back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 24 Nëntor, 2024

“Unë dhe Parisi” – rrëfimi i mjekut Xhovan Kajana për Francën – nga Namik Selmani

Gazeta

Dr. Xhovan Kajana
Dr. Xhovan Kajana
“Unë dhe Parisi”
rrëfimi i mjekut Xhovan Kajana për Francën
nga Namik Selmani

Do të doja që këtë titull monologian ta kisha për vete. Sot nuk ndodh kështu edhe ose lumi i fjalëve do të ishte i pambaruar për këtë qytet.
Sot dua të dëgjoj një njeri të mençur, një evopian mentar që quhet Doktor Xhovan Kajana. Njeh jo vetëm Francën si kulturë si qytetërim, po dhe Austrinë dhe Rusinë dhe Anglinë… por që është një “francez vendi” si mund të thuhet jo me shaka, po shumë më seriozisht se seriozja.
Është Doktor Xhovan Kajana një nga farmacistët më të njohur në Berat. Një farmacist që do ta gjesh në punë deri në orët e vona duke lexuar, ashtu si nuk ndodh jo në qytete të provincës, por dhe në Tiranë.
Punon dhe lexon sa e sa libra. E njeh historinë e Francës deri në detajet e panumërta, data, udhëheqës, arkitektë, shkrimtarë, artistë, politikanë, mjekë, janë në kujtesën e tij të gjallë. Kur bëj një udhëtim jashtë shtetit në Evropë e në SHBA, takimi urues për udhëtimin dhe atë të kthimit e bëj me të. Një kod i çuditshëm që ai e ka të përhershëm me mua dhe me shumë njerëz që udhëtojnë jashtë.
Është anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Koleksionstëve të Shqipërisë. Kur na fut në arkivin e tij shohim aty më tepër se 3000 relike fotografi, dokumenta të rralla, sa me to mund të bësh dhe një muze më vete. Para se të japë disa detaje për kontaktet e tij kulturore me Francën ai na bën një portret të Francës në shekuj.
Francezët zhdukën feudalizmin dhe sollën progres në Evropë e më tej. Populli francez është ndër kombet që i kanë dhënë artit botëror, shkencës, demokracisë e më gjerë. Është zyrtare se numri i shkencëtarëve që ka më shumë si komb janë në Francë e më tej në Gjermani e më tej. Përtej këtyre gjykimeve ai na bën një listë të kontakteve të tij familjare shpirtërore. Në këtë bisedë ai nuk e fsheh emocionin. Të nxjerr shumë shkresa nga arkivi i tij që e ka atje në farmacinë e tij në qendër të Beratit.
“Në vitet 1890-1900 në Paris ka studiuar gjyshi im – nis rrëfimin, – dhe është diplomuar në specialitetin e gjinekologut. Për këtë ka shkruar në Enciklopedinë e tij për personalitetet e mjeksisë shqiptare dhe Profesor. Dr. Flamur Tartari. Më tej në Paris do të shkonte dhe Xhaxhai i tij Dhimitër Nasi Kajana që do të kishte si udhëheqës teme një nga doktorët më të njohur të Francës së atyre viteve Doktor Profesor Bezanson, që ishte Anëtar i Akademisë së Mjeksisë, Komandant i Legjionit të Nderit. Këtë shkollë ai e kreu në periudhën nga viti 1928, deri në vitin 1934. Për shumë kohë ai punoi dhe si mjek në Spitalin Lenek të Parisit.
“Kam qenë në Paris në vitin 1999, i ftuar në Bienalen e Koleksionistëve të Botës me rastin e 210-vjetorit të Revolucionit francez. Kam një arkiv të tërë për Parisin, ashtu si dhe relike të shumta duke nisur që nga Kulla Ejfel. Bashkëshortja ime ka mbaruar studimet për Gjuhë dhe Qytetërimin Francez në Tiranë e kjo më ka bërë që të kem dhe një bibliotekë të pasur me të gjithë përkthimet e letërsisë franceze…”

Dr. Dhimitër Kajana
Dr. Dhimitër Kajana

Në rrëfimin e tij Doktori na kujton shumë personalitete.
Flet për shqiptarizmin e La Martinit, për teatrin e Molierit, për Prosper Merimenë. Flet për artistin e jashtëzakonshëm të kinemasë Zherar Filipi që e bëri Stendalin të flasë saktësisht në ekran. Ai ishte idhulli i brezit te viteve ‘60. Të kujton dhe jep sa e sa detaje për Sharl Aznavur dhe Edith Piaf. Thotë se Grand Opera nga ana arkitekturore është e paimitueshme. E befas e pyesim me atë pyetje që është vërtet e vështirë. Jo enigmatike, por ka udhëkryqin “A do ta pranoje që të ishe një ditë banor i përjetshëm i Parisit?” Sërish ai thërret në ndihmë Francën dhe mentarinë e saj. E fillon nga Balzaku që thotë se vendlindja është si oazi në shkretëtirën e nxehtë, në fund të së cilës është ai oazi, uji, freskia. Vendlindja është e dashur si djepi…
Së fundit thotë: “Shqipëria është atdheu im e nuk e lë dot…” Kërkon që në tavolinë të ketë një shishe me konjak francez “Napoleon”. Dhe në fund të kësaj bisede, ai sërish thërret në ndihmë arkivin. Është një letërkëmbim mes tij dhe Doktor Teodolosë që para disa vitesh është bërë ndër të parët Qytetarë Nderi të Beratit, për tërë atë kontribut që ai i ka dhënë këtij qyteti ku dhe frankofonia është në nivelin më të lartë. Është në këtë urim edhe zonja Karlette Kolone: “Vemendja juaj e madhe dhe suveniri i një mjeshtri si zoti Sulejman Lapardhaja, shpreh mirënjohjen tonë.”
Keni të falat më të ngrohta për shëndetin tuaj, për familjen e atdheun. Faleminderit përsëri për afeksionin tuaj të madh që na ke dhënë!”. Me këtë rast kujtuam me shumë respekt dhe Mjeshtrin e Beratit në dru “Nderi i Qytetit të Beratit”, zoti Lapardhaja i ndarë para disa viteve nga jeta. Një objekt prej druri i punuar nga dora e tij e artë iu dha Zotit Mishel Platinisë që dha përshtypjet e tij shumë të mira për vlerat artistike të këtij relievi në dru.
Rrëfimi i Doktori Xhovanit mund ta gjesh dhe nga shumë të tjerë në Shqipëri, por zgjodhëm Beratin, këtë qytet të UNESCO-s që ka disa pika të përbashkëta me Parisin në vlerat muzeale që ata kanë brenda tyre, në atë lashtësi qytetesh që ata kanë.
Xhovan Kajana është e do të mbetet avokati më i mirë kulturor i Parisit, i frankofonisë sa shpesh thotë: “Unë e dua Parisin, e dua Francën. I dua shumë, shumë.” Me këtë rast ashtu si surprizat që ai na bën ngaherë, na afron një fotografi të Parisit të fotografuar 100 vjet më parë, ku duket në të njëjtën foto Luvri, Sena dhe Ura e Artit. Midis Senës ka shumë anije. Një ngjyrë gri sikur e madhështon dhe më shumë këtë qytet magjik. Duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar në Parisi.
Ah, Paris….

Namik Selmani Shkrimtar, ish-mësues i shkollës së mesme “Babë Dudë Karbunara” Berat
Boston, Prill 2020!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.