back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Fati i kryetarit të Vatrës nuk është fati i Vatrës – nga Valentin Lumaj

Gazeta

Valentin Lumaj
Valentin Lumaj
Fati i kryetarit të Vatrës nuk është fati i Vatrës
nga Valentin Lumaj
(Në lidhje me mbledhjen e Vatranëve në Boston, me 17 mars 2024)

Mirëmëngjes ju “anëtarë të kryesisë dhe të këshillit” të Vatrës. Uroj të keni rruguar mirë!
Dje 63 vatranë, në fakt edhe shumë të tjerë janë mërzitur që nuk janë shtuar në listë, vendosën mosnjohjen e strukturave të Vatrës. S’kishte si të ndodhte ndryshe:
Nëse maja e piramidës, kryetari i Vatrës, si struktura e vetme e zgjedhur, nuk ka mandat për të drejtuar, e gjithë piramida bie.
Sot ne të gjithe, përveç egoizmit tuaj mesjetar, jemi asgjë më shume se anëtarë të thjeshtë dhe të barabartë. Elmi Berisha e ngriti kështjellën e tij në rërë, pa bazament, me fjalë të mëdha e boshe, me premtime të pambajtura, sikurse ishin premtimet e tij publike ndaj vendlindjes së tij për 1.1 miliard dollarë investime. Vetëm këtë fakt të kapim na mjafton ta kuptojmë këtë njeri.
I dyshuar për edukimin e tij, edhe sikur të mos kishte fakte, unë do ta dyshoja edukimin e tij, nveli i tij lë për të dëshiruar. I dyshuar dhe i faktuar për votat e munguara të mandatit të tij 4-vjeçar. Përse nuk nxorri ai vetë kurrë një raport zgjedhor të tijin, t’u thotë vatranëve, ja votat e mija.
Kur i thashë mbas kuvendit të 2022, arkitektit të Kanunores, Bashkim Musabelliut se kryetari nuk i ka marrë votat dhe këshilli është emëruar në kundërshtim me Kanunoren që vetë kishte propozuar, më tha se “kisha të drejtë, por këetë rradhe kështu do ta vazhdojme, herën tjetër do ta bëjmë më mirë!!” Apo jo Bashkim?! Po pse kështu drejtohet. Megjithëse edhe kryetari e di se nuk i ka votat, hap gjyqe kundër vatranëve të ndershëm. Kurrë nuk ka ndodhur kjo më parë.
Elmi Berisha hap gjyqe me vatranë se do të shpenzojë ca $$$, por jo se ka të drejtë.
Ka frigë nga anëtarët e Vatrës që drejton dhe nuk mblidhet në Shtëpinë e Vatrës, por nga ana tjetër kyç dyert dhe nuk lejon as të tjerët të mblidhen aty. Shkon në gjykatë dhe gënjen se nëse në shtëpinë e Vatrës bëhet mbledhje, “situate do të ekskladojë në konflikte” apo aty do të ketë “gjakderdhje”. Cili vatran e beson këtë. Më thoni ju, ka ndonjë vatran që e beson. Mos thoni gjë, por mendojeni vetë se si po operohet organizata. Pra, nëse ju besoni se asgjë nuk do të kishte ndodhur, atëherë ai gjyq ka qenë një gjyq fiasco, vetëm për të ndaluar 145 persona të lajmëruar për të marrë pjesë në mbledhje. 4 vetë ishim nga Michigani që kishim blerë biletat, paguar për car rental dhe hotelet. Imagjinoj ndonjë të nënqeshet për këtë apo të gëzohen se arritën një fitore në gjykatë, vetëm një idiot gëzohet nga fitoret nga këto gjyqe, sepse askush nuk fiton asgjë, është Vatra që humbet.
Tani për mbledhjen tuaj.
Unë e përshendes këtë mbledhje, gëzohem sa herë shqiptarët mblidhen për qëllime të mira. Por vetëm për qëllime të mira, ama. Nëse mblidheni për të konfirmuar axhendën e kryetarit dhe nënkryetarit, për të përgojuar, dënuar dhe shkatërruar karaktere njerëzish të pafajshëm, pra jeni ushtarë dhe jo njerëz të lirë, atëherë mos e paçi hallall shqiptarinë që kemi bashkë.
Ju kërkoj ndjesë për pasionin e fjalëve, por unë kam besim tek ju vatranë patriotë, se do ta shfrytëzoni këtë mbledhje në të mirë të Vatrës, në favor të paqes, në favor të bashkimit me miqtë tuaj në anën tjetër, me ata miq që kur erdhet në Vatër ju thatë, “Mirë se ju kemi gjetur”. Kurse sot ka gjasa që t’ju thoni “tashti dilni jashtë”. Duhet të jeshë serb a grek të veprosh kështu. Sepse kështu vepruan serbët dhe grekët në tokat tona në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Çamëri. Erdhën si miq, pastaj na dëbuan. Një njeri që ka gjak shqiptari, kurrë nuk sillet kështu më sivëllaun e tij. Prandaj mendohuni mirë për veprat tuaja.
Nëse jeni të bindur se kryetari i ka marrë votat për mandatin e tij, nëse besoni se Elmia i ka dhuruar Kosovës 1.1 miliard dollare, nëse besoni se Elmia ka studiuar në 10 universitete sikurse ka deklaruar, nëse besoni se Alfonsi është dënuar për politikë dhe jo për vjedhje, nëse ju pëlqejnë truqet dhe marifetet si fjalori i tij denigrues, nëse mendoni se At

Valentin Lumaj në 110 vjetorin e Federatës Vatra
Valentin Lumaj në 110 vjetorin e Federatës Vatra

i Kishes greke është e ardhmja drejtuese e Vatrës, nëse besoni se vatranët emblematikë të Vatrës janë tradhëtarë të atdheut, atëherë vazhdoni në rrugën tuaj, mbroni atë që besoni dhe mos u tërhiqni deri në fitoren tuaj.
Por nëse keni pak dyshim për këto, nëse nuk mendoni ashtu, nëse mendoni se ajo nuk është rruga e fitores e as e paqes, atëherë shfrytëzojeni këtë rast sot që të bëheni promovues të paqes, bëhuni bij të dritës dhe jo bij të territ. Fryni erës së bashkimit dhe jo të ndarjes. Nëse dikush kërkon ndarjen në mes shqiptarëve, ju mos pranoni, kërkoni bashkimin. Nëse dikush vrapon mbas fitoreve të vogla, ju ndaluni dhe kapni momentin që ju jep koha, bëhuni nismëtarë të fitoreve të mëdha, fitore që përfshin të gjithë.
63 vatranë kanë kërkuar një Kuvend të Paqes, ata kërkojnë paqe, bëhuni edhe ju pjesë e paqes. Përse jo? Paqe për të gjithë në një Kuvend gjithpërfshirës. Cili prej jush nuk e do paqen? Nuk janë gjyqet faktor i paqes e as i krenarisë. Gjyqet janë turpi i atyre që na i sollën mes nesh. Gjyqet janë për fatin e dy-tre personave. Fati i tyre nuk duhet të jetë fati juaj dhe fati i Vatrës.
Në emër të atyre 63 vatranëve, ju bëj një lutje, një kërkesë në mënyrën më njerëzore e të paqshme, propozoni dhe hidhni në votë kërkesën tonë për një Kuvend të paqes. Sikurse ne, vëllezërit tuaj morëm një vendim për paqe, merrni edhe ju nje vendim për paqe. Le të krijohet një grup i përbashkët dhe të shtrojë rrugën e këtij Kuvendi të paqes, si e vetmja zgjidhje që sjell fitore për të gjithë.
Valentin Lumaj
17 Mars 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.