back to top
0.5 C
Tirana
E hënë, 25 Nëntor, 2024

“Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno – Rilindja në Artin Pamor Shqiptar” – nga Emilia Koliqi

Gazeta

Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno
Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno
“Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno – Rilindja në Artin Pamor Shqiptar”
nga Emilia Koliqi

Në Ditën Botërore të Fotografisë, një mbrëmje e veçantë në Muzeun Marubi, me çeljen e ekspozitës “Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno – Rilindja në Artin Pamor Shqiptar”.
Ekspozita shfaq imazhe të pa publikuara më parë për publikun dhe është një punë në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” dhe Institutit të Antropologjisë për digjitalizimin, restaurimin, konservimin dhe ekspozimin e koleksioneve.

Emilia Koliqi ne stendat e ekspozitës
Emilia Koliqi ne stendat e ekspozitës

Historia e artit të Rilindjes Kombëtare, mund të ristrukturohet si një trinom: fotografi-pikturë-arkitekturë, kjo falë shkollimit të Vëllezërve Kodheli pranë studios fotografike Sebastianutti & Benque në Trieste, dhe Idromeno-s, pranë Akademisë e Arteve të Bukura në Venecia.
Kolë Arsen Idromeno, u bë i njohur për projektet arkitektonike të një sërë ndërtesash publike e private në Shkodër si Kafja e Madhe, Banka Kombëtare, disa shtëpi në dy rrugët kryesore të qytetit. Arkitektura që propozon ai, sjell disa tipare perëndimore kundrejt arkitekturës orientale që kishte depërtuar ndër shekuj.
Njihet edhe si pionier i pikturës shqiptare duke krijuar një sërë veprash të rëndësishme për historinë e saj.

Dritëshkroja "Marubbi"
Dritëshkroja “Marubbi”

Më 1884, është i dyti që hap studion e tij fotografike të quajtur “Dritëshkroja e Kolës”.
Më 01.09.1912, shfaq për herë të parë në Shkodër e Shqipëri një film, pas një kontrate të nënshkruar me agjensinë austriake të filmit “Stauber”.
Fondi i tij fotografik numëron 1300 negativë në xham në Qendrën e Studimeve Albanologjike në Tiranë dhe rreth 100 në Muzeun “Marubi”.
Një fotografi e shkrepur nga Kolë Idromeno, një imazh fasade në Rrugën e G’juhadolit, një prej rrugëve më të vjetra të Shkodrës, është përdorur si kartolinë prezantuese e Shkodrës.
Pjesa më e madhe e fotografive të burrave dhe grave, me rroba kombëtare, që pozojnë për Marubin. Kodhelët dhe Idromenot, u përhapën në masë nga litografët vjenezë, të cilët i shtypën dhe i kthyen në kartolina kujtimi me mbishkrimin Souvenir de Scutari d’Albanie.

Marrë nga Muri i FB Emilia Koliqi, 20 gusht 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.