back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Historia rreth së vërtetës së blerjes së godinës (Benan) të Vatrës – nga vatrani Ramiz Mujaj

Gazeta

Vatrani Ramiz Mujaj
Vatrani Ramiz Mujaj
Historia rreth së vërtetës së blerjes së godinës (Benan) të Vatrës
nga vatrani Ramiz Mujaj

Për herë të parë “Vatra” e pat blerë godinën apo (Benan) e vet, ashtu e quanin Vatranët e vjetër Shtëpinë e Vatrës, e cila u ble pas 84 viteve, në New York.
Godina e Vatrës u ble në vitin 1996, dhe celebrimi i blerjes “Benas” së Vatrës u bë nga një grup i kryesisë së Vatrës.
Kjo ishte blerja e parë e godinës së organizatës më të vjetër dhe më jetëgjatë në SH.B.A, mbas 84 viteve ekzistencë. Me parë Vatra nuk kishte pasur një godinë të vetën. Në Boston, aty ku edhe u krijua “Vatra”, ishte një kafe, ku mblidheshin vatranët, e që sot gjendet vetëm një pllakë që shënon se aty është mledhë “Vatra”. Ishte edhe restoranti i të famshmit, ish antar nderi Antoni Athanas, “Antoni Pier 4”.

 Kopje e Tapisë (DEPP - 7 kopje) për Shtëpinë e Vatrës. Secili nga ju një kopje, ta ruani në vend të sigurt. Agim Karagjozi.
Kopje e Tapisë (DEPP – 7 kopje) për Shtëpinë e Vatrës. Secili nga ju një kopje, ta ruani në vend të sigurt. Agim Karagjozi.

Si dhe Kisha e Shën Gjergjit e krijuar me inisiativën e Fan Stilian Nolit. Pra, në vitin 1996, me inisiativën e ish kryetarit të Vatrës Ing: Agim Karagjozit, ju dha detyrë djalit të Agim Karagjozit, i cili ishte një biznesman i njohur në New York në atë kohë, i cili blinte edhe nga 50 shtëpi në një pazar nga shtëpitë e humbura nga pronarët, të cilat i konfiskonte banka.
Me një dialog mes vatranëve u ra dakort që nga Tri fondet e Vatrës që ekzistonin ndër vite të tubuar në Vatër nga vatranët që nga koha e vatranëve të vjetër.
1-Ishte fondi i studentëve që nga vitet 1920 dhe ai fond ishte përcaktuar që kurrë të mos prekej shuma themelore, por vetëm interesi vjetor për bursa studentësh. Megjithëse u bisedua mundësia që edhe ato mjete nëse gjendet formë që nga avokatura të përdoreshin, por pasi u shoshit në detaje u moën vesh që të gjithë nënshkruesit e atij fondi kishin vdekur, u la i paprekur. Kështu që ishin edhe dy fonde tjera. Fondi permanent që kishte 50 mijë $ dhe 2-fondi i ndërtesës që kishte 40 mijë $ dhe atë e kishte krijuar ish kryetari i Vatrës ing. Agim Karagjozi përmes fushatash ndër vite. Zyhdi Karagjozit iu tregua shuma e fondeve ekzistuese dhe në bazë të asaj shume ai e ofroj këtë godinë që sot është Selia e Vatrës dhe pagesa u bë 100 % me kash = 90 mijë $ pa kredi, në vitin 1996.

Vatra e bleu godinën e saj në New York, më 1996
Vatra e bleu godinën e saj në New York, më 1996

Në foto janë: I pari në të majtë Zef Balaj, në rend lart Agim Rexhaj, i cili për disa vite ishte nënkryetar i Vatrës; Lumo Cungu, Ing. Agim Karagjozi, ish kryetar i Vatrës; Zef Sheri, Ing. Hajdar Tonuzi, ish arkatar i Vatrës dhe shumë i saktë për shumë vite. Unë Ramiz Mujaj, anëtar i Këshillit të Vatrës për disa dekada dhe tani sekretar i këshillit të Përgjithshëm i Vatrës.
Ulur në të majtë shkrimtari, vëllau i vatranit shekullor Peter Priftit, ish sekretari i Vatrës ndër vite, Naum Prifti, mirditori Vatran i devotshëm për gjysëm shekulli, Zef Përndocaj, Musli Mulosmanaj, një vatran nga dera e Mulosmanëve nga Malësia e Tropojës (Gjakovës) dhe historiani e poeti si dhe ish kryeredaktori i gazetës “Dielli” për disa vite Anton Çefa.
Tani vatranë të gjallë që posedojnë kopjen e tapisë së Benas së vatrës janë Agim Rexhaj, Naum Prifti, Tonin Mirakaj dhe Ramiz Mujaj.

Marrë nga Muri i FB, Ramiz Mujaj, 13 mars 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.