back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Katër ish-liceistë – gjithnjë të pandarë! një foto e lexuar nga Klodi Stralla

Gazeta

Katër ish-liceistë: Niko Stralla, Pandeli Kosturi, Raqi Mano dhe Gjergj Canco
Katër ish-liceistë: Niko Stralla, Pandeli Kosturi, Raqi Mano dhe Gjergj Canco
Katër ish-liceistë – gjithnjë të pandarë!
një foto e lexuar nga Klodi Stralla

Në këtë foton shoqëruese, që daton 15 gusht 1924, kujtim nga dita e Shën Marisë, në Boboshticë, nga e majta në të djathtë janë respektivisht: Niko Stralla, Pandeli Kosturi, Raqi Mano dhe Gjergj Canco.
Të katër, ishin nxënës të Liceut Kombëtar në Korçë.
Pas përfundimit të Liceut:
Niko Stralla, studio në Motpellier të Francës, për histori dhe jurisprudencë;
Pandeli Kosturi, në Montpellier për jurisprudencë;
Raqi Mano, ju përkushtua biznesit (ishte i pari që solli në Korçë filmin, në kinema Majestik), ndërsa
Gjergj Canco, studio në Montpellier për matematikë.

Jeta e tyre pasuniversitare nuk qe e njëjtë:
Niko Stralla, mbas vitesh pune në arsim, doli në pension si avokat, në qytetin e Korçës;
Pandeli Kosturi, po ashtu, mbasi punoi për një kohë të gjatë si gjyqtar, doli në pension si avokat, në Tiranë;
Raqi Mano, pati fat më të hidhur. I konsideruar nga komunistët si tregëtar, ai punoi si punëtor krahu në fermë, ku edhe vdiq, ende i ri, nga puna e stërmundimtë,
Gjergji Canco, pati një karierë më të plotë, si mësues dhe drejtor për shumë vite, i Politeknikumit “7 Nëntori”, ose siç thirrej në atë kohë “Shkolla e Cancos”, deputet për disa legjislatura dhe “Mësues i Popullit”.
Ndonëse secili prej tyre ndoqi rrugën e vet në jetë, ata e ruajtën të gjallë dhe të freskët shoqërinë e rinisë. Do t’i gjeje gjithmonë bashkë, në gëzime dhe hidhërime, në përvjetore datëlindjesh apo festimesh familjare. Një miqësi e sinqertë, e pa interes, që sot gjendet shumë rrallë mes nesh.
E solla këtë rast, në kuadër të 100 vjetorit të Liceut, jo për ta personalizuar (të tillë kishte edhe të tjerë), por për të evidentuar faktin se ajo shkollë nuk pajiste vetëm me dije të shëndosha, por mbi të gjitha farkëtonte tek të rinjtë një moral dhe sjellje shoqërore, që aq shumë i mungon sot shoqërisë tonë, pa të cilën nuk mund të ketë kombe të qytetëruar dhe kohezion social.
Ndonëse nga veshja dhe kapelet duken si të rritur, ata janë vetëm 17 vjeçarë!

Marrë nga Muri i FB Klodi Stralla, 12 shtator 2017

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.