back to top
1.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Për kontributet prej dhjetëra vitesh, mora si shpërblim fyerje publike dhe shantazhe – reagim nga Mark Merrnaçaj

Gazeta

Stema e Vatrës
Stema e Vatrës
Për kontributet prej dhjetëra vitesh,
mora si shpërblim fyerje publike dhe shantazhe
– reagim nga Mark Merrnaçaj

Para pak ditësh, lexova në online, për fushatën e ndërmarrë nga gazeta “Dielli” dhe Pan-Federata Vatra, në kërkim të mbështetjes financiare, duke përcaktuar edhe një listë çmimesh për hapësirat publicitare në gazetën Dielli, kjo për investitorë apo edhe dashamirë, që duan të kontribuojnë në mbajtjen gjallë të frymës së saj më shumë se 110 vjeçare. Një praktikë e hershme kjo e gazetës “Dielli”, e cila e bërë dashamirësisht dhe në mirëbesim të thellë të vatranëve, të bashkëpunëtorëve po edhe mjaft qytetarëve të thjeshtë, e cila me kohë ka krijuar
edhe një traditë tejet pozitive midis Vatrës dhe Bazës së atyre që e kanë dashur, mbështetur pa rezerva dhe mbajtur në këmbë Vatrën, në gjithë historinë e saj të rrallë.
Si vatran prej thuajse 30 vitesh, (prej ditës që kam zbritur në Amerikë), po më herët të afërmit e mi, kanë qenë mbështetës pa rezerva të Vatrës dhe Diellit, gjë e cila, me moshën dhe pamundësinë e tyre, na u la si stafetë një brezi më të ri, dhe ne vazhduam me po atë përkushtim dhe të njëjtin vlerësim e respekt si për Vatrën edhe për Diellin. Por sot, prej Vatrës dhe prej Diellit, për gjithë kontributet e mia në këto 30 vite, po edhe të të afërmve të mi në 60 vite, kam marrë si shpërblim një fyerje publike dhe një provokim të paprecedent të bërë pikërisht nga Vatra dhe nga Dielli, me një fjalor të ulët, që do ta kishin zili edhe rrugaçët, dhe një gjuhë barbare që as komunizmi s’ka guxuar ta përdorë më të ashpër ndaj meje!

Mark Merrnaçaj
Mark Merrnaçaj

Gjithsesi unë, dhe jo vetëm unë po edhe të afërmit e mi, kemi vazhduar në përkushtimin tonë ndaj Vatrës dhe Diellit, duke besuar se kjo e sotmja vërtet është diçka e pahijshme, po do të jetë thjesht kalimtare, mbasi në historinë e Vatrës ka pasë kësi betejash të brendshme, ndaj dua të vazhdoj të kontribuoj seriozisht si është në natyrën dhe shpirtin e malësorit kelmendas. Por, situata në Vatër ka marrë një kthesë të çuditshme, dhe ai përkushtim e sakrificë e shumë brezave, sot ka rënë në duart e një grupimi jo transparent e jo fort të legjitimuar, të cilët kërkesën e llogarisë e kthyen një fushatë agresive, me veprime, tekste të shkruara, përjshtime të pafundme, kërcënime gjyqsore, e ku emri im dhe i mjaft personave të tjerë të nderuar, që ishin pjesë e strukturave të Vatrës, u kalua në indeksin e armiqve, të tradhtarëve, të bashibozukëve… dhe jo vetëm kaq po prej kohësh po përballemi me ca gjyqe të pakuptimta, të cilat zvarriten prej gati një gjysëm viti. Mund ta theksoj se kontributet tona nuk ishin të pakta, qoftë si kontribute morale, po edhe si kontribute financiare.
Herën e fundit, kur bëri fushatë për mbështetje të Vatrës dhe Diellit, gazetari dhe kryeredaktori i saj Dalip Greca (dritë i pastë shpirti), ne si familje Merrnaçaj kemi depozituar në arkën e Federatës, shumën e 1500 dollarëve, kjo e paraqitur edhe në gazetë. Ndërkohë që, vitin e fundit, prej gjithë kësaj mbështetjeje… po edhe abonimet tona të përvitshme, (të paguara rregullisht) nuk na kanë ardhur asnjë numër gazete, si pasojë e këtij agresiviteti të cilin Vatra (tashmë e quajtur lidershipi) e ka përdorur si metodë pune jo vetëm ndaj meje dhe të afërmve të mi, po edhe ndaj shumë Vatranëve të nderuar. Prandaj, përpara kësaj fushate për mbështetje të shpallur në gazetë, që më së shumti duket të jetë thjesht financiare, mendoj se Vatra dhe Dielli duhet të hapin një fushatë mbështetjeje morale. Prej aty mund të vazhdohet më tej. Kjo më dëshmon se
llogaritë e lidershipit s’janë fort në rregull! (Mos të harrojmë se një nga arsyet e mohuara të debatit në Vatër ishte edhe transparenca e pareve të mbledhura të tërmetit, që si duket tashmë kanë mbaruar)
E theksoj, Vatra, urgjentisht duhet të kthehet te morali i saj shekullor, te afrimi dhe bashkëpunimi sa më i gjerë me qytetarët, dhe t’i braktisë gjyqet dhe të drynat, të kërkojë falje dhe mbështetje morale sinqerisht, dhe të pranojë se s’mund të ecet më kështu, e mbi të gjitha të mos harrojnë sakrificat e shumë brezave që e bënë Vatrën, vatër të vërtetë shqiptare, dhe jo çerdhe intrigash, fyerjesh të paskrupullta dhe mejhane e një grupi të vogël njerëzish, të cilët falë përjashtimeve, gjuhës agresive dhe gjyqeve të paskrupullta, kanë arritur të krijojnë atë që mund të quhen “padronët e rinj e të përjetshëm të Vatrës!”
I shkrova këto pak rreshta, ashtu si e ndjeva, në mbështetje të gjithë atyre që duan të kontribojnë dhe ende besojnë te Vatra, e që ne mundemi ta ndihmojnë edhe sot. Por, do të ishte më e drejtë e më dinjitoze që secili të kuptojë se poshtërimi i atyre njerëzve që e kanë mbështetur Vatrën pa asnjë interes, është një e vërtetë reale dhe jo një hipotezë, e përjashtimet nuk duhet të ndodhin, përndryshe Vatra do të jetë një relike e pak kokrrave të përzgjedhura me kujdes nga pushteti i rradhës, dhe strukturat e veçanta të atdheut…
Me shumë respekt për Diellin dhe për Vatrën, e pak o aspak respekt, për drejtuesit e sotëm të saj…
Mark Merrnaçaj 3 shtator 2024

Marre nga Voal.com, 12 shtator 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.