back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Femra është e skllavëruar nga mashkulli apo e anasjellta? – nga Klodi Stralla

Gazeta

Klodi Stralla
Klodi Stralla
Femra është e skllavëruar nga mashkulli apo e anasjellta?
nga Klodi Stralla

Posa përfundova së lexuari një libër shumë interesant të një shkrimtareje gjermane, Esther Villard, të titulluar “Mashkulli i manipuluar”, libër që ka ngjallur polemika të shumta sidomos nga gratë. Idea qendrore e librit është: “Që në kohët më të hershme të shoqërisë njerëzore femrat i kanë manipuluar meshkujt, duke i shndërruar ata në skllevër të tyre, ndryshe nga sa mendohet sot për dominancën e meshkujve ndaj femrave, të paktën në këto 4-5 mijë vjetët e fundit (Patriarkati).
Sipas Esther-it, mashkulli ka një pikë të dobët – Seksin, dhe këtu femra gjen “Thembrën e Akilit” për ta nënshtruar, skllavëruar dhe manipuluar atë. Me hiret e saj të pamjes fizike dhe me elokuencën e shprehjes të ndjenjave të saj, femra ja del ta “verbojë” mashkullin dhe ta tërheqë pas vetes, si atë qenin që e tërheq i zoti pas zinxhirit. Mashkulli i ngjan atij Sizifit të Mitologjisë që, për disa pak minuta kënaqësi seksuale, gjatë gjithë jetës të tij, ngre “gurin” me shpresë se do ta ngjitë në majë.
Mashkulli nga natyra është vanitoz (i pëlqen të mburret), pëlqen më shumë të shfaqë pushtetit të tij mbi femrën, ndërsa femra është dinake (dhelpër) dhe preferon më shumë thelbin e pushtetit, që është plotësimi i dëshirave të saj nëpërmjet manipulimit të një mashkulli me para dhe pushtet.
Në analizën e saj, Esther, duke sjellë shembuj të shumtë nga Historia, thotë se rivaliteti më i madh nuk është midis meshkujve për një femër, siç besojmë përgjithësisht, por midis femrave për të siguruar mashkullin, skllavin më të mirë, për të përmbushur dëshirat dhe kërkesat e tyre. Rrallë gjen femra që të vriten për një mashkull, e kundërta është thuajse gjithmonë e vërtetë. Shumica e dueleve në Mesjetë, por edhe deri tani vonë, janë bërë nga meshkujt për të mbrojtur “nderin” e një femere.
Edhe Martesa, si institucion, sipas Esther-it, është një akt juridiko-fetar skllavërimi për mashkullin për t’i qëndruar besnik femrës për gjithë jetën, ndonse natyra e tij biologjike dikton që ai të shkojë nga lulja në lule.

PS. Ju solla mendimet e Esther-it, që në disa gjera, ndryshojnë nga të miat. Le të njohim sa më shumë këndvështrime diverse.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.