back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Sugjerime për lexues librash…

on

|

views

and

comments

Qoshja e Leximeve
Qoshja e Leximeve
Sugjerime për lexues librash…

1.Në çastin që më mërzitet një libër, hidhem në një tjetër, në vend që të heq dorë prej leximit në përgjithësi.
2.Sekreti është që të të mërzitet një libër i caktuar, jo zakoni i të lexuarit në vetvete.
3.Një libër i mirë shijohet më shumë në një lexim të dytë. Një libër shumë i mirë në leximin e tretë. Çdo libër, që s’ja vlen të rilexohet, nuk ja vlen të lexohet.
4.Unë ndjek “Lindy effect”, si një udhërrëfyes në zgjedhjen e çka duhet me u lexu: librat që janë në qarkullim për një dekadë, do të vazhdojnë të qarkullojnë edhe për një dekadë tjetër; librat që janë në qarkullim prej dymijë vjetësh, do të vazhdojnë të qarkullojnë edhe për ca kohë, e kështu në vazhdim.
5.Leximi i një teksti dy herë është më përfitues, se sa leximi i dy gjërave të ndryshme veçse një herë.
6.Një bibliotekë personale s’është një shtesë për të ushqyer egon tënde, por një mjet kërkimor.
7.Librat e lexuar kanë shumë më pak vlerë, se sa të palexuarit. Biblioteka jote duhet të përmbajë sa më shumë libra të gjërave që ti s’di, sa të lejojnë mundësitë financiare, interesi i kredisë, e tregu i pasurive të tua të patundshme.
8.Pi verë të vjetër. Lexo libra të vjetër. Ruaje shoqërinë e vjetër.
9.Mos lexo asgjë të njëqind viteve të fundit.
10.Kurrë mos lexo një libër, që mund t’i bëhet një përmbledhje me lehtësi.
11.Kurrë mos lexo një libër, që s’do ta rilexosh.
12.Një libër, që edhe po ta shkurtosh (t’i hiqen pjesë), përsëri të lexohet.
13.Librat jetëgjatë, nuk duken si libra të mirë; ato pothuajse gjithmonë ngjajnë të shkruara keq, por merren me tema thelbësore.
14.Çka është e rëndësishme për një libër është thellësia dhe rëndësia, që ndodh shumë rrallë. Plus koherenca e brendëshme, e jo e jashtmja. Librat, që i kanë këto, s’kanë nevojë për kozmetikë, të zhgryen.
15.Kur një që rrezikon (merr parasysh rrezikun) shkruan një libër, lexoja librin. Në rastin e Peter Thiel, lexoje dy herë.
16.Mbaje librin. Është me lehtë të kujtosh përmbajtjen, thjesht duke i hedhur një sy librit. Shpesh është e panevojshme t’i hedhësh një sy shënimeve.
17.S’më kujtohet se çfarë mësova në shkollë. Por kujtoj shumë, çka mësova nga leximet e mija.
18.Të bëhesh një “scholar” (i nxënë, studiues), të duhet të shpenzosh 30-40 orë në javë duke lexuar.
19.N’se mbledh më shumë dije/ njohuri dhe libra ndërkohë që plakesh, edhe numri në rritje i librave të palexuar në rafte do të duket më i frikshëm. Le ta quajmë këtë koleksion librash të palexuar një antilibrari.
20.S’lexoj gazeta, s’shikoj televizor, s’jam në Facebook. Mua nuk ma ndez për rrjetet sociale. Jam në Twitter, por e përdor atë vetëm si një mjet për me arrit një qëllim. Unë lexoj libra.
21.Librat s’lexohen nga shumica sepse lexojnë internetin, që është “junk food” (ushqim i shpejtë) për mendjen.
22.Librat e palexuar në rafte janë si një univers mundësish të ndryshme në pritje për t’u eksploruar.
23.Unë i ndaj pijet (pra leximet) në dy kategori: ato që i lexoj për kënaqësinë e të lexuarit, e ato që i lexoj për kënaqësinë e të rilexuarit.
24.Të shohësh n’se një libër është i vlefshëm, pyet 10 njerëz me profesione dhe jetë të ndryshme ta përmbledhin atë. N’se përmbledhjet janë të ngjashme, libri s’do të ketë jetë të gjatë, përderisa mund të shkurtohet në një artikull gazete. Sa më shumë që përmbledhjet divergjojnë, aq më të mëdha janë përmasat e librit.
25.N’se don të studiosh vlerat klasike si kurajon, ose të mësosh rreth stoicizmit, s’është e domosdoshme të shohësh për klasikët. Dikush nuk bëhet një akademik karriere pa ndonjë arsye. Lexo tekstet vetë: Senekën, Çezarin, Mark Aurelin, kur ke mundësi. Ose lexo komentuesit e klasikëve, që kishin bërë e arritë gjërat vetë, siç Montanje – njerëz që rrezikonin lëkurën e tyre në lojë, e më vonë dolën nga skena, mënjanë për të shkruar libra. Shmangi ndërmjetësit, ku është e mundur.
26.Kritika ndaj një libri është një medaljon i vërtetë, jo falco i vëmëndjes (ndaj tij), që tregon se libri nuk është i mërzitshëm; e të qenurit i mërzitshëm është gjëja më e keqe për një libër. Ki parasysh fenomenin Ayn Rand: librat e saj “Atlas Shrugged” dhe “The Fountainhead” janë lexuar prej një shekulli nga miliona njerëz, pavarsisht, dhe ndoshta edhe për shkak të kritikave brutale në përpjekje për ta demaskuar atë.
27.Një roman që të pëlqen është si një shok. E lexon dhe e rilexoj atë, duke e njohur më mirë. Siç një shok, që e pranon ashtu siç është; ti nuk e gjykon.

Marrë nga Web dhe FB Artan Kafexhiu, 5 mars 2024

Related Images:

Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.