back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Zhduket vepra e Aristidh Kolës “Arvanitët e Prejardhja e Grekëve” – nga Kolec Traboini

Gazeta

Aristidh Kola nga Kolec Traboini 2014
Zhduket vepra e Aristidh Kolës “Arvanitët e Prejardhja e Grekëve”
nga Kolec Traboini

*
Irena Toçi bën kinse do ta botojë librin e Aristidh Kolës,
duke e shtyrë vit pas viti botimin për në kalendat greke.
*
Elena Kocaqi paradoksalisht boton një libër
dhe i vë titullin e librit të Aristidh Kolës,
të cilin e cilëson amator e veten profesionale.
Tërë insanët e kazanët me lëtyrë të Greqisë në një qëllim të vetëm,
zhdukjen e veprës së Aristidh Kolës.

Arvanitët - Aristidh Kola & Eleni Kocaqi
Arvanitët – Aristidh Kola & Eleni Kocaqi

***
Libri i Aristidh Kolës “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve” është në eskluzivitet të shtëpisë botuese TOENA, ku Irena Toçi, zonjë e nderuar që e ka shtëpinë botuese me emër grek dhe vetë është minoritare greke, pas kërkesave të shumta për këtë libër ka deklaruar se “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve” ishte në proces dhe do të dilte në shtatorin vitit 2022, por kaloi një vit e ai libër nuk u botua.
Dua të kaloj pak në rrjedhën e disa ngjarjeve për të arritur të kuptoj se pse po bllokohet libri i Aristidh Kolës “Arvanitët”.
Kur unë botova me shpenzimet e mia librin “Aristidh Kola” me rastin e 70 vjetorit të lindjes së Aristidh Kolës, më korrik 2014, dhe organizova me ketë rast në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar një mbledhje përkujtimore, ngela disi i habitur që në qendër të podiumi të përkujtimores u shfaq Irena Toçi. Nuk e dija me çfarë cilësie ishte aty, por më thanë se boton veprën e Aristidhit, e unë u thashë se paska meritë se fiton para me veprën e Arvanitasit të madh. Ajo kishte sjellë disa vajza për të shitur libra ndër të cilët nuk e pashë “Arvanitet”, ndërsa unë librin mbi Aristidh Kolën e shpërndava falas ne sallën e mbledhjes përkujtimore. Pra kishim shkuar me qëllime e synime të ndryshme. Por qendrën e podiumit e zuri ajo.
Çudia e dytë me Irena Toçin ishte se në 2022, Aristidh Kola u shpall “Nderi i Kombit”, por ajo në presidence në ceremoninë e dekorimit nuk u pa, ndaj them se pozicioni i saj kalon përtej botuesit të thjeshtë, një botues i një autori që dekorohet duhet të ishte patjetër. Gjithsesi libri “Arvanitët” është një patate e nxehtë në duart e Irena Toçit. Grekët nuk duan të botohet, shqiptarët të etur për krenari dhe identitet kombëtar e kërkojnë me ankth. Çfarë të bëjë Irena e shkretë, kujt t’ia prish e kujt t’ia ndreqë.
Gjasat janë që Irena Toçi me shtëpinë e vet botuese me emër grek, paguhen për të mos e botuar librin “Arvanitët” dhe për këtë e kanë rezervuar (lexo mbajtur peng) të drejtën e autorit. Vetë nuk e botojnë, të tjerët nuk i lënë se kanë ekskluzivitetin. Dhe rezultati: nuk gjendet asnjë kopje e librit të Aristidh Kolës në libraritë shqiptare, as në Tiranë e as në Prishtinë… Shtoi kësaj edhe faktin mjeran, por edhe dinak njëkohësisht, që një studiuese që kërkon lavdi (ose para një dreq e di), për çfarë i merr televizionet me rradhë, merr titullin e librit të Aristidh Kolës dhe boton veprën e vet me të njëjtin titull dhe të njejtën figurë e zgjidhje grafike. Blerësit duke kërkuar Aristidh Kolën, në pavemëndje blejnë librin e Elena Kocaqit. A nuk është kjo një mbulim e harrim. Një mbivendosje e qëllimshmë. Një titull shpreh një ide dhe idetë kanë autor. Kjo zonjë që bën fantashkencë si nëpër filma, e që vë gisht në hartë e thotë Troja është në Shkodër, që ndez turmat e vulgaritetit duke kthyer patriotizmin në grotesk, arrin deri aty sa në një bisedë private euforike, ka thënë se ne (pra studiuesja Kocaqi) nuk jemi amator si Aristidh Kola, ne jemi profesionistë.
Citojmë Elena e Trojës së Shkodrës: “Kola nuk ka citime tek libri. Dhe ne historianët profesionistë nuk citojmë me kollaj një historian amator pa citime”.
Jalla moj Elene, si kërcasin teneqet në erë! Teneqet janë bosh apo era është e hallakatun?!
Mirëpo një studiues profesional me dinjitet, që të flasim seriozisht, nuk bëhet aq i pavlerë sa të kopjoje titullin librin e një autori të madh që nuk është gjallë, por të gjallët nëse kanë dinjitet, duhet ta mbrojnë veprën e tij e jo ta anashkalojnë apo ta konsiderojnë amatoreske. Kjo zonjë duhet të dijë se shkollat për pikturë jo gjithherë kanë nxjerrë piktorë të mëdhenj, ndërkohë që bëhet piktor me përmasa botërore një Gogen që fillon të pikturojë 40 vjeç. Studimi është pasion para se shkollim, mos vallë do ta anashkalojmë Çehovin se ishte një mjek, dhe papritur pa pasur shkollimin në fushë të letërsisë bëhet shkrimtari e dramaturgu më i madh në botë në kohën e tij dhe shumëdimensional në kohën tonë duke hyrë në historinë e letërsisë botërore. Kësisoj Aristidh Kola mund të mos jetë historian që bën bla-bla nëpër Televizioone, por ama është studiues i përkushtur e dinjitoz. Braktisi profesionin e avokatit me shkollim universitar dhe ju përkushtua studimeve në dy dekada të jetës së tij. Dhe na la vepra që konsiderohen monumente në identitetin dhe autuktoninë e shqiptarëve në mbarë Ballkanin, ai u ktheu dinjitetin një populli të shtypur dhe harruar duke u thënë se e folura shqipe është gjuha e perëndive.
Në konkluzion, ata të gjithë teneqexhijtë së bashku, duan apo nuk duan, shfaqen si një karvan i megaloidhesë greke, vazhdojnë të bëjnë atë që unë kam shkruar para 20 vjetëve, vrasja e dytë e Aristidh Kolës, pra vrasja e veprës pas vrasjes së autorit. Ata bëjnë gjithçka që ta mbulojnë e harrojnë veprën “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve” dhe për këtë mbështetën nga Greqia me tërë potencialin e saj, Greqia që hyn në punët e brendshme të Shqipërisë si në oborrin e pasëm të shtëpisë së vet, me tërë lakenjtë e saj që gëlojnë kudo, të cilëve ua mban zorrët në funksion me sufllaqet e Athinës.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.