back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

1994 – Gjyqi ndaj nomenklaturës së lartë komuniste

Gazeta

Gjyqet ndaj nomenklaturës së lartë komuniste (1993-1996)
Gjyqet ndaj nomenklaturës së lartë komuniste (1993-1996)
1994 – Gjyqi ndaj nomenklaturës së lartë komuniste

Gjyq sa “për t’u hedhur hi syve” shqiptareve
Arjanit Çela ka dënuar me qindra njerëz me vdekje,
dënohet vetëm me 7 vjet burg…

Më 21 qershor deri 2 korrik 1994, në Gjykatën e Rrethit Tiranë u zhvillua një proces gjyqësor kundër disa ish drejtuesve të nomenklaturës së lartë komuniste, që kishin qenë anëtarë të Byrosë Politike, ministra, prokurorë të përgjithshëm, kryetarë të Gjykatës së Lartë, zëvendësministra dhe kryetarë të degëve të punëve të brendshme. Gjykata me vendimin nr. 505, datë 02.07.1994, i deklaroi fajtorë dhe i dënoi si vijon:

Gjyqi ndaj nomenklaturës së lartë komuniste
Gjyqi ndaj nomenklaturës së lartë komuniste

1-Adil Haki Çarçani, lindur në vitin 1922, në Fushëbardhë e banues në Tiranë, i izoluar në shtëpi. U dënua me 5 vjet burgim dhe me detyrimin e 667.727 lekë. Dënimin do ta kryente me kusht.

2-Manush Hydai Myftiu, lindur në vitin 1919, në Vlorë e banues në Tiranë, i arrestuar më 31.08.1991. U dënua me 5 vjet burgim dhe me detyrimin e 424.464 lekë. Dënimin do ta kryente për pjesën e mbetur në izolim shtëpie.

3-Ramiz Taip Alia, lindur në vitin 1926, në Shkodër e banues në Tiranë, në arrest shtëpie më 12.09.1992, më pas i arrestuar. U dënua me 8 vjet burgim dhe me detyrimin e 1.174.167 lekë.

4-Rita Sterjo Marko, lindur në vitin 1920, në Korçë e banues në Tiranë, i arrestuar më 04.12.1991. U dënua me 8 vjet burgim dhe me detyrimin e 275.873 lekë.

5-Simon Muçi Stefani, lindur në vitin 1929, në Përmet e banues në Tiranë, i arrestuar më 08.07.1992. U dënua me 8 vjet burgim dhe me detyrimin e 188.869 lekë.

6-Hekuran Selman Isai, lindur në vitin 1933, në Peqin e banues në Tiranë, i arrestuar më 28.09.1991. U dënua me 5 vjet burgim dhe me detyrimin e 413.082 lekë.

7-Aranit Hysni Çela, lindur në vitin 1923, në Vlorë e banues në Tiranë, i arrestuar më 8.1.1993. U dënua me 7 vjet burgim.

8-Rrapi Jovan Mino, lindur në vitin 1934, në Bubullimë e banues në Tiranë, i arrestuar më 18.10.1993. U dënua me 4 vjet burgim.

9-Zylyftar Qazim Ramizi, lindur në vitin 1937, në Aranitas e banues në Tiranë, i arrestuar më 18.10.1993. U dënua me 6 vjet burgim.

10-Veiz Shemo Hadëri, lindur në vitin 1949, në Rexhinë e banues në Tiranë, i arrestuar më 31.12.1993. U dënua me 3 vjet burgim.

Të gjithë u akuzuan për shpërdorim detyre dhe shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut në dëm të personit, në bazë të neneve 106 dhe 107 të Kodit Penal, në kombinim me nenin 13, me përjashtim të A. Çelës, Rr. Minos, Z. Ramizit, V. Hadërit, që u akuzuan vetëm në bazë të nenit 106/13 të Kodit Penal. Akuzat kryesisht lidheshin për dënime pa faj, për internime, vrasje pa gjyq, sipas legjislacionit të kohës. Në vendim janë përmendur disa emra të të vrarëve në kufi, si dhe fakti i poshtërimit të kufomave.
Me vendimin nr. 378, datë 17.09.1994, të Gjykatës së Apelit Tiranë, u kualifikuan disa vepra penale, duke ndryshuar kohën e vuajtjes së disa të dënuarve.

Marrë nga Muri i FB, Kujtim Cekani, 6 prill 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.