Anunnakit – e Vërteta dhe Fantazia e shkrimtarit Zecharia Sitchin
Në librin e tij të vitit 1976, “Planeti i Dymbëdhjetë”, autori ruso-amerikan Zecharia Sitchin, pohon se Anunnaki ishin në fakt një racë e qenieve jashtëtokësore nga planeti i panjohur Nibiru, të cilët erdhën në Tokë rreth 500.000 vjet më parë për të nxjerrë ar.
Sipas Sitchin, Anunnakit kishin projektuar gjenetikisht homo erectus për të krijuar njerëz modernë që të punonin si skllevër për interes të tyre. Sitchin pretendoi se Anunnakit u detyruan të largoheshin nga Toka, kur akullnajat e Antarktidës u shkrinë, duke shkaktuar “Përmbytjen e Noes”, e cila gjithashtu shkatërroi bazat Anunnaki në Tokë. Këto duheshin rindërtuar dhe Nefilimët, që kishin nevojë për më shumë njerëz që të ndihmonin në këtë përpjekje të madhe, u mësuan atyre bujqësinë.
Ronald H. Fritze shkruan se, sipas Sitchin, “Annunakit ndërtuan piramidat dhe të gjitha strukturat e tjera monumentale nga e gjithë bota që teoricienët e lashtë astronautë besojnë se janë kaq të pamundura për t’u ndërtuar pa teknologji shumë të avancuara…”
Sitchin pohoi gjithashtu se Anunnaki kishin lënë pas hibride njeri-alien, disa prej të cilëve mund të jenë ende gjallë sot, por të pavetëdijshëm për prejardhjen e tyre aliene.
Sitchin e zgjeroi këtë mitologji në veprat e mëvonshme, duke përfshirë “Shkallët drejt parajsës” (1980) dhe “Luftërat e perëndive dhe njerëzve” (1985). “Në fundin e ditëve: Harmagedoni dhe Profecia e Kthimit” (2007), Sitchin parashikoi që Anunnakit do të ktheheshin në tokë, ndoshta në vitin 2012, çka korrespondon me fundin e kalendarit të numërimit të gjatë mezoamerikan…