Fotoja me Inteligjente e të gjitha Kohërave
Në vitin 1927, një event shkencor mblodhi disa nga mendjet më të mëdha të botës në një sallë…
Atë vit, 29 shkencëtarë u takuan në Bruksel për Kongresin e pestë të Solvay.
E thirrur nga kimisti dhe industrialisti belg Ernest Solvay, tema e konferencës së atij viti ishte “Elektronet dhe fotonet”, tema të diskutuara në teoritë e reja të mekanikës kuantike.
Mes tyre ishin fitues të çmimit Nobel dhe profesorë nga katedra prestigjioze universitare, duke përfshirë emra legjendarë si Marie Curie, Albert Einstein, Niels Bohr dhe Erwin Schrödinger.
Gjatë eventit, të pranishmit u mblodhën për atë që u quajt “fotoja më inteligjente” e të gjitha kohërave: një foto e thjeshtë e bërë në një nga momentet më emocionuese.
Fotografi Benjamin Couprie kapi atë që konsiderohet një foto historike në shkencë në vitin 1927.
Në foto shfaqen:
Rreshti i pasëm (në këmbë), nga e majta në të djathtë: Auguste Piccard, Émile Henriot, Paul Ehrenfest, Édouard Herzen, Théophile De Donder, Erwin Schrödinger, Jules Emile Verschaffelt, Wolfgang Pauli, Werner Heisenberg, Ralph Fowler, León Brillouin.
Në rreshtin e mesëm, nga e majta në të djathtë: Peter Debye, Martin Knudsen, William Lawrence Bragg, Henrik Anthony Kramers, Paul Dirac, Arthur Holly Compton, Louis de Broglie, Max Born, Niels Bohr.
Rreshti i parë, nga e majta në të djathtë: Irving Langmuir, Max Planck, Marie Curie, Hendrik Lorentz, Albert Einstein, Paul Langevin, Charles-Eugene Guye, Charles Thomson Rees Wilson dhe Owen Richardson.
Marrë nga muri i FB Saimir Kadiu