back to top
2.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Besa – Pabesia dhe Vatra – nga Nosh Merrnaçaj

Gazeta

Nosh Merrnaçaj
Nosh Merrnaçaj
Besa – Pabesia dhe Vatra
nga Nosh Merrnaçaj

Çfarë është Besa? Besa është fjala e dhënë – premtimi. “Burri mbahet nga fjalët dhe kau nga brirët”, – thotë fjala e urtë shqipe.
Sa shumë flasim, mburremi, por dhe keqinterpretojmë këtë fjalë. Besa – kjo fjalë kaq e thjeshtë, por që ka frymëzuar shumë ngjarje historike dhe vepra letrare. Biles edhe shkrimtarë të huaj kanë shkruar për të. Romani “Besa”, i autorit Italo-Amerikan Louis Romano, e përshkruan më së miri domethënien, por dhe zbatimin e Besës ndër Shqiptarët në Amerikë. Ndonëse në këtë roman bëhet fjalë për një grup të implikuar në aktivitete mafioze, Besa prapseprap është e rëndësishme dhe e pathyeshme.
Por me sa duket, Besa zbatohet vetëm kur kemi të bëjmë me të huajt. Si Hebrejtë e pafajshëm apo edhe armiqtë tanë shekullore; Turq dhe Malazes, janë mbrojtur në emër të Besës. Mark Milani, në kujtimet e tij, e përshkruan një rast të tillë ku Shqiptarët në emër të Besës mbronin Otomanët që u kishin vrarë fëmijët. Edhe në librin e Romanos bëhet fjalë për Besë me Italianët.
Po a ka Besë me vëllanë, mikun apo shokun, pra me Shqiptarët? Duket që jo.
Më ka rënë në sy një fenomen në Kanunoren e parë të Vatrës.
Aty nuk ka një nen për shkarkimin e kryesisë. Do me thënë, shkarkim para se të mbarojë afati.
Ma merr mendja se ata që krijuan këtë kanunore e dinin shumë mirë që do të duhej një i tillë – Kushtetuta Amerikane e ka – por duke qënë se kemi të bëjmë me vëllezër e motra shqiptare, kjo duhet të jetë lënë jashtë me qëllim. Ne jemi Shqiptarë dhe mbahemi mbas fjalës, pra Besës. Nuk kam ndonjë fakt për këtë, por për mua ky është shpjegimi më i mundshëm.
Të vimë te ditët tona dhe të shohim të gjitha energjitë e Vatranëve të shpenzuara dyerve të gjykatave, është për të qarë. Ku është Besa?
“Lëreni Vatrën!”, thonë shumë veta. Edhe unë ka shumë ditë që mendoj të njëjtën gjë. Jemi mësuar të ja mbathim sa herë që hasemi me vështirësi. Ikëm nga pushtuesit. Ikëm edhe nga qeveritë e këqija në vendin tonë dhe morëm rrugët e botës. Na dëbuan nga vendi ynë, por na gjetën edhe këtu në Amerikën e largët. T’i lëmë e të bëjnë ç’të donë? Të ikim? Po ku te vemi?
Unë jam lodhur së ikuri. Unë s’iki dot më.
Vatra është krijuar nga Shqiptarët për Shqiptarët dhe unë jam shqiptar.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.