back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Jeta ime është një aksident…” largohet nga jeta Alain Delon – shënim nga Sebastiano Alicata

Gazeta

Alain Delon (1936-2024)
Alain Delon (1936-2024)
“Jeta ime është një aksident…”
largohet nga jeta Alain Delon
shënim nga Sebastiano Alicata

“…Do ta la ktë botë pa e vu re. Jeta s’ka çka m’jep ma tepër, i kam pà e provue të gjitha. Por sidomos e urrej kohën e sodit, më vret. Gjithshka asht fallso, gjithshka asht zëvendsue, nuk e mban kush fjalën e dhanun, gjithë çka vlerësohet sot asht parja dhe pasunia. E di se kam me e lanë ktë botë pa asnji pishman…”
Alain Delon – aktor francez dhe nji artist europian (përkthye nga Astrit Cani)

Aktori Alain Delon
Aktori Alain Delon

Çdo gjë rrjedh dhe kalon: jeta, rinia, bukuria dhe suksesi.
Largohet edhe Alain Delon në moshën 88-vjeçare, aktori legjendar që la shenjë të pashlyeshme në kinematografinë franceze dhe atë ndërkombëtare.
Me karizmën e tij të patjetërsushme, Delon, është konsideruar si burri më i pashëm që ka ekzistuar ndonjëherë, ishte shumë më tepër se një yll kinemaje: ai ishte një ikonë, ishte simbol i burrërisë së ashpër, i aftë të përvetësonte kompleksitetin dhe sharmin e njeriut modern në filmat që lanë një gjurmë të thellë në historinë e kinemasë, dhe ndikim te mjaft breza të aktorëve dhe filmbërësve.
Nga debutimet e para, në vitet ‘50 e deri te rolet që e ngritën të lavdia si një prej aktorëve më të mëdhenj të kohës së tij, Delon ka punuar me regjisorët më të rëndësishëm të kinematografisë botërore, si Luchino Visconti, Jean-Pierre Melville dhe Michelangelo Antonioni. Filma si “Il Gattopardo”, “Rocco dhe vëllezërit e tij”, “Frank Costello – face d’angelo”, “The eklipse” dhe “La pool” ku ka përjetësuar talentin dhe aftësinë e tij për të luajtur personazhe komplekse, enigmatikë dhe shpesh të torturuar. Falë filmave të regjisorëve italianë Delon ishte thellësisht i lidhur me Italinë dhe i aftë të fliste shumë mirë italisht, aq sa të quhej “frëngjisht me lindje dhe italisht me zemër”.
Rivalitet i thellë me Jean-Paul Belmondo, një tjetër aktor emblematik i kinematografisë franceze:
“Karriera ime nuk ka lidhje me profesionin e ‘komedianit’, ky është vokacion. Ti dëshiron të bëhesh ashtu si dikush do të bëhet taksist apo furrtar. Ndjekin kurse, bëjnë shkolla, pastaj frekuentojnë konservatoret. Ka një ndryshim thelbësor midis Belmondo-s dhe Delon. Unë jam një aktor, Jean-Paul është një komedian. Një komedian reciton, kalon vite duke mësuar, ndërsa aktori jeton. Gjithmonë i kam përjetuar rolet e mia. Kurrë nuk kam recituar. Një aktor është një aksident. Unë jam një aksident. Jeta ime është një aksident. Karriera ime është një aksident!”
Aktori, u tërhoq nga skenat në vitin 2018, dhe prej kohësh ka qenë i sëmurë, duket se ai po jetonte një depresion të thellë dhe se kishte shprehur dëshirën që t’i jepte fund jetës, një mjeku që vizitoi verën e kaluar. Një histori e trishtë, të cilës iu shtua edhe mosmarrëveshja mes tre djemve, në luftë për trashëgiminë e një babai që ishte ende gjallë, por fëmijë i kanë mohuar këto thashetheme dhe thonin se babai ndërroi jetë krejt i qetë, e ndoshta i mbështjellë me melankolinë e atij që kishte gjithçka:
“Jeta s’kishte çfarë më jepte më shumë. Kam ditur gjithçka, kam parë gjithçka. Mbi të gjitha, e urrej këtë epokë, e refuzoj. Çdo gjë është e rreme, çdo gjë është e shtrembëruar, s’ka respekt, nuk ka më fjalë nderi. Numërohen vetëm paratë. E di që do të largohem nga kjo botë pa asnjë pendesë…!”
Udhëtim të mbarë Alain, heroi i fundit romantik i kinemasë, tani ishte koha për të pushuar në paqe…

Marrë nga Muri i FB Sebastiano Alicata, 18 gusht 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.