back to top
-0.5 C
Tirana
E diel, 24 Nëntor, 2024

Rrufeja nuk ka nevojë me ia ndriçue kush rrugën – nga Ardian Ndreca

Gazeta

Ardian Ndreca
Ardian Ndreca
Rrufeja nuk ka nevojë me ia ndriçue kush rrugën
nga Ardian Ndreca

Sot më erdhi nji ftesë me titull: “Reflektim mbi pasqyrimin vibrues të artit shqiptar në shekullin XX”, bahet fjalë për nji ekspozitë që synon rijetësimin e Galerisë Kombëtare të Arteve
Ishin përzgjedhë gati 90 artista. Nji vistër e pafund emnash ku nuk mungonin edhe artistat e vërtetë. Megjithatë shndriste me mungesën e tij i përjashtuemi i gjithmonshëm, piktori Lin Delija.
Në kohën e komunizmit veprat e tija ndaloheshin në doganën e Rinasit dhe asgjasoheshin me urdhën prej nalt si artist dekadent dhe anmik i komunizmit. Mbas ramjes së regjimit kur u ofrue me dhanë kontributin e tij për artin sakral në vendlindje u pengue prej mediokriteteve të rastit. Ma vonë kur nji shoqatë italiane që mban emnin e tij, i dhuroi Galerisë Kombëtare të Arteve nji numër të konsiderueshëm veprash, ato nuk u ekspozuen asnjiherë.

Lin Delija - Plojë mbi të pafajshmit
Lin Delija – Plojë mbi të pafajshmit

Ndër vite, disa kryetarë bashkije në Shkodër, përfshi edhe aktualin, janë shprehë se do t’i japin vendin që meriton Lin Delisë në Galerinë e qytetit të tij të lindjes. Deri tashti vetëm premtime boshe.
Lin Delija mbetet nji artist i vërtetë e ndryshe prej shumicës së atyne që janë përfshi në ekspozitën në fjalë, veprat e tija ndodhen në Pinakotekën e Artit Modern në Vatikan, në Muzeun e Artit Modern në Romë, pranë Fondazione Paolo VI në Brescia, në München, Erlangen, Palermo, ndërkaq i asht kushtue nji Muzeum në Antrodoco (Rieti), nji pjesë e Galerisë Bashkiake të qytetit të Osimo (Itali) etj.
Lin Delija do ta kishte nderue atë vistër emnash. Fakti që e kanë anashkalue si gjithmonë – edhe në nji përzgjedhje kaq të gjanë – tregon shpirtvogëlsi e ndrydhje shpirtnore.
Do të ishin të justifikuem vetëm nëse mendojnë sinqerisht se Lin Delija nuk asht pjesë e “pasqyrimit vibrues të artit shqiptar në shekullin XX”!
Nji artist bashkëkohor ka pohue se rrufesë nuk ka nevojë me ia ndriçue kush rrugën!

Lin Delija (1926-1994) - Autoportret
Lin Delija (1926-1994) – Autoportret

P.S. Për fat nuk kishin harrue artistin Edi Rama, edhe pse asht me leje krijimtarie tash tri legjislatura, tue krijue veprën e tij ma të madhe artistike, çmimin e së cilës ende nuk kanë lindë ata që kanë me e pague.

Marre nga muri i FB, Ardian Ndreca, 22 gusht 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.