back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Historiku i kangës Turtulleshë nga Agron Tufa

Gazeta

Ramadan Sokoli (autor i kangës Turtulleshë)
Ramadan Sokoli (autor i kangës Turtulleshë)
Historiku i kangës “Turtulleshë”
nga Agron Tufa

Teksti: Qemal Draçini, poet i vdekur në qelitë komuniste.
Muzika: Ramadan Sokoli, muzikolog, ish i burgosur politik.
Kënga i kushtohet Bedi Pipës, e motra e Arshi Pipës, një bukuroshe, që kur delte në pjacë, rinia kthenin kryet e thoshin: “Duel Tanusha!” Ramadani ishte i dashuruar me Bedin, i përmalluar, pasi Pipajt qenë shpërngulë në Tiranë në vitin 1944.
Kanga asht krijue kah vjeti 1946. Ndoshta edhe pak ma parë. Bedi qe shtrue në Sanatorium me tuberkuloz dhe për shkak të ligies nga sëmundja nuk pranoi me e takue R. Sokolin.
Ky krijoi kangën “Turtulleshë”.
Kanga pushtoi sakaq Shkodrën.
E kur kanga pushtoi Tiranën, Bedin 23 vjeçare po e përcillnin nën dhè.
Kët fakt e kam mësuar nga motra e vogël e Bedit dhe Arshiut, Nedreti. Ajo më dha dorëshkrimin e ditarit të Bedit (ish studente e Institutit femnuer “Nana Mbretneshë” (ma vonë “Donika Kastrioti”). Librin e kam botuar në vitin 2007, me titullin “Ditar intim”, një libër i pabesueshëm për thellësinë, ndjeshmërinë dhe horizontin kulturor.
Interpretimi i kësaj kange nga Marie Kraja i vë pikën mbi i.

Bedi Pipa (1923-1948) - së cilës i kushtohet kanga "Turtulleshë"
Bedi Pipa (1923-1948) – së cilës i kushtohet kanga “Turtulleshë”

Nji saktësim!
Qemal Draçini nuk vdiq në burg, por e mbytën kriminelat e sigurimit në tortura. “Zyrtarisht” tue u bazue në dokumentat e këtyne kriminelave, ka vra vendin. Por si shumica e këtyne dokumentave të tyne që mshehin qëllimisht të vërtetën, edhe për këtë rast nuk bajnë përjashtim! (nga Arben Borshi)

Kangtarja Marie Kraja (1911-1999)
Kangtarja Marie Kraja (1911-1999)
Teksti i Kangës “Turtulleshë”

Dridhet rrezja nëpër valë
Ushton kanga der’ n’kala-e.
Këndon djali ndezun flake-e
Shpejt del vasha n’derë me e pa-e.

Refreni: Turtulleshë, turtulleshë
Ç’ma ke çu’ shpirtin peshë!
Pasha sytë e ballit-o
Aman fort m’u dogj zemra prej mallit!

Qitma synin gjeraqinë!
Ta shof synin tand si yll.
Folma fjalën gjeraqinë!
Ndëgjoj nji za bylbyl në pyll.

Refreni: Turtulleshë, turtulleshë
Ç’ma ke çu’ shpirtin peshë!
Pasha sytë e ballit-o
Aman fort m’u dogj zemra prej mallit!

Ka shumë kohë që s’jena pa
Fjalë as letër s’më ke çue.
Sytë e mi janë mbushë me vaj
I randë malli m’ka kaplue.

Refreni: Turtulleshë, turtulleshë
Ç’ma ke çu’ shpirtin peshë!
Pasha sytë e ballit-o
Aman fort m’u dogj zemra prej mallit!

Dridhet rrezja nëpër valë
Ushton kanga der’ n’kala.
Tretet zani dalngadalë
Hija e vashës s’shihet ma.

Refreni: Turtulleshë, turtulleshë
Ç’ma ke çu’ shpirtin peshë!
Pasha sytë e ballit-o
Aman fort m’u dogj zemra prej mallit!


Marije Kraja në interpretimin e këngës “Turtulleshë”, këngë që më pas është interpretuar nga shumë këngëtarë. KultPlus ju sjell interpretimin e kësaj kënge, video e siguruar nga Arbana Hajredinaj. Kenga mund te degjohet ne adresen https://www.facebook.com/kultpluscom/videos/439956625742826

Marrë nga KultPlus.com dhe plotësuar me këngën ne fjalë…

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.