back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Krishtërimi ndër shqiptarë… nga Dr. Kolec Topalli

Gazeta

Profesor Kolec Topalli
Profesor Kolec Topalli
Krishtërimi ndër shqiptarë…
nga Dr. Kolec Topalli

 

Krishtërimi ndër shqiptarë nuk është më rrjedhë të huaj, sepse atë nuk e përhapën misionarët grekë o latinë e aq më pak sllavë; por ai hodhi rrënjë, si në shumë vende të Mesdheut, nga apostujt e dishepujt e tyre që në periudhën apostolike. Në Biblën e Shenjtë, në Letrat e Romakëve, Shën Pali thotë: “ita ut ab Ierusalem per circuitum usque ad Illyricum repleverim Evangelium Christi ­ – Qysh prej Jeruzalemit e deri përreth Ilirisë kam përhapur Ungjillin e Krishtit”. Këtë fakt, dijetari arbëresh Gaetano Petrotta e interpreton kështu: “Shën Pali me ithtarët e tij zbarkuan në Apolloni për të shkuar prej andej në Maqedoni, në Iliri e Epir. Pas dy vjetësh (62­64), kur u lirua nga burgu i Romës, vizitoi Spanjën e pasi kaloi përsëri në Itali, u kthye në Lindje e nga Azia, përmes Maqedonisë, u shty në Iliri deri në Nikopoli, qyteti metropol i Epirit, i themeluar nga Augusti në kujtim të fitores mbi Antonin”; kurse Giuseppe Ferrari, një tjetër arbëresh, lidhur me këtë udhëtim të Shën Palit në Iliri, thotë: “Kjo ka ndodhur, me sa duket, gjatë udhëtimit të tij të tretë, kur vinte nga Maqedonia, duke ndjekur rrugën Egnatia, që përfundonte në Durrës”. Ndërkaq, nga jetëshkrimi i apostujve, del se edhe Shën Luka e Shën Andrea kanë predikuar fenë e Krishtit në Iliri dhe historianët flasin për shumë martirë ilirë të kishës kristiane në periudhën e Dioklecianit. Përhapjen e krishterimit ndër shqiptarë e favorizuan edhe kontaktet e hershme parakristiane të trojeve të brigjeve të Ballkanit Perëndimor me perandorinë e fuqishme të përtej Adriatikut, me kulturën e Romës së lashtë dhe gjuhën latine. Për hir të këtyre kontakteve, që erdhën në përfundim të fushatave pushtuese të Perandorisë Romake në Ballkan, shqiptarët ranë nën ndikimin e qytetërimit romak, gjë që e shpejtoi shumë përhapjen e krishterimit në këto anë; ashtu sikurse feja e re që përqafuan shqiptarët ndihmoi në përvetësimin e elementeve të kulturës më të përparuar të asaj kohe, mbi bazat e së cilës është ngritur qytetërimi i sotëm perëndimor.

Krishterimi ndër shqiptarë pati dy porta kryesore, Durrësin e Salonën. Kjo e fundit, si juridiksion kishtar, shtrihej deri në Lezhë dhe, me ndarjen përfundimtare të Perandorisë Romake në dy pjesë, në atë të Lindjes dhe të Perëndimit, gjendja nuk ndryshoi, duke mbetur Prevalitana, me qytete kryesore Shkodrën, Lezhën e Doklenë, e varur nga Roma.

Marre nga Muri i FB i Ben Oroshit

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.