back to top
4.5 C
Tirana
E enjte, 19 Dhjetor, 2024

Jeta duhet matur me ngjarjet, me risitë… – refleksion mbi telefoninë e sotme nga Klodi Stralla

Gazeta

Kabinat e dikurshme të telefonisë
Kabinat e dikurshme të telefonisë
Jeta duhet matur me ngjarjet, me risitë…
refleksion mbi telefoninë e sotme nga Klodi Stralla

Brezit tim, por edhe më gjerë, kjo foto na kujton kabinat e dikurshme telefonike të paraviteve ’90-të. Një bisedë telefonike me një njeriun tënd të afërt, që banonte në një qytet tjetër, nuk mund të realizohej direkt nga shtëpia, siç bëhet rëndom sot, sepse asokohe telefoni ishte privilegj vetëm i një rrethi të ngushtë familjesh të ish nomenklaturës komuniste dhe të disa pak mjekëve që e kishin domosdoshmëri për nevoja pune.
Personi i interesuar për të folur në telefon, me dikë që jetonte në një qytet tjetër, paraprakisht paraqitej në godinën e një Zyre Postare dhe që aty prenotonte ditën dhe orën e bisedës që do të bënte, natyrisht në përshtatje me mundësitë që kishte centrali telefonik (numrat dhe kabinat e kufizuara). Nuk bëhej fjalë të flisje brenda ditës, në përgjithësi pas një ose dy ditësh. Postjeri i çonte në shtëpi personit tjetër njoftimin për t’u paraqitur në Zyrën postare, në ditën dhe orën e caktuar për të zhvilluar bisedën dhe ai duhej ta respektonte orarin, përndryshe mund ta humbiste bisedën.
Kjo ishte procedura.
Si tani e kujtoj zërin kumbues të autoparlantit, kur centralistja njoftonte p.sh.: “Agimi me Petraqin nga Durrësi, kabina 3”; “Afërdita me Hysenin nga Kukësi kabina 2”…Për të mos folur pastaj për cilësinë e bisedës, që shpesh ndërpritej apo cilësinë e dobët të zërit që herë-herë mezi dëgjohej nga amortizimi i linjave apo aparatura telefonike e vjetëruar…

***
Sot rri buzë detit duke surbitur kafen dhe kujtohesh të telefonosh dikë, një mikun tënd në Kanadanë e largët dhe nuk duhen veç 4-5 sekonda dhe në ekranin e telefonit celular të shfaqet mikut yt, sikur ta kishe përballë. E pa imagjinushme kjo mrekulli tre dekada më parë!
Gabohet ai që e lidh moshën e tij me vitet, pra me numrin e rrotullimeve të Tokës rreth Diellit. Për mua sot kjo është bërë një njësi matse e vjetëruar. Jeta duhet matur me ngjarje, me risi e novacione që ndodhin e përjetohen në jetën e gjithsecilit. Dhe kam bindjen se, me këtë njësi te re matëse, brezi im me siguri i ka kaluar të 1000 “vitet”!

Marrë nga Muri i FB, Klodi Stralla, 25 mars 2024

 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.