back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 24 Nëntor, 2024

Sot përkujtojmë Nonën tonë Meremen! – nga Osmon Kaceli

Gazeta

Osmon Jonuz Kaceli
Sot përkujtojmë Nonën tonë Meremen!
nga Osmon Kaceli
21 gushti i 35 vjetve ma parë, shënoi fundin e kalvarit 79 vjeçar të nji bije fisnike, të nji bashkshortje besnike dhe të nji None heroike!
Asht e natyrshme që gjatë nji jete kaq të gjatë, në vija të përgjithshme njeriut të zakonshëm i rezervohen jo vetëm çaste apo periudha kohe dhimbje e mjerimi, por të tilla edhe lumtunie e gzimi! Po për nonën tonë, e mrekullueshme si të gjitha nonat, momat, ijet apo mamatë, si quhen gratë që bojnë fëmijë, mbipesha e dhimbjeve dhe e mjerimit, kishte nji ndryshim të pakrahasueshëm me çastet apo periudhat e lumtuna e të gzueshme!
Mereme Tagani Kaceli, lindi në Shijak në qershorin e vitit 1911. Ishte fëmija e tretë e tironsave autoktonë Duhije Mjolli e Salih Efendi Tagani. Në at kohë, gjyshi Salih i njoftun në rrethet e Xhonturqve, ishte kajmekam në këte provincë të randsishme deri në vitin 1914, e ku përsëri vazhdoi të punojë në administratën publike në Tiranë.
Sot në përkujtim të Nonës tonë Mereme, mendova të vejë në dukje ato
çaste që si përkufizim përmblidhen në kalvarin e jetës së saj!
Por si fillim, ndjej detyrimin, që ashtu si shpjegova se si e bija e kujt ishte, e meritonte titullin fisnike, për të shpjegu dy titujt e tjerë:
Mereme Tagani - Kaceli
Mereme Tagani – Kaceli (1930)

1.Titullin – Bashkëshorte besnike, pse i tillë ishte qëndrimi i saj mbas eliminimit fizik të bashkëshortit të saj Jonuz Kaceli, dhe:
2.Titullin – Nonë heroike, se rriti 7 fëmijë jetimë në kushtet e nji përndjekje të pandërpreme shtetnore, shoqnore e pse jo edhe fisnore, shumë të egër, të tejskashme e mizore!
Kalvari i dhimbjeve:
a.Në moshën 8 vjeçare, mbeti jetime
nga Nona e saj Duhije Mjolli mbasi ajo ndërroi jetë, si rrjedhim i të ashtuquejtunës epidemi e gripit spanjoll!
b.Në moshën 20 vjeçare, ende në kulmin e gzimit të martesës dhe lindjes së fëmijës së parë, Osmani i ndërroi jetë në moshën vetëm 10 muejsh, si rrjedhim i nji meningiti akut!
c.Pak pasi kishte kalù të 30-tat, ajo humbi vllanë e saj të vetëm! Në Stamboll, ndërroi jetë nga nji sëmundje e shkurtën, Mehmet Tagani! Ishte e para vdekje, ku ajo nuk e përcolli njeriun e dashtun të saj për në banesën e fundit. Shumë e dhimshme, por për shkaqe të tjera, asaj i ndodhi edhe disa herë të tjera, por unë do të përmend vetëm tre ma të dhimshmet:
d.Kur në 26 shkurt 1951, egërsinat me fytyrë njerzore Enver Hoxha e Mehmet Shehu, i eliminuen fizikisht bashkëshortin, ajo ishte vetëm 40 vjeçare. Imagjinoni të dashun lexues, se si mund të flitet për përcjellje në banesën e fundit, kur jo vetëm kjo nuk dihej, por nuk dihej as se ku do ta degdisnin atë se bashku me 7 fëmijtë e saj, vetëm mbas dy ditësh, mbasi më 1 mars 1951, kriminelat e njoftunë atè mandatë të zezë!
dh.Nuk mund të flitej për nji përcjellje as kur mbasi në moshën 70 vjeçare, pësoi nji ishemi celebrale, që e paralizoi krejtsisht deri në fund të jetës, motra e saj e dashun Bakushe Petrela ndërroi jetë!
e.Të njejtën situatë, por natyrisht shumë ma të randë, ma të dhimshme e ma të trishtueshme, ajo e kaloi kur pak vite ma vonë, ajo pësoi humbjen fëmijës së saj, motrës tonë, të mirë, të bukur e të dashun, Dritës, vetëm 47 vjeçe!

Mbas vrasjes së Jonuz Kacelit - 7 fëmijët e tij përfunduan internimeve
Mbas vrasjes së Jonuz Kacelit –
7 fëmijët e tij përfunduan internimeve

Post Scriptum: Shumë nga këto të vërteta, për fat të keq nuk janë të vërtetueme me dokumente të nevojshme ligjore e trashëgimore e pronsore, shumë të nevojshme e përcaktuese në gjendjen e krijueme pas të ashtuquejtunës “ramje të komunizmit”, ku njerëz apo autoritete të administratës publike, mund të jenë tregu të paskrupullt! Mbas shumë përpjekjesh, vërtetuem administrativisht atësinë e po hasim shumë vështirsi për të njejtën gjò, për mëmësinë!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.