back to top
1.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Global Albania – koncept i ri për Diasporën – nga Artur Shkurti

Gazeta

Artur Shkurti - Drejtor i shkollës "Udha e Shkronjave" - Tiranë
Artur Shkurti – Drejtor i shkollës “Udha e Shkronjave” – Tiranë

Global Albania – koncept i ri për diasporën
nga Artur Shkurti
autor i librit Global Albania

Global Albania është koncept për të përfshirë diasporën në zgjidhjen e problemeve kombëtare shqiptare. Në botë janë evidentuar rreth 600 organizata shqiptare.
Global Albania, rekomandon procedura, mënyra sjelljeje, se si këto organizata shqiptare të shtrira kudo të vihen në komunikim dhe bashkëpunim të frytshëm me njëra-tjetrën me synimin për të formuar një bashkim që do të prodhojë një opinion publik shqiptar global, të aftë për t’u dhënë drejtim problemeve kyçe që kalon kombi shqiptar (brenda dhe jashtë atdheut).
Hapi i parë themelues është njohja reciproke ndërmjet organizatave, jo vetëm në përmbajtje por edhe në formë. Ato i japin formë njohjes së dyanshme, akreditojnë njëra-tjetrën.
Hapi i dytë themelues: Kur një organizatë shqiptare arrin të njihet nga 30 organizata të tjera që janë të përhapura në 12-20 shtete të Evropës dhe Amerikës së Veriut, atëherë ajo quhet anëtare e Global Albania. Që ky kusht të plotësohet duhet që edhe ato organizata që e kanë njohur organizatën në fjalë të përfundojnë akreditimin për veten, pra të jenë edhe ato pjesë e Global Albania.
Hapi i tretë themelues: Global Albania fillon të funksionojë plotësisht në çastin që 100 organizata shqiptare të diasporës kanë akredituar njëra-tjetrën.
Global Albania synon që organizatat shqiptare t’i japin vetes komponentin “global”. Deri tani ato kanë një profil lokal, pra veprojnë në një qytet apo shtet të caktuar, me një komunitet të caktuar. Bashkëpunimet janë sporadike dhe mungon audienca shqiptare globale për to. Një vëmendje historike kombëtare e ka marrë vetëm “Vatra” (SHBA). Çështja e orientimit global është quajtur si aftësi dhe detyrë vetëm e shtetit shqiptar. Global Albania synon ta ndryshojë situatën. Megjithë dëshirën e mirë, shteti shqiptar përfaqëson kryesisht qytetarët brenda kufirit dhe nuk mundet të kuptojë sa duhet dhe nuk mund të ndihmojë sa duhet diasporën. Është diaspora që e kupton diasporën.
Synimi është që përmes Global Albania të prodhohet edhe një “qendër tjetër graviteti”, përveç asaj që është në atdhe.
Kjo do ta ndryshojë cilësisht punën e tyre.
Deri më tani lidhjet e organizatave me njëra-tjetrën, kanë qenë spontane, ose të organizuara nga shteti shqiptar në disa forume, ose nga ndonjë organizim brenda shtetit ku ndodhen. Ato asnjëherë nuk kanë kaluar në nivel global dhe të jenë të pavarura në këtë organizim.

Global Albani - Artur Shkurti
Global Albania – Artur Shkurti

Global Albania synon t’i bëjë të afta organizatat e diasporës që të ndajnë së bashku produktet e një procesi të sigurt studimi, analize, reflektimi, komunikimi dhe bashkëpunimi, i cili do të prodhojë vizionin, vlerat dhe rekomandimet e nevojshme për organizatat shqiptare kudo në botë.
Global Albania nuk do të tundohet të shkojë drejt një përpjekje për të bërë parti politike. Ajo synon ta formatojë politikën me Frymën e Kombit duke përdorur si mjet detyrues opinionin publik. Ky pozicion është i detyruar të jetë jashtë partive.
Global Albania vjen në çastin e duhur, sepse ndërkohë që Shqipëria po dobësohet përmes shpopullimit, e kundërta po ndodh me diasporën, ajo po forcohet jo vetëm përmes numrave në rritje, por përmes shkollimit më të mirë, të përvojave globale më të vlefshme për ekonominë, përmes profesionalizmit të lartë. Por e vërtetë është që dobësimi i atdheut e dekurajon aq shumë diasporën, sa ajo mund të humbasë vetëdijen për forcën që ka grumbulluar dhe të mos e shfrytëzojë atë në dobi të vetes dhe të atdheut, pra të kombit në tërësi. Fryti i diasporës është pjekur dhe nuk duhet të lënë të kalbet. Koha se kur vilet ky fryt është vendimtare dhe koha është tani. Brezi i parë i emigrantëve të cilët u lindën në Shqipëri janë gjallë dhe është pikërisht detyra e këtij brezi që ta bëjë këtë punë. Më vonë do të jetë shumë më e vështirë të bëhet e njëjta gjë me brezin e dytë që janë fëmijë që nuk kanë lidhje të fuqishme me Shqipërinë, që do të tregohen indiferentë e ndoshta edhe armiqësorë. Edhe brezi i dytë, i lindur jashtë, po dekurajohet nga dështimet e Shqipërisë.
Brezi i parë i emigrantëve ka nevojë për një komunikim e bashkëpunim global paralel, në mënyrë që të arrijë të formojë një opinion krejt të pavarur nga klasa politike e Shqipërisë dhe këtë opinion t’ia komunikojë atdheut në forma gjithnjë e më bindëse.
Ne ju ftojmë ta shpërndani këtë libër në të afërmit apo të njohurit tuaj kudo në botë, veçanërisht organizatave shqiptare.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.