back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Poezia “Unë jam Askushi! Kush je ti!” e Emily Dickinson – dhe një interpretim nga përkthyesi Alfred Kola

Gazeta

Emily Dickinson (1830-1886)
Emily Dickinson (1830-1886)
Poezia “Unë jam Askushi! Kush je ti!” e Emily Dickinson
dhe një interpretim nga përkthyesi Alfred Kola

Poezia “Unë jam Askushi! Kush je ti!” dhe versioni im në shqip, për pasionantët pas poezisë dhe shqipërimit…dhe një analizë nga kritika botërore në vijim… Lexim të mbarë…!

I’m Nobody! Who are you?

I’m Nobody! Who are you?
Are you – Nobody – too?
Then there’s a pair of us!
Don tell! they’d advertise – you know!

How dreary – to be – Somebody!
How public – like a Frog –
To tell one’s name – the livelong June –
To an admiring Bog!

Unë jam Askushi! Kush je ti!

Unë jam Askushi! Kush je ti?
Mos je – Askushi – edhe ti?
Pra jemi palë ne tani!
Mos trego! Do përflasin – e di!

Sa e trishtë – të jesh – Dikushi!
Sa publik – si një Bretk –
T’ia thuash emrin – gjatë qershorit –
Të admirueshmit Pellg!

Shqipëroi: Alfred Kola
Korçë, 24 maj 2020

Emily Dickinson (1830-1886)
Emily Dickinson (1830-1886)
A jemi të kënaqur me identitetet tona?!

“Unë jam Askushi! Kush je ti?” është një nga poezitë e shkurtra të Emili Dikinsonit, me vetëm dy strofa. (tetë rreshta). Ajo mbart veçorinë klasike të një poeme Dikinsoniane, shumë viza lidhëse, pikësim joortodoks dhe përdorim të hollë të fjalëve.
Tema kryesore është identiteti-vetiak dhe gjithçka që shkon me të. A jemi të kënaqur me identitetet tona, në lidhje me jetën private dhe me rolin tonë në shoqëri? – me identitetin tonë publik?
Vargu i parë është citim i popullarizuar që shpesh përmendet si titulli i poemës, por në të vërtetë, asnjë prej poezive të Emili Dikinsonit nuk ka titull. Ajo nuk u vendosi tituj poezive, thjesht shkroi vargje.
Janë shkruar shumë libra për këtë poete, si më e vetmuara e poetëve, e cila jetoi shumicën e jetës brenda kufijve të familjes në Amherst, Massachusetts, duke takuar pak njerëz, por duke shkruar qindra poezi, një pjesë e vogël e të cilave, u botuan gjatë jetës së saj.
“Unë jam Askushi! Kush je ti?” është e rrallë sa i përket strofës së parë, e cila i drejtohet lexuesit në mënyrë jozyrtare, si fëmijë. Kështu formohet pakti sekret midis Askushëve; si propozim midis ‘atyre dhe neve’.
Kjo është përshtypja fillestare e dhënë nga poezia. Askushi është një gjë e qenë, vetiake dhe joegoiste, që s’ka nevojë të njihet prej turmës vulgare, e kontrastuar me Dikushin, që është egoist dhe i zëshëm, që ulet mes mendjeve të tjera të trishta e të ngjashme e që përgjërohet të adhurohet prej turmës.
Pra, ekziston njëfarë dialogu me veten, teksa poetja cek të tjerët me prirje të ngjashme, për t’u pozicionuar kundër atyre që duan të reklamojnë emrin e tyre.
Si në shumë poezi të saj, Emili Dikinson ngjall habi të papritur, me përdorimin fjalës së vogël – bretk. Ajo e krahason Dikushin me bretkun, që gjithë kohës bën kuak-kuak në Batak.
Bretkët janë krijesat që renditen lart në vetëdijen e poetes, siç mund të shihet në letrën që ajo i shkroi mikes të saj, Mary Bowles:
“Bretkët këndojnë ëmbël – sot – ata kalojnë bukur – kohën – në qetësi, sa e këndshme të jesh Bretk!”
Pra, si ndodhi që ajo e bëri bretkun personazh kryesor në poezinë e saj? Dhe përse e përdor atë krejt ndryshe? A mos ndodh që poetja e shoqëron atë me publik ende vulgar që shpalos “reklamën e emrit”? Bretkët e zëshëm, janë përgjithësisht meshkuj, që këndojnë për të tërhequr një femër, ose për të deklaruar kufijtë e territorit të tyre…

Marre nga Muri i Fb i Alfred Kola, 25 maj 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.