam dhënë gjuhën shqipe si mësuese dhe kur u thoja fëmijëve, që gjuha shqipe është 90 % me fjalë të huazuara, më dukej vetja majmun, ndaj sot u pyes ju: A ka ndonjë student, apo nxënës që keni mësuar ju që t’i ketë përvetësuar rregullat që hiqni e vini ju sa herë të doni dhe a s’mjaftojnë fjalët e gegnishtes për të plotësuar fjalët e gjuhës standarde shqipe, po e keni bastarduar, aq shumë, saqë të na vijë turp nga vetja!!
Kam lexuar dorëshkrimet e filozofit Isuf Luzaj dhe për çudinë time (ai dinte mbi tetë gjuhë të huaja), por nuk përdorte asnjë fjalë të huaj dhe ajo që më çudiste, ishte, se aq shumë e kishte përdorur gegnishten, saqë po të mos e dija që ishte vlonjat, do të mendoja, se ishte gegë…!
Edhe sot kur e kujtoj atë ditë, trishtohem!!

Marrë nga Muri i FB i Zyba Hysa, 6 mars 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.