Dy fjalë për autorin Vinçenz Golletti Baffa
Parathënie nga Jozef Radi
rreth librit “Plus uno maneat, perenne saeclo”
Koha e ka provuar tashmë plotësisht rezistencën e njeriut shqiptar, përballë rrezikut të asimilimit. Duke qenë popull pa shpirt ekspansioni, i rrethuar jo vetëm prej popujsh, por edhe prej perandorish të mëdha, kërcënimi i të cilave shpesh ka rrezikuar edhe kontinentin e vjetër, atij i është dashur la perfeksionoje gjer në përsosje sensin e qëndresës dhe të mosnënshirinit. Perandoritë e stërmëdha si perandoria romake, perandoria bizantine, dyndjet sllave dhe perandoria osmane të cilat kapërdinë në atë shtrirjen e tyre shumë popuj, e nuk mund le thuhet se kanë shkuar pa lënë gjurmë në jetën e këtij populli. e megjithatë rreziku i asimilimit përsosi (padashje) genin e qëndresës tek shqiptarët…
Arbëreshët e Italisë, janë një shembull i madh ku vazhdimisht duhet të gjejmë sfidën e një populli përballë kërcënimit të asimilimit dhe genin e qëndresës në një hapsirë pesë shekullore. Vlerësimi i përpjekjeve titanike në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës si dhe hov i madh që pati kjo lëvizje në shekullin e XIX dhe të XX, shpesh u ka paraprirë edhe lëvizjes për çlirim në Shqipëri. S’duhet harruar se vlera e Naimit, Samiut, Çajupit, Mjedës, Vasës, Fishtës e të tjerëve ecën në të njëjtin rrafsh me veprat e De Radës, Darës, Kamardës, Serembes, Varibobës, Skiroit e plot figurave të tjera, që edhe pse ca më minore, plotësuan gjer në imtësi mozaikun e një lufte dhe përpjekjet titanike të gjithë atyre që e ruajtën dhe e përsosën genin e qëndresës së këtj populli.
***
Libri “Plus uno maneat, perenne saeclo” (Pastë jetë të gjatë më shumë se një shekull) i Dr. Vincenx Golletti Baffa-s, që i paraqitet lexuesve, është pjesa e parë e një përmbledhjeje shkrimesh, artikujsh, studimesh dhe humori tipik arbëresh që edhe sot e kësaj dite kultivohet nëpër fshatrat e Kalabrisë, Puljes, Siçilisë, Abrucos e gjetkë. Të gjitha këto shkrime janë botuar në revistën Arbëreshe “Katundi Ynë”. Pjesa e parë përmbledh shkrime të viteve 1974-1977. Më pas do të vazhdojnë të botohen edhe pjesët e tjera të kësaj vepre modeste, që sigurisht ruan në vetvete kontributin e gjatë të një njeriu, që edhe pse jetoj në mes shtetesh të qytetëruara (si fjala vjen Italia e Gjermania) mendoi dhe shkroi vetëm arbërisht, pra shqip.
Dr. Vinçenx Golletti Baffa lindi me 28 gusht 1924, në një zonë të Kalabrisë, në fshatin Civit (Çifti) ku jeton prej shekush një komunitet arberësh, varianti gjuhësor i të cilit, në formën e tij të pastër i afrohet mjaft gjuhës së sotme shqipe. Është e domosdoshme të kujtojme se në Civit arbërishija ishte jashtëzakonishi e fuqishme dhe nurmi i burrave dhe grave që improvizonin vargje me lehtësi ishte i madh. Në këtë atmosferë u rrit Enxini i vogël.
Në moshën tetëvjeçare ai shkon në Romë e pas dy vjetësh në Peruxhia ku mëson mjaft mirë latinishten, greqishten e vjetër dhe frëngjishten. Nën ndikimin e gramatikës italiane ai nis të studiojë me pasion edhe arbërishten. Në kohën e luftës ai vazhdon fakultetin e filozofisë në Universitetin e Romës, duke marrënjohuri edhe në fushën e historisë, giuhësisë dhe letërsisë shqipe. Njohja e tij me Koliqin do t’i shërbente mjaft në formimin e tij.
Mbas luftës ai kaloi një periudhë të vështirë, por për asnjë çast ai nuk i shkëputi lidhjet e tj me kulturën dhe vendlindjen. Kjo etapë mund të quhet periudha e akumulimit dhe e forminit të tij. Punon për mjaft kohë si mësues privat në shumë lëndë, më pas punon në bibliotekën qytetare dhe me kursin e gjuhës italiane në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Universitetit të Frankfurtit dhe të Heidelbergut.
Dalja e revistës “Katundi Ynë” me drejtor Dhimitër Emanuelen përbëjnë një çast të rëndësishëm edhe për gjithë krijimtarinë e Gollettit. Në vitin 1973, ai ka rast të vizitojë Shqipërinë. Entuziazmi i tij për çudi shoqërohet jo vetëm me heshtjen, por edhe me një ndjenjë mospërfillëse ndaj punës së tij intelektuale. Për afro dy dekada në çdo numër të Revistës “Katundi” do të gjesh edhe shkrime me emrin e Vinçenz Gollettit, me shqetësimet e tij prej arbëreshi intelektual për gjuhën dhe kulturën shqipe.
Ndërkohe ai do të botojë librat shkollore “Alfabeti shqip i programuar” – 1977, “Libër këndimi i programuar” – 1981, përshtatur për fëmijë të çdo moshe që njohin alfabetin latin, “Libri im i parë” – 1979, “Antologji e shkurtë me proza argëtuese” si dhe “Gjuha jonë me hare” – 1982.
Kjo është me pak fjalë, një skicë për një portet të Prof. Vinçenz Gollettit, vepra e të cilit, për së pari herë i paraqitet lexuesit shqiptar.
Jozef Radi,
Tiranë, më 5 mars 1993