back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Të mbash Kryqin e Golgotës, do të thotë: t’i zbresësh nga qielli idetë, për t’ i bërë të pranishme në jetën reale – nga Robert Martiko

Gazeta

Robert Martiko
Robert Martiko
Të mbash Kryqin e Golgotës, do të thotë:
t’i zbresësh nga qielli idetë, për t’ i bërë të pranishme në jetën reale
nga Robert Martiko

Midis Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, intelektualët shqiptarë u duk të tërhiqeshin prej dy lloj mendimesh. Njëri bazohej në kulturën e Qytetërimit Evropian, ndërsa tjetri, u mbështet tërësisht në doktrinën vëllavrasëse të Marksit. Qarkullonte në atë kohë në Shqipëri edhe ideja e “Mbinjeriut” të Niçes në trajtën e një heroi të përfytyruar romantik mjaft tërheqës, të cilin, siç u vërtetua më pas, e gllabëroi tërësisht ideologjia marksiste. Ndodhi një gjë e tillë edhe pse asnjë nga vijuesit nuk njihte as ngjyrën e kapakëve të ‘‘Kapitalit’’. Iu hap në këtë mënyrë rruga negatives, perversionit, që do të mbërthente më pas gjithë Shqipërinë, të këqija që nuk e lëshojnë as sot. Pra, nëse shkolla e parë e mendimit u bë shkak përfundimisht për të hedhur në Perëndim, me vështirësi të panumërta, themelet e një qytetërimi paqësor, tjetra, përveç gërmadhave që la pas, njëqind milionë të vrarë në gjithë botën, krijoi kudo në Lindjen e Kuqe Njeriun e Ri Socialist, me kulturë e mentalitete që nuk mund t’i shërojnë veçse mijëvjeçarët.
Lind pyetja në mënyrë të natyrshme se përse gjithnjë vetëm një pakicë arrin t’i rezistojë errësirës së diktaturave, ndërsa pjesa tjetër e shoqërisë dorëzohet duke u shkrirë e bërë një me të keqen? Kjo ndodh sepse kategoria e parë ruan brenda vetes një lloj flake shpirtërore që e mban larg nga konsumi shpirtëror.

Lazer Radi dhe dorshkrimet e tij - Saver 1989
Lazer Radi dhe dorshkrimet e tij – Kampi i Savres 1989

Në këtë dritë morale duhet parë edhe shkrimtari me famë në Shqipëri, Lazër Radi. Nëse shkolla e parë e mendimit bazohet në tezën se arsyeja është parimi bazë i njohjes, mendimi materialist bën të mundur organizimin në bazë skemash emotive që, duke mohuar realitetin, nxisin te njeriu dhe te vetë udhëheqësit më të lartë, instinktet më të ulëta shtazore. Përveç mungesës absolute të moralit, bëhet fjalë për qenie me karakter të pastër psikopatologjik, diçka që vijon edhe në ditët e sotshme.
Një karakteristikë thelbësore që lartëson Lazër Radin në sytë e Historisë së vendit të tij është ndërgjegjja e pastër, të cilën e ruajti si gjënë më të çmuar deri në çastet e fundit të largimit nga jeta. Si përfaqësues i kulturës perëndimore, në aktivitetin e tij letrar përfaqëson lirinë, idetë demokratike të shoqërive të hapura, altruizmin, dashurinë, individualitetin e përgjegjshëm, dinjitetin, moralin, kohët moderne në Mijëvjeçarin e Tretë. Në këtë mënyrë, nëse sot në Perëndim mund të bëhet fjalë për patriotizëm, kjo cilësi shpirtërore, nderon jo këdo, por vetëm humanistin. Nderon individin me ndjenja pozitive të drejtuara për njeriun në radhë të parë, jo për kodrat, detet, fushat dhe brigjet e vendit. Në ditët më të vështira të jetës, nën një diktaturë marramendëse, Lazër Radi dha prova mjaft të çmuara durimi dhe rezistence, edhe në dëm të vetvetes. Nuk dëmtoi asnjë.
Bëhet fjalë në këtë rast për një humanizëm të pastër, që nuk ndien nevojën e askujt, për t’u vërtetuar. Në këtë lloj mesazhi shpirtëror bazohet zemra e Civilizimit Evropian, që në kuptimin praktik, në krahasim me pjesën tjetër të botës, ka mundur të shpërthejë Kohën, ta bëjë krijuese, të përgjegjshme, humane.
Në kuptimin praktik, të mbash lart Kryqin e Golgotës, do të thotë të zbresësh nga qielli vetë Perëndinë, me qëllim për ta bërë të pranishme te Njeriu. Kështu shpjegohet sot në Perëndim të bëhet fjalë për historicitetin apo kohën si formuese të Përjetësisë. Sot, pas mijëra vjetësh histori botërore kanibalizmi e luftërash me karakter vëllavrasës, nuk ka sukses më të madh për shoqërinë njerëzore, të vijojë të mbizotërojë bota e vlerave.
Lazër Radi bën pjesë në kategorinë e individëve më të rrallë që ja dolën në krye për mbrojtur ballëlartë idenë e Golgotës, me vulë shqiptare.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.