“Vatra”…
nga Auron Tare
Një copëz nga emisioni i Adi Krastës mbrëmjen e kaluar fliste mbi sherrnajën shqiptare që po ndodh prej kohësh me një nga nismat më të rëndësishme, fisnike dhe vendimarrëse në fatet e Shqipërisë se shekullit të XX, të quajtur “VATRA”.
E themeluar vetëm 100 metra nga ndertesa hijerëndë e Masonerisë së Massachuset, në sheshin qendror të Bostonit (ku pjestarë kanë qenë disa nga figurat më emblematike të Pavarësisë Amerikane nga Britania Koloniale), Vatra u legjitimua në Qershor 13, të 1912. Në çertifikatën origjinale të ruajtur në Arkivën e saj si themelues janë emrat e Faik Konica, Lambi Chikozi, Fan S. Noli, Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere dhe Koço Kotta. Pak me vone janë shtuar edhe emrat e Konstantin Anastas Chekrezi dhe Vëllezërit Pani nga Dardha e Korçës.
Lavdia e Vatrës është e jashtëzakonshme, fuqia e saj e dikurshme e padiskutueshme. Shpesh si një Qeveri në Emigracion dhe qender e rendesishme e mendimeve përparimtare dhe intelektualisht e parakohshme për Shqipërinë.
“Vatra” me ikjen nga kjo botë të elitës së saj intelektuale u shua. Përpjekjet fshatareske, provinciale, megalomane dhe naive të një komuniteti që nuk mblidhet dot për të lobuar për çeshtjet me interes kombëtar apo për të ngrohur si dikur me thëngjinjtë e Vatrës çeshtjet e mendimit shqiptar, nuk kanë më vlerë.
“Vatra” duhet të shpallet një Monument Kombëtar, një xhevahir i mendimit intelektual dhe politik shqiptar dhe të vendoset në raftet e historisë.
Përpjekjet e dështuara për të ringjallur zjarrin e Vatrës nuk bëjnë asgjë më shumë se dëmtojne lavdinë e saj të dikurshme.
Brezat e rinj të diasporës shqiptare nëse duan t’i mbajnë lidhjet me vendin e origjinës se prindërve të tyre, kanë të gjitha mundësitë për t’i bërë në mënyra nga më të ndryshmet.
Vatra dhe vatranët e dikurshëm nuk janë më.
Të nderojmë kujtimin e tyre… asgjë më shumë nuk ka nevojë Vatra sot.
Debati rreth këtij shënimi të z. Auron Tare
Muhamet Omari
Shoku Tare, “mendimi i thelluar” i juaji si analizë e “pa-mvarun “, korrelon 100% me atë se çfarë kërkohet prej atyre që sot akuzohen si të deleguar nga organizata e Vorio-Epirit këtu në Amerikë. Është pikërisht teza “juaj” që qarkullon për ta nxjerrë Vatrën në “pension” harrese. Si duket instruksionet paskan mbrritë edhe tek ju. Uzurpuesit ilegjitim të institucioneve t’Vatrës po ndihmojnë sot një Kishë që ka patur aktivitet kundër Nolit qysh se ai predikonte tek Kisha Shqiptare e Shën Gjergjit. Me ndihmën e uzurpuesve, e gjithë arkiva e Kishës dhe e Vatrës do të dërgohet tek Kisha e Trinitisë së Shqipfolësve ku prift është njëë person i dërguar nga qarqe Greke. Ky prift është “vendosë” me urdhër si nën-kryetar i këshillit t’Vatrës pasi ishte nxjerrë jashtë nga Kisha Shqiptare Shën Gjergji e Nolit si i padëshiruar dhe si i akuzuar. Qela e Kishës Nolit po del n’shitje, t’gjithë materialet historike muzeale do të dërgohen për “ruajtje” tek Kisha e Trinitisë ku operon ky “Prifti”. Po bëhen përgatitjet për shitjen edhe të Kishës Nolit brenda një periudhe trevjeçare me justifikimin?????? Që s’paguan taksat, duke mos kenë efiçente n’shërbimin baritor. Po ndiqet taktika tradicionale komuniste: Harresa!
Shoku Tare: Ju si “puntor produktiv” në trajtimin e historisë arkeologjike, qëndroju përballë atyre që Butrinin, Apolloninë dhe disa të tjera i quajnë produkt të qytetnimit grek. Mediokriteti nuk e bën njeriun e përsosur, por e përsos atë vetëm si Mjet.
Autori Auron Tare
I nderuar a ka ndonjë mundësi që ju dhe të tjerë, kur ngrihet Flamuri Kombëtar në Boston në 28 Nëndor, të keni një Flamur të përshtatshëm, të pa grisur apo të rrudhosur? një ceremoni dinjitoze për këtë rast? Kaq, a e bëni dot? Kur nuk bëni një gjë kaq të thjeshtë leri komplotet të lutem. Shikoje problemin tek vetja jo tek të tjetër? Nëse grekët qenkan kaq të aftë për këto që shkruan zotërote, Bravo ju qoftë. Po ju çfarë bëni? Shani njeri-tjetrin?! Nuk mblidheni dot për një Organizatë që vetëm çelsa kashte ka, se të tjerat koha ju ka kaluar. Pse nuk vijnë rinia tek Vatra? Se gjejnë ca pleq që grinden me njëri-tjetrin.
Muhamet Omari
Reagim shumë “sensitiv”! Si me folë një Bangladeshas për Vatrën.
Autori Auron Tare
Ndonje argument a ke apo çi do argumentat?
Muhamet Omari
Po ç’reagim shoku Tare? Ti e lexon me sipër shqetësimin dhe si përgjigje m’thu: “Mirë jua bajnë Grekët!” Po më e pakta është mospërfillje e shqetësimeve që një pjesë po punon që t’mos lejojnë eskalimin e situatës dhe kthimin e Vatrës në binarët legjitimë të institucioneve n’bazë të kanunores. Vetëm një Bangladeshas jep një reagim të tillë absurd, pasi nuk i dhemb asgjë shqiptare më e pakta. Reagimi yt është tipik steriotip, po lëshoj ca fjalë prej larg duke i “drejtu” problemet n’qorrsokak t’argumentit. Mos i fut vehtes zor, rri n’bangladeshizmin tënd të problemeve të Vatrës .
Valentin Lumaj
I nderuar z. Tare,
Të gjitha përpjekjet tona si vatranë bëhen për një qëllim: Ruajtjen e Vatrës:
1.Nga shuarja (që ju rekomandoni). Ne besojme se Vatra ka akoma shumë për t’i dhënë kombit dhe Vatra duhet të jetojë aq gjatë sa të ketë shqiptaro-amerikanë patriotë.
2.Për ta ruajtur Vatrën nga shqiptarët zullumqarë (siç janë drejtuesit e sotëm ilegjitimë të saj), për ta keqpërdorur emrin dhe famën e saj për interesa personale apo të biznesit.
Do të ishte mirë që Vatra të shpallej me ligj monument i kulture shqiptare, sepse e tillë është, dhe ajo njëkohësisht të vazhdonte misionin e saj, por nuk e di se si mund të realizohet kjo, kur Vatra është entitet amerikan, i regjistruar në një gjykatë amerikane.
Prandaj, përpara se të fantazojmë se si Vatrës t’ja shuajmë zjarrin dhe ta bëjmë një relike të vdekur, pse të mos përpiqemi të gjithë bashkë t’i japim zjarr dhe shpirt nga vetja jonë?!
Ruajtja dhe mbajtja gjallë e Vatrës sot nuk është liri e njerit apo tjetrit, por detyrë e secilit që ka gjak shqiptari!
Autori Auron Tare
Valentin Lumaj i nderuar është një përgjigje shumë e thjeshtë. Se ata burra që bënë Vatrën që shkrinë pasurinë e tyre për ca ideale nuk janë më. Nuk ka më burra dhe intelektualë që ta ngrejnë Vatrën, por ca pleq që zihen me njeri-tjetrin. Kaq e thjeshtë është kjo punë.
Çezar Ndreu
Imagjino: Këtë e thotë një person që: me dekada është paguar nga shteti shqiptar, gjoja për Trashigiminë kombëtare!
Vatra sot, duhet të ekzistojë, pikërisht për: Ruajtjen e trashëgimisë shqiptare në këtë kontinent!
Siç e bëjnë kombet e tjera grekët, italianët, portugezët, afrikanët…
Ju si ish minister rilindas, krijuat edhe Ministrinë e Diasporës! Dhe para se të akuzoni Vatrën, jepni njëherë shpjegime
se çfarë u bë dhe po bëhet, me përpjekjet tua fshatareske mbi Butrintin dhe trashëgimninë tonë kombëtare?
Gazeta Dielli sot, është gazeta më e vjetër në USA, për sa i përket shtypit të ish emigrantëve në këtë kontinent!
Autori – Auron Tare
I nderuar, si pasardhës i një anëtari të Vatrës që në fillesat e saj, kam një të drejtë modeste për të komentuar mbi Vatrën. E dyta jam i lirë të shpreh mendimin tim. E treta, i nderuar më ngatërron me ndonjë person tjetër kur flet për pagesa apo pozita shtetërore. Unë nuk kam qenë ndonjë herë ministër. Angazhimet e mija në trashëgimi janë vullnetarisht. Unë nuk akuzoj njeri për asgjë por po them që: Vatra e ka mbaruar me kohë Misionin e saj. Kaq! Përsa i përket Butrintit unë kam kontributin tim modest. Ju apo “Vatrën” nuk ju kam dëgjuar të flisni ndonjë herë. E fundit Gazetën Dielli (shumë shenja qeshjeje) a e lexon njeri?!
Çezar Ndreu
Kisha parasysh ministrin e Qipros turke!
Atë ish ministrin që merrej me kambizëm dhe darkonte në Ëashington me Daçiqin!
Sa për lexinin e Diellit, sot në epokën që jetojmë nuk lexohet NeëYork Times e gazeta të tjera shekullore, ku vendin ua kanë zënë Fb,Tik- Toku etjerë.
Vatranët angazhimet e tyre i kanë edhe ata angazhime vullnetare, së paku gjatë ish Luftës së Ftohtë… dhe deri dje!!
Autori Auron Tare
Çezar Ndreu e shikoj se ndaj të njejtin mendim me Ju edhe pasardhës të atyre që spiunonin Nolin në polici. Arkivat janë me zarar të nxjerrin lakrat sheshit!
Çezar Ndreu
Tek cila polici spiunonin, këta ish pasardhës? Te policia e Hysni Kapos?
Arkivat nuk janë me zarar, përkundrazi ato janë me vlera, sidomos në botën Perëndimore! Pasi e vërteta do thënë ashtu siç ka ndodhur, por jo të manipulosh me to!!
Valentin Lumaj
Po pra i nderuar Tare, kjo është teoria që shpallin analistë si ju “s’ka të tjerë me të mirë”, që po përdoret edhe në strukturat e shtetit shqiptar, se gjendja në Vatër është kopje apo reflektim i gjendjes në Shqipëri. Kështu ndodh kur “Padishahu” juaj atje, mbasi kap të gjitha pushtetet, po kap edhe Diasporën, përfshi Vatrën!
Po si more nuk paska diaspora shqiptare, me e madhja në botë nga popullsia, me 1 milion shqiptarë vetëm në Amerikë, por paska vetëm një të pashkollë, një hajdut pulash dhe një SHIK-as për të drejtuar Vatrën dhe Diellin?!
E vërteta është se Amerika ka shqiptarë sa të duash për t’i dhënë Vatrës, por nganjëherë shqiptarët nxjerrin plehrat në krye. Është koha e plehrave si në Vatër edhe në Shqipëri i nderuar Tare.
Marlin Hysi
Me aq sa kam parë nëpër video, në mbledhjet e Vatrës nuk ka asnjë intelektual, me gjithë respektin për ata që mundohen për ta mbajtur këtë organizatë. Megjithëse jo vetëm kjo organizatë. Një nga problemet që kemi është se nuk kemi më si elitën që formuan këto organizata të cilët kishin një përgatitje elitare të jashtëzakonshme në çdo fushë.
Naim Sokoli
Vatra – Çerdhja e sllavokomunistve
Eduard Demo
Auron Tare Respekt, lavdinë e “Vatrës” e kisha të ndjerë sadopak edhe para viteve ‘90 , por u krenova me të kur nisa të bëja librin për Luftën Kombëtare të Vlorës në 1920.
Si mundet sot të diskutohet përçarja në mes tyre!!!!!! Zot na ruaj!
Jozef Radi
Po si ndodh që çdo gje ku vënë dorë komunistet bëhet baltë e bajgë… sot e 80 vjet! A ka ndokush shpjegim?!?
Autori Auron Tare
Duhen pyetur ata në Amerikë, pse Vatra ka rënë aq poshtë!
Marrë nga muri i FB, Auron Tare, 3 prill 2024