back to top
-0.5 C
Tirana
E diel, 24 Nëntor, 2024

Dëshmi konkrete e veprimtarisë së palodhur së zonjës Marjana Bulku – rreth promovimit të librit “Një jetë – disa histori” – nga Agim Rexhaj

Gazeta

Marjana Bulku-Zeneli, prezanton në qytetin e New Yorkut, librin e saj “Një jetë - disa histori”
Marjana Bulku-Zeneli, prezanton në qytetin e New Yorkut, librin e saj “Një jetë – disa histori”

Dëshmi konkrete e veprimtarisë së palodhur së zonjës Marjana Bulku
rreth promovimit të librit “Një jetë – disa histori” nga Agim Rexhaj

Gazetarja Marjana Bulku-Zeneli, prezantoi të shtunën mbasdite, me 18 maj 2024, në qytetin e New Yorkut, në “The Producers Club Theater”, librin e saj “Një jetë – disa histori”, një përmbledhje me intervista, profile shqiptaro-amerikane, esse dhe refleksione letraro-gazetareske. Libri i Bulkut, sjellë mjaft individualitete shqiptare, të cilat udhëve të integrimit kalojnë nëpër sfida të përbashkëta, shumë prej të cilave janë iluminuese për të tjerët sot dhe nesër.
Si vetorganizatore e këtij aktiviteti, së bashku me familjen, zonja Marjana Bulku-Zeneli, në fjalën e hapjes, tha se: “…e shkroi këtë libër mbas ardhjes në Nju Jork, dhe se libri i saj është një botim dhe përmbledhje e punës së saj disavjeçare në gazetari dhe publicistikë…”
Po fjalën përshëndetëse zotit Agim Rexhaj – President Nderi i Vatrës, foli mjaft për auroren Bulku në këtë promovim.

Zoti Agim Rexhaj dhe pjesëmarrës të tjerë në takim me Autoren.
Zoti Agim Rexhaj dhe pjesëmarrës të tjerë në takim me Autoren
Të nderuar miq, motra e vëllezër,
e nderuara Marjanë
Ndjehem mirë që jemi mbledhë sot për një tjetër libër tuajin, e për një tjetër festë tonën. Sepse, gjithnji puna dhe vepra juaj na ka përbashkuar në kaq shumë histori, mbasi prej kohësh ju flisni e shkruani për personalitete, kontribute dhe vlera! Ju jemi mirënjohës dhe shpreh bindjen se shumë prej nesh këtu ndjehemi vërtet të nderuar që një autore si Marjana Bulku, kujdeset prej vitesh që kultura dhe vlerat shqiptare të mos mungojnë në Vatrat dhe Familjet tona. 
Në të vërtetë, të tillë e kam njohur zonjën Bulku qysh në momentet e para kur ajo u afrua në Vatër, më shumë se një dekadë të shkuar. Gjithnji dinjitoze dhe e papërtuar, gjithmonë përbashkuese, vlerësuese dhe kontribuese, duke u përpjekë sistematikisht me na përcjellë më të mirën e gruas dhe intelektuales shqiptare.
Librat e saj të shumtë, puna edhe qëndrimi i saj si te Vatra, si te Dielli, si te Albanian Culture po edhe në shumë aktivitete janë në sinkron me frymën e korrektesës gazetareske, me kulturën e gjerë që ajo zotëron dhe me shpalosjet dinjitoze në qendrime antikonformiste, prej të cilave ne si komunitet shqiptar i Amerikës, zgjerojmë jo vetëm frymën e komunikimit të ndërsjelltë, po edhe mbijetojmë përmes këtyre modeleve, vlerave dhe personaliteteve. Me kurajo mund ta them, se prej punës së saj edhe Vatra u lartësua, e kjo mund të vërehet më së miri e më së qarti edhe në faqet e librit që kemi në duar, “Një Jetë… disa Histori”, një dëshmi e mirfilltë, ku rrëfimet përmes intervistave apo portretet në pak rreshta të mjaft individualiteteve të spikatura të diasporës Amerikane e më gjerë, na shfaqen si një manual orientues për të sotmen dhe për nesërmen tonë të përbashkët.
Autorja Marjana Bulku, midis miqve të saj të Vatrës...
Autorja Marjana Bulku, midis miqve të saj të Vatrës…

Libri më i fundit i Marjana Bulkut, simbas leximit tim, mbetet një dëshmi konkrete e veprimtarisë së palodhur së kësaj zonje, e cila na ka nderue me praninë dhe punën e saj, në gjitha mjediset shoqnore dhe intelektuale, ku ndikimi e saj po lë gjurmë të padiskutueshme e ku unë si aktivist i kahershëm, mundem veç ta vlerësoj kontributin e saj në fushën e mediave dhe në edukimit patriotik e gjuhësor, si në Federatën tonë Vatra dhe gazetën Dielli, ku për shumë vite ajo ishte në krah të përkushtimit dhe kontributeve të zotit Dalip Greca, po edhe kollonë mbështetëse e televizionit Albanian Culture, pa harruar këtu edhe botimet e njëpasnjëshme që ajo na ka sjellë në këto vite. 

Jam i bindur, edhe pse në momentet që po kalojmë, do vlera tona janë zvetënuar disi, duke ia cënuar vetvetes do shtylla të patriotizmit dhe bashkëpunimit, por më besoni se kjo do të jetë diçka e përkohshme dhe kalimtare, sepse gjithkush do të vlerësohet për punët e mira dhe kontributet e ndershme dhe jo për fyerjet e paskrupullta dhe prapaskenat e errta.
Ndaj në mbyllje të kësaj fjale mundem me thanë se përtej përmbajtjes, figurave intelektuale që trajton dhe kulturës me të cilën është shkruar ky libër, zonja Marjana Bulku na përcjell mesazhe përbashkimi e uniteti, të cilat i ka pasur të përhershme, e mund të them se janë në ADN-në e saj, ndaj kudo ku ajo ndërvepron dhe lufton e thotë fuqishëm dhe pa asnjë ekuivok fjalën e saj.
Edhe njiherë, ju falenderoj nga zemra zonja Marjana, dhe ju uroj shumë suksese e të tjera, shumë vepra si kjo e sotmja, ku ju vazhdoni me na përcjellë frymën e vazhdimësisë e të përbashkimit. 
Agim Rexhaj 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.