Simonetta Vespucci Muza e Sandro Botticellit
Histori e artit përmes miteve dhe legjendave…
Siç duket, Simonetta Vespucci në kohën e saj, ishte aq e bukur dhe aq magjepse, sa që iu vu nofka “E Pakrahasueshmja”.
Edhe pse ishte e martuar, Giuliano dè Medici, vëllai më i vogël i Lorencos së Madhërishëm (Lorenzo il Magnifico), mbet i goditur nga hiret e Simonettës sa mbas vdekjes së saj, Giuliano nuk desh më asnjë grua tjetër.
Sandro Botticelli, një nga piktorët më të mëdhenj të Rilindjes italiane, qe aq i fiksuar mbas bukurisë së saj, sa e përzgjodhi si muzën e tij frymëzuese dhe e pikturoi atë në një pafundësi veprash, që sot konsiderohen kryevepra të pavdekshme artit, si fjala vjen “Pranvera” apo “Lindja e Venusit”, ku ajo është paraqitur si perëndesha Afërditë, që del nga ujërat.
Simonetta Vespucci vdiq tragjikisht nga tuberkulozi në vitin 1476, kur ishte vetëm 23 vjeçe, duke lënë një boshllëk në zemrat e gjithë atyre që e kishin dashur dhe adhuruar atë.
Për ta nderuar kujtimin e saj, Lorenco i Madhërishëm shkroi një sonet, në të cilin asaj i këndohet kështu: “O yll i kjartë që me rrezet tua/ krejt yjeve përreth ti dritën ua merr”.
Flokët e saj bjondë, sytë e kristaltë e manjetikë, tiparet e saj engjëllore dhe e sharmante mbeten përjetësisht të pavdekshme, falë gjenisë artistike të Sandro Botticelli-t.